Dega e Alternativës në Çair për Nistori.com thotë se ka mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar politike. Nga kjo mbledhje, dega ka dalë me qëndrim unanim se deputetët e kësaj partie duhet të votojnë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI. “Nëse deputetët e Alternativës nuk votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI, dega jonë do të shuajë aktivitetin politik”, kanë vendosur në degën e Alternativës. Ndryshe, për momentin deputeti Skender Rexhepi është deputeti i vetëm i Alternativës që nuk pranon të votojë kundër qeverisë me arsyetim se nuk voton bashkë me Levicën e Apasievit.
Author: Hamdi Kumanova
Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski u shpreh se kemi shumicën parlamentare. Por cfarë po ndodh në Shkup? Për të folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, gazetarja Juli Xhokaxhi zhvilloi një intervistë me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai u shpreh se është i sigurt që pavarësisht se cfarë deklaron opozita, qeverinë do ta drejtojë sërish Zoran Zaev. Thaçi kritikoi ashpër partitë shqiptare që i janë bashkuar opozitës maqedonase. A është Maqedonia e Veriut në krizë? Në një kohë të…
Përfundimi i zgjedhjeve lokale zhdukën aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, përkundër shumë problemeve në këtë dikaster. Tashmë disa ditë në opinion nuk është shfaqur as ministrja e arsimit Milla Carovska. Alsat drejtoi pyetje në këtë dikaster se pse Carovska nuk paraqitet në pres konferenca dhe ngjarje dhe nëse kjo ka të bëjë me gjendjen e krijuar politike? Morëm përgjigje të shkurtër se Carovska po kryen të gjitha aktivitetet ditore, takimet dhe ngjarjet të parashikuara paraprakisht. Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vlerësojnë se pavarësisht situatës së krijuar, ministri duhet të jetë prezent para opinionit. “Si ministër…
Kryetari i PLD-së, Goran Milevski ka reguar ndaj deklaratës të Skenderë Rexhepit i cili tha se pjesë e shumicës së re do të jetë PLD dhe jo E “Majta”. TV21 për këtë pyeti kreun e PLD-së nëse kanë biseduar me Mickoskin, ai me përgjigje: “Nënshkrime të PLD-së nuk ka në listë dhe nuk do të ketë. Unë nuk mund të komentoj gjithçka çfarë flitet”, tha Milevski për TV21.
Nga Prokuroria Themelore publik sot njoftuan se shërbimet e prokurorisë ende po punojnë në lëndën e zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 pacientë. Ata potencojnë se në hetim ende po mblidhen materiale dhe dëshmi verbale për vërtetimin e përgjegjësisë penale. “Prokurorët publik që po ndërmarrin veprime për të zbardhur arsyet e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, intensivisht po punojnë. Pritet në prokurori të arrijnë raportet e ekspertizave në mesin e të cilave është edhe ekspertiza e ekspertëve nga Gjermania. Pasi të mblidhen dëshmitë materiale dhe verbale, prokurorët do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë këto dhe do…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp foli për punën 1 vjeçare që kur ai drejton QMK-në. Sipas tij, Maqedonia me sukses ka menaxhuar me zjarret që ishin në Maqedoni gjatë verës, ndërsa më kritike ka qenë në pjesën lindore të vendit. “Me sukses menaxhuam me zjarret që ishin në Maqedoni. Ne si QMK nuk kemi resurse tonat, por kemi koordinuar të tjerët. Nga kjo ui pa se pajisjet janë vjetërsuar dhe nuk është e mjaftueshme. Duhet të vazhdohet të punohet në zgjidhjen e këtij problemi”, tha Angellov. Ai shtoi se nuk…
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.309 testime të realizuara, 156 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, transmeton TV21. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 326 pacientë të shëruar, ndërkaq, 10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21
Këshilli Komunal i Çairit sot mbajti mbledhjen konstitutive, me çrast këshilltari nga radhët e BDI-së, Jetmir Asani u zgjodh kryetar i Këshillit. Me këtë Këshilli Komunal i Çairit u bë me kryetarin më të ri në vend. Me rastin e Mbledhjes konstitutive urova Këshillin e ri Komunal të Çairit dhe theksova që shpresoj se 27 anëtarët e rinj të Këshillit do të jenë gjithmon në gatishmëri për të çuar përpara proceset që janë direkt të lidhura me mirëqenien e qytetarëve të Çairit tonë, do të dëgjojnë zërin e Çairasve para gjithçkaje. Kam përsëritur se dera e Komunës së Çairit gjithmonë…
Për ditën e enjte është caktuar seanca për votimin e mosbesimit të Qeverisë, shkruan TV21. “Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme,…
Zhvillimet politike kanë lënë në harresë pandeminë, ndërkohë që shifrat tregojnë rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus. Nga ana tjetër ministri i shëndetësisë Filipçe gati një muaj pa sqarime për situatën. – Advertisements – Infektologu Fadil Cana thotë se Institucionet nuk guxojnë të heshtin dhe menaxhimin e situatës ta lënë pas dore. Një neglizhencë e tillë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, sipas Canës kontribuon në përkeqësimin e situatës me Kovid19, ndërsa ata të cilët pësojnë janë pacientët e prekur. “Në kohë pandemie, kjo heshtje institucionale e cila ndodhi dhe vazhdon të ndodhë ditët në vijim…
Prodhon 80% të energjisë elektrike që përdoret në Maqedoni, ndërsa ditët e fundit TEC Manastir po përballet me probleme të shumta që pengojnë prodhimin, e gjithë kjo ndodh në momentin kur vendi është para dyerve të krizës energjetike. TEC Manastir është jashtë funksionit, qymyr ka për dy ditë dhe mund të mos ketë rrymë, deklaroi në konferencën e sotme për media Gordana Dimitrieska Koçoska, nga VMRO-DPMNE. Asnjëherë deri më tani TEC Manastir, siç thotë, nuk ka qenë jashtë funksionit në mes të sezonit të nxehjes. “TEC Manastir është kurrizi i sistemit energjetik në vend dhe garantues se shteti nuk do…
Nga Kim Mehmeti Përderisa çdo parti maqedonase i ka shqiptarët e vet, ato shqiptare ngjajnë në grupe punëtorësh sezonalë që presin punë përpara selive partiake maqedonase. Kështu, për shembull, shqiptarët e sotëm të LSDM-së, pra ata të BDI-së, deri dje ishin në vëllazëri qeveritare me ‘xingot e mingot’ e Millosheviqit dhe i shërbyen VMRO-së së ‘sashove e lubeve’, e sot i quajnë antishqiptarë ata që veprojnë ashtu siç i kishte mësuar vetë ajo – të përdorin mendësinë e ‘prostitutës’, e të shëtisin nga prehri i njërës, në prehrin e tjetrës qendër politike e policore maqedonase. Ndërkaq, disa nga shqiptarët që…

