Author: Hamdi Kumanova

Lideri i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti edhe një herë bëri thirrje që të luftohet korrupsioni në shtet. Në paraqitjen e tij para mediave, gjë që ndodh rrallë me kreun e BDI-së, ai mes tjerash u arsyetua se korrupsion ka edhe në vendet më të zhvilluara, por sipas tij, atje mediat dhe shoqëria civile janë më të mobilizuara. Me këtë rast kërkoi që mos të lihet përgjegjësi për këtë dukuri vetëm tek autoritetet. “Lufta kundër krimit, korrupsionit, dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet, duhet të punohet dhe këtu të gjithë bashkë duhet të jemi, shoqëria civile, mediumet sepse korrupsion…

Lexo më Shumë

Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet. Seanca e sotme e planifikuar për aksidentin në Llaskarcë u shty sepse një nga avokatët ka pasur rast vdekjeje. Gjykimi i radhës është caktuar për më 28 shtator. Rasti është në procedurën e prezantimit të dëshmive kur mbrojtja paraqet provat e saja. Rasti lidhur me aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë pranë fshatit LLaskarcë, në të cilin vdiqën 16 pasagjerë dhe 38 persona u lënduan rëndë, është në gjykatë tanimë dy vjet. Gjashtë persona akuzohen, përfshirë pronarin e “Durmo Tours”, Durmish Beljuli dhe shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Autobusi pësoi aksident në…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, si një grua e sukseshme në profesionin e saj po i vë një theks të veçantë mbështetjes të grave në mënyrë që ato të përmbushin potencialin e plotë të tyre. Kjo mund të shihet edhe nga postimi i saj të fundit në rrjetet sociale ku ajo thotë se lufta kundër dhunës ndaj grave duhet të jetë në fokusin e shkupjanëve. Ajo për këtë qëllim ka realizuar edhe një takim me drejtoren e Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje “Zë kundër dhunës”, Elena Dimushevska. “Folëm për nevojën për…

Lexo më Shumë

Hipokrizia dhe arroganca e BDI-së po merr përmasa shqetësuese, po aq sa edhe vetë niveli i korrupsionit për të cilin krerët e kësaj partie flasin sot pa fije turpi. Nuk mund të pritet që ta luftojnë korrupsionin ata që për 20 vite e instaluan atë në çdo pore të sistemit. Korrupsioni nuk luftohet me kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga BDI, mandatet e të cilëve “arritjen” më të madhe e kanë vetë korrupsionin. Mënyra e vetme për ta luftu korupsionin eshte humbja e zgjedhjeve nga BDI. Korrupsioni do të merr goditjen fatale nga qytetarët në zgjedhjet lokale dhe më…

Lexo më Shumë

Në gjithë vendin deri më tani janë aplikuar 1.332.658 vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 579.358 qytetarë. Vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 14,159 qytetarë, 3621prej të cilëve e kanë pranuar dozën e parë. Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës së vaksinuar me të paktën një dozë është e moshës mbi 40 vjeç, ndërsa 29% janë të moshës mes 18 dhe 39 vjeç. Shtojnë se procesi i vaksinimit po rrjedh pa pengesa, ndërsa qytetarët në pikat e vaksinimit mund të imunizohen pa termin. Fëmijëve të moshës 12 deri 18 vjeç, për t’u vaksinuar u duhet leje…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në ora 7 në mëngjes në Spitalin e Tetovës nuk ka pasur pacient të vdekur nga coronavirusi. Po ashtu është zvogëluar edhe numri i rasteve të reja dhe numri i hospitalizimeve në Kovid Qendrën e Tetovës. “Për herë të parë për më shumë se tre javë gjatë evidentimit në 24 orët e fundit nuk ka pasur pacient të vdekur nga pacientët e hopsitalizuar. Ka 10 pacientë të pranuar, ndërsa 13 të tjerë janë lëshuar për mjekim në shtëpi. Gjithsej ka 84 hospitalizime prej të cilëve 82 janë më mbështetje oksigjeni. Numri i kontrolleve në…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot përmes një video lidhje pati fjalim në ngjarjen të organizuar nga EPI në temë “Gjyqësia digjitale – epokë e re e reformave të sistemit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut”. Mariçiq theksoi se si Ministri, me vetëdije apo jo, përballen me ndryshime të mëdha të imponuara nga epoka dixhitale. “Duke i ndjekur ndryshimet në mënyrën se si jetojmë, ka nevojë që shoqëria jonë të përjetojë transformimin dixhital. Do të marrë ngadalë por me siguri çdo qelizë të shoqërisë sonë pa përjashtim. Aplikimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në nivel shtetëror dhe lokal brenda shërbimeve…

Lexo më Shumë

–Çdokush duhet të përgjigjet nëse e ka thyer ligjin edhe në shtëpi, por edhe jashtë shtetit, kështu e komentoi kryeministri Zoran Zaev arrestimin e diplomatit maqedonas në Serbi, shkruan Alsat. Zaev theksoi se fillimisht duhet të marrin informacione nga Armenia se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, pas çka premtoi se do të infromojnë edhe publikun. “Nuk duhet që askënd ta shpallim fajtor, derisa e njëjta nuk vërtetohet. Por pasi ka fletarrest ndërkombëtarë, kjo do të thotë se një shtet tashmë ka lëshuar akt juridik, në këtë rast Armenia…Bëhet fjalë për një shtet që nuk e njohim aq mirë, nuk është…

Lexo më Shumë

Tre persona të rinj janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmë në Kavadar. Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar Ratko Grkov, për AIM tha se një vajzë dhe një djalë janë lënduar më rëndë. “Të rinjtë janë lënduar nga aksidenti i një biçiklete me një motor, i cili ka ndodhur në afërsi të shkollës komunale “Dimkata Angellov-Gaberot”. Pas ndihmës së parë, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Shkup, për shkak të seriozitetit të lëndimeve”, tha Grkov.

Lexo më Shumë

Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale LSDM në Haraçinë ka njoftuar se po zhvillohen punime në kanalin që gjendet në hyrje të Haraçinës. Por kjo nuk është e vërtetë. Nëse shihni pak me më shumë vëmendje fotografitë duket qartë se kjo propagandë e LSDM është e rrejshme pasi fotografitë janë marrë nga punimet nderitmore që po zhvillohen në afërsi të Vodnos. Për këtë propagand të rrejshme reaguan edhe nga ASH-Haraçinë./ZYRTARE.net

Lexo më Shumë

Në fillim të vitit të ri shkollor në izolim janë disa paralele në Veles, Shtip, Prilep dhe Shkupi për shkak të nxënësve që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Në izolim është edhe një klasë në një shkollë fillore në Shkup, ndërsa raste me coronavirs janë paraqitur edhe në shkollat e mesme të Shkupit. Një klasë në Prilep prej sot është në izolim për shkak se një nxënës ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Në izolim janë edhe pesë mësues që kanë pasur kontakt me të. Në shkollat e Shtipit gjithashtu ka rast pozitiv, ndërsa dy nxënës në gjimnazin e Velesit dy…

Lexo më Shumë