Deputetja Safije Sadiki Shaini ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me tërheqjen e nënshkrimit për rrëzimin e kësaj qeverie, transmeton Almakos.
“ Në këtë kohë të spekulimeve dëshiroj të qartësoj se, si deputete e Alternativës, i mbetem besnike nënshkrimit tim për rrëzimin e kësaj qeverie.
Do të mbetem e përkushtuar në vizionin e kryetarit Afrim Gashi dhe në vendimet e drejta të organeve lokale dhe qendrore të Alternativës.
Vazhdojmë…”, shkruan Safije Sadiki Shaini.



