Me 05.11.2021 në ora 12.45 nga zyrtarët policor në Gostivar janë arrestuar I.Z.(25), V.S.(25) dhe Z.S.(25) , të gjithë nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se në fshatin Sretkovo në Gostivar kanë kryer dy vjedhje të rënda, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur më shumë prej mjeteve që janë vjedhur e të cilat janë kthyer te pronari.
Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.



