Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut e një krimi të paralajmëruar. Ai spital me vite është në gjendje mizore, kaotike me kushte çnjerzore, me higjienë e siguri rrënqethëse si në skenat e filmave horror. Infrastrukturë e demoluar me mbetje nga koha e socializimit. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partia, nga politika, nga krimi i organizuar. Të gjithë deri më sot heshtëm për këtë katrahurë. Prej sot e tutje nuk guxon aty të ketë drejtorë e udhëheqës nga politika. Duhen profesionistë me duart larg nga partia. Nuk mundesh edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Me dhimbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fsh.Bozovcë, çiftit Xhemal dhe Zarife Bilalli, të cilët e humbën jetën në tragjedinë e datës 08.09.2021 në spitalin modular të Tetovës i cili u përfshi nga zjarri. Sa të jetojmë do t’i kujtojmë! – shkruan Bjeshkët e Sharrit në facebook. Familja Bilalli nga fshati Bozovcë humbi dy anëtarë të familjes (burrë e grua) si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19. Është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, si shoqëri në tërësi.…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001 nëpërmjet tragjedisë që ndodhi më 8 shtator të këtij viti në Tetovë, ku vdiqën 14 persona si pasojë e zjarrit që shkrumboi Qendrën Kovid. “Popujt që kanë përjetuar dhimbje i ndjejnë më së miri dhimbjet që godasin njerëzimin. Në këto ditë të rënda pas tragjedisë që goditi Tetovën, nuk mund të mos përkujtojmë sulmin ndaj popullit amerikan dhe botës demokratike dy dekada më parë. Këto dhimbje nuk duhet të na thyejnë e dobësojnë, por të na bashkojnë, forcojnë dhe bëjnë më vigjilent, për të mos lejuar…
Lagja e trimave në qytetin e Kumanovës është njëra prej lagjeve më të mëdha shqiptare. Ajo ka përmbi 10.000 banor, ndërsa me plan urbanistik është paraparë që të ndërtohet një çerdhe për fëmijë, shkruan Almakos. Por ndër vite, LSDM-ja dhe Maksim Dimitrievski i kanë mashtruar shqiptarët e Lagjes së trimave. Edhe pse shqiptarët e Lagjes së trimave në zgjedhjet e fundit lokale i ndihmuan që Maksim Dimitrievski të bëhet kryetar komune qysh në rrethin e parë, ai përsëri i mashtroi. Në vitin 2013, Zoran Damjanovski Cic pat premtuar ndërtimin e një çerdhe në Lagjen e trimave në Kumanovë. Zoran Damjanovski…
Drejtorët e institucioneve publike shëndetësore nuk po e pranojnë dorëheqjen e ministrit Venko Filipçe. Ata vlerësojnë se Filipçe barti mbi supe barrën e përballimit të pandemisë në vend. Ata i kanë dërguar një letër kryeministrit Zaev, ku e cilësojnë të papranueshme largimin e ministrit Filipçe. Ata shkruajnë se tragjedia në Tetovë ndodhi në kulmin e valës së katër të pandemisë me koronavirus, ku numrat e pacientëve të hospitalizuar dhe viktimave nuk kanë të ndalur, dhe kur i gjithë sistemi shëndetësorë po lufton jo vetëm me koronën, por edhe më të gjitha sëmundjet tjera kronike. “Tetova na ka prekur të gjithë…
Prokuroria Publike ka reaguar në lidhje me informacionin që ka qarkulluar sot se ekspertët gjermanë kanë arritur në vend për të kryer forenzikën për zjarrin tragjik në Qendrën Kovid në Tetovë. “Në lidhje me shkrimet në mediat që u publikuan gjatë ditës së sotme, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e informon publikun se ekipi prej ekspertësh nga Policia kriminalistike e Gjermanisë, i cili duhet të ndihmojë në verifikimin e shkaqeve të zjarrit në Qendrën Kovid të Spitalit të Tetovës, duhet të arrijë në vend ditëve në vijim“, thanë nga Prokuroria. Në ndërkohë, kanë shtuar se ekipi i prokurorëve të…
Në Tetovë është mbajtur marshi paqësor për të kujtuar 14 viktimat e zjarrit tragjik që shkrumboi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit. Marshi që filloi nga Sheshi Ilira, përfundoi para Qendrës Kovid të shkrumbuar, nuk u shënua me asnjë brohoritje. Ishte i qetë. Pasi arritën në Qendrën Kovid, marshuesit dëshiruan t’u afrohen dhomave ku humbën jetën nga zjarri, por u ndaluan nga policia. Aty u ulën për një minutë në heshtje duke kujtuar se është ditë zie. “Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën marshuesit. Nga zjarri, përveç 14 viktimave, të lënduar mbetën edhe 12 persona.
Sot (e shtunë) ka ndërruar jetë ish-futbollisti kumanovar, Ridvan Imeri – Riki, informon tvfesta.live Ridvan Imeri ka qenë futbollist i shquar kumanovar dhe kishte luajtur për KF Bashkimin nga Kumanovë. Ikja e hershme e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë qytetin e Kumanovës dhe më gjërë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët dhe miqtë e tij përmes postimeve në Facebook:
Të nderuar qytetarë, Të dashur kërçovarë, Po ju drejtohemi sot për çështjen e kandidaturës së kryetarit të Komunës së Kërçovës. Siç e dini, në emër të koalicionit AlternAtiva & Aleanca për Shqiptarë, ne e kishim të drejtën ta propozojmë kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës dhe ky emër ishte Mazllam Osmani – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës. Megjithatë, sot kur dorëzohen kandidaturat, jemi këtu për të thënë se ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim që mund të jetë në dëm të shqiptarëve. Ne gjykojmë se Kërçova është peshorja e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ndonëse përçarja e votës…
Derisa tërë shteti është në zi, VMRO-DPMNE-ja monton dhe përhapë lajme të rreme për ministrin Venko Filipçe. Puna dhe përkushtimi i Venko Filipçes dhe veprat e tij njihen nga qytetarët dhe asnjë fotoshop dhe manipulime nuk mund ta fshijnë atë. Publiku edhe një herë dëshmon për sjelljen çnjerëzore nekrofilike të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga Hristijan Mickoski. VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski janë burim I lajmeve të rreme, të theksuara edhe në studimin e financuar nga BE-ja. Destruksionet e tyre dhe lajmet e rreme, njihen nga qytetarët dhe prandaj nuk do t’u kalojnë dhe këtë herë sërish do të humbin në zgjedhje.
Kryeministri Zoran Zaev sot pritet të kumtojë vendimin për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe ka mësuar TV21. Ndërkaq ministri Filipçe dje njoftoi se ka ofruar dorëheqje me shkrim deri e kryeministri, për shkak të tragjedisë në Tetovë ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që përfshiu Qendrën Kovid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit. Krahas Filipçes, dorëheqje dhanë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën. Viktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç , i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë duke humbur jetën. Ndër të tjera dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të, ku fillimisht…

