Dy ditë pas ngjarjes tragjike në një hotel në kryeqytet ku ndërroi jetë A.M. 28-vjeç nga Kumanova, policia ka nisur hetimet për administratorin e këtij objekti dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes. Pasditen e 10 shtatorit, ai ra nga kati i 5-të, pasi në momentin kur po qëndronte i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel, ato janë këputur. Trupi i të riut u gjet në dysheme së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari u dërgua më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Tashmë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë po…
Author: Hamdi Kumanova
Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar ne Komisionin komunal zgjedhorë listën e kandidatëve për këshilltarë në Tetovë, përcjell in7 Kandidat i koalicionit Aleanca për Shqiptaret – Alternativa për kryetarë komune është Vullnet Murseli ndërsa bartës liste është propozuar kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët Dega -Tetovë, Muzafer Etemi. Ndryshe, Muzafer Etemi me profesion është aktor dhe albanolog për më shumë se një dekadë është i punësuar në I.N.Teatri i Tetovës ku dhe është aktiv në shumë shfaqe teatre.
Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve “Kandidatët për kryetar komune janë paraqitur nga partitë Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për Shtetin dhe Drejtësinë dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ Tetovë. Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit u paraqitën nga dhjetë kandidatë, nëntë prej të cilëve janë nga partitë politike dhe një grup zgjedhësish. Ndër partitë janë Partia Demokratike…
Ministria e Brendshme dje vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 224 masa, përfshirë 133 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 13 për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e telefonit celular, pesë vepra penale të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, 41 për parkim të paligjshëm.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi vendimet, me të cilat iu merren licencat e kryerjes së veprimtarisë energjetike tri shoqërive të tregtisë me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me karburante për transport. “Shoqërisë së Ndërtimtarisë, të Tregtisë dhe të Shërbimeve GULIVER INZHENERING SHPKNJP i mirret licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike e tregtisë me shumicë me Eurodizel BS. Gjithashtu i është marrë licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike e tregtisë me shumicë me Mazut – М1 (SU) e Shoqërisë së Tregtisë, të…
Nga sot, partitë politike janë duke u përqëndruar në aktivitetet e tyre parazgjedhore, pasi sot përfundoi zia tre-ditore për 14 viktimat e zjarrit tragjik në spitalin modular në Tetovë. Qeveria më parë u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë që të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private, ahengje, ngjarje kulturore, artistike dhe sportive, ahengje dhe lloje të tjera promovimesh të planifikuara për këto tre ditë. Partitë në mënyrë korrekte e respektuan këtë dhe u përmbajtën nga promovimet dhe aktivitetet parazgjedhore. Qeveria të enjten shpalli tre ditë zie, ndërsa edhe këshilli i Komunës së Tetovës shpalli gjithashtu tre ditë…
Partia Demokratike Shqiptare ka zgjedhur Halil Kurtishin për bartëse të listës të kandidatëve të cilët garojnë për Këshillin komunal në Komunën e Kumanovës. Vet kandidati Kurtishi ka bërë të ditur lajmin për përzgjedhjen e tij si bartës i listës për Këshillin komunal në Komunën e Kumanovës, ky është njoftimi i tij: “Të nderuar kuvendarë të degës së Kumanovës pranë Partisë Demokratike Shqiptare, ju falemnderoj për përkrahjen në kandidaturën për bartës liste për këshilltar në Komunën e Kumanovës . Është nderë e respektë, që të jem pjesë e kësaj liste. Njëherit kjo është përgjegjësi dhe obligim që të jemë në shërbim…
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili ka ardhur në pushtet edhe me përkrahjen e BDI-së, si dhe me të e ndajnë pushtetin lokal, ka habitur opinionin lokal dhe ndërkombëtar me investimin më të fundit që ka bërë, shkruan Almakos. Dimitrievski ka shtruar tri shtresa asfalt para shtëpisë së këshilltares së BDI-së, Adelina Ademi. Kjo e fundit, gjatë mandatit të saj katër vjecar as edhe nëherë të vetme nuk e ka ngritur zërin për banorët e lagjes Skenderbeu prej ku është zgjedhur këshilltare./Almakos/
Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra qytetarë kanë marshuar, për të kujtuar 14 viktimat e incidentit në spitalin modular të këtij qyteti. Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, që besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Po ashtu, 12 persona janë plagosur.Marshi përkujtues është organizuar nga grupi i tifozëve “Ballistët”. Qytetarët mbollën 14 drunj për të përkujtuar 14 viktimat e zjarrit. Marshi nisi nga sheshi “Iliria” dhe vazhdoi deri te vendi ku…
Lajmin e kanë bërë tē ditur nga Universiteti i Europës Juglindore ku e ndjera ka qenë pjesë e stafit akademik në Fakultetin Juridik, informon portali “tetova1”. Lajm pikëllimi Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegia jonë Emine Zendeli, profesoreshë dhe ish-dekane e Fakultetit të Drejtësisë. Varrimi i të ndjerës, do të bëhet sot, në orën 16:15, në varrezat e qytetit të Tetovës. Ngushëllime familjarëve, kolegëve, studentëve dhe të gjithëve që kanë punuar dhe bashkëpunuar me prof. Emine Zendeli!, thuhet në kumtesēn e UEJL-së. /tetova1/
Në ditën e tretë të tragjedisë në spitalin modular, institucionet nuk tregojnë se cila kompani dha dritën jeshile që objekti KOVID në Tetovë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për të pritur pacientët. Ministri në dorëheqje Venko Filipçe refuzoi të thotë se cila kompani ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen e instalimit të këtij lloji të reparteve spitalore. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk zbulon se kush është kompania. Kjo ministri shfaqet si nënshkruese e marrëveshjes me kompanitë “Brako” dhe “Tom dhe Ari” që ndërtuan spitalet modulare në të gjithë vendin. Sidoqoftë, megjithëse kontratat e nënshkruara për instalimin dhe pajisjen…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 6.542 teste, ndërsa janë regjistruar 609 raste të reja me coronavirus. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-276, Kumanovë-50, Strumicë-36 dhe Shtip-21. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 347 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Janë konfirmuar 22 persona të vdekur: 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 66, 73, 77, 78 dhe 81), 5 persona të vdekur nga Strumica (45, 52, 64, 71 dhe 82), nga 2 persona të vdekur nga Prilepi (51 dhe 82) dhe Struga (70 dhe 80) dhe nga një person…

