Nesër, më 13 shtator 2021 me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nga presidenti Stevo Pendarovski. Në seancë, do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.
Author: Hamdi Kumanova
Prononcimi me shkrim i kryeministrit Zoran Zaev, pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, has në kritika të ashpra në publik. Në këtë veprim të Zaevit vërehet përpjekje për të relativizuar përgjegjësinë, si në aspektin moral ashtu edhe në atë penal. Nga komunikologë kërkuam mendim profesional për përmbajtjen e kumtesës, të nënshkruar nga kryeministri. Profesoresha universitare Jasna Baçovska-Nediq e ka analizuar deklaratën. Ajo konsideron se bëhet fjalë për deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë që ndodhi në të cilën humbën jetën 14 persona. Në deklaratë nuk është aq e qartë përgjegjësia penale dhe…
Gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetët. Asnjë nga të mbijetuarit nuk ka pasur lëndime nga zjarri ndërsa po kurohen nga koronavirusi. “Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethenë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, Hanife Demiri, motra kujdestare. Demiri thotë se sot nuk ka pasur vizita të pacientëve nga ana e familjarëve. “Jo jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët ne…
LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili kërkon që Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendës ministri Ilir Hasani dorëheqjet ti dorëzojnë në Kuvend. Nga LSDM e akuzojnë Mickovskin se dëshmon që nuk ka njohuri juridike dhe tenton që nga fatkeqësia në Tetovë të përfitojë politikisht. Në kumtesë për mediat, socialdemokratët thonë se “Kushtetuta e shtetit është e qartë, dhe tregon se anëtari i Qeverisë mund ta dorëzojë dorëheqje, por para kryeministrit. Kryeministri mund të propozojë shkarkim të anëtarit të Qeverisë, ndërsa për propozimin e shkarkimit Kuvendi vendos në seancën e radhës. Social demokratët…
“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit, por sa herë që do t’i kujtojmë ata, do t’ju kujtojmë edhe të gjithë juve që ndihmuat atë natë”, kështu iu drejtua personelit mjekësor, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë. “Nuk do të harrojmë frikën 12 pacientëve që mbijetuan për shkak të mjekëve dhe civilëve që i evakuuan nga zjarri dhe zjarrfikësit që e shuan zjarrin në mënyrë shumë të shpejtë, parandaluan që vendi ynë të mos ketë tragjedi më të…
Talat Xhaferi për TV21 ka bërë të ditur se nuk do të pranojë propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që Kuvendi të shkarkojë ministrin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçen dhe Ilir Hasani. Siç tha Xhaferi, neni 184 në të cilin u thirr Mickoski, në bazë të së cilit do të ngritë procedurë shkarkimi në Kuvend, vlen vetëm për Deklarata, rezoluta, vendime, rekomandime dhe akte të përgjithshme. Xhaferi më tej për TV21 tha se Neni 184 në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me procedurë shkarkimi, duke shtuar se procedura te neni 184 ngritët në fazën e leximit të…
Investimet, punësimet dhe pagat më të larta e ndryshojnë jetën për më mirë. Qeveria vazhdon me punë të përkushtuar dhe politika të mira ekonomike për ngritjen e standardit të jetesës, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk. “Ekonomia shënon rritje historike të bruto prodhimit vendor prej 13.1 përqind në tremujorin e dytë. Neto-paaga mesatare në vend po rritet vazhdimisht dhe e njëjta edhe për punonjësit, në qershor të vitit 2021, arriti në 28,744 denarë, që është për 7 për qind, gjegjësisht 1,877 denarë më shumë se krahasim me qershorin e vitit të kaluar”, theksoi kryeministri Zaev në njoftim. Ai potencoi se…
Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 1.381.901 doza të vaksinës, ndërsa 623.278 qytetarë janë rivaksinuar. “Të premten dhe të shtunën janë vaksinuar gjithsej 23.221 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të premten dhe të shtunën e kanë marrë 4.019 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH. Nga atje shtojnë se…
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se dorëheqja e funksionarëve pas tragjedisë në Tetovë është gjest i pranimit të përgjegjësisë edhe pse i pamjaftueshëm, ndërsa mospranimi i dorëheqjeve nga ana e kryeministrit Zoran Zaev do të thotë mospranim i përgjegjësisë. Aleanca thekson se kjo flet edhe për moskokëçarjen e pushtetit përballë tragjedisë, mungesën e respektit ndaj 14 viktimave, familjarëve të tyre dhe gjithë qytetarëve që u tronditën nga ky rast. “Deklaratën e kryeministrit Zaev e shohim si një tentim për të zvarritur dorëheqjet deri pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kreu i Qeverisë paralajmëroi edhe diçka më skandaloze, ndërhyrjen në hetime dhe prokurori.…
Pas pauzës prej katër ditëve, mbrëmjen e djeshme ka filluar regjistrimi i popullsisë. Sipas informacioneve tani po shkon gjithçka në rregull me regjistrimin. Për momentet kur ishte ndërprerë regjistrimi në komunikatën për mediat, nga Enti, thanë se kanë probleme teknike. Regjistrimi i popullatës dhe amvisërisë ka filluar më 5 shtator, por pas sulmeve të shumta të hakerëve regjistrimi u ndërpre në disa rajone. Regjistrimi do të zgjas deri më 30 shtator. Tani më është aktive edhe aplikacioni për regjistrimin e diasporës.
LSDM-Likovë në krye me kryetarin Bunjamin Musliu,nënkryetarin Shenoll Bajrami dhe sekretarin Furkan Islami dhe me anëtaret e degës ranë dakort që bartës liste në këto zgjedhje ta fitonë besimi Elmedina Ferati. Elmedina Ferati është nga F.Opaj është 22 vjecare rrjedhë nga një familje intelektuale. Shkollën Fillore e kryeti ne Shfk “7 Marsi” Opajë, shkollen e mesme SHMTK “Nace Bugjoni” motër medicionale – Kumanovë, kurse fakulltetin në Universiteti Shtetëror i Tetovës “Shkenca Mjeksore-Fizioterapi. Aktiviste në Kryqin e kuq, njohëse e gjuhës Angleze dhe Maqedonase.
Mijëra pacientë të cilët janë mjekuar janë shpëtuar në spitalet modulare. Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, në një intervistë për REL, pasi zjarri në Tetovë mori jetën e 14 personave. “Shihni, unë besoj se janë të sigurta. Të gjithë ata kanë pranimin e tyre teknik për pranim dhe dokumentet ndërtuese pa asnjë vërejtje. Ja të flas për spitalin modular i cili ka kapacitet prej 70 shtretërve dhe është bashkuar me Klinikën infektive. Të ju rikujtoj se mijëra pacientë u shpëtuan nga pasqyra e rëndë klinike nga kovidi, nga pasqyra mesatare e rëndë klinike të…

