Në korniza të shënimit të jubileut 40 vjeçar të organizatës së Kryqit të Kuq në OKTA, kompania e dha përkrahjen e saj dhe në mënyrë aktive u përfshi në kampanjën ” Mendoni në ne” e organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare në luftën kundër urisë. Kampanja e cila u realizua nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, paraqet një aksion global e cila ka për qëllim t`i nxisë subjektet me përgjegjësi shoqërore që t`i ndihmojnë bashkëqytetarëve me rrezik social. Me mjetet të cilat OKTA i donoi në Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, u siguruan produkte ushqimore për kategoritë më të ndjeshme të familjeve në vend.
“Humanizmi dhe vullnetarizmi janë vlera të cilat e paraqesin kompaninë qysh prej filleve të saj. Këtë vit shënojmë 40 vjetorin e themelimit të organizatës së Kryqit të Kuq në OKTA, që paraqet me të vërtet një jubile të madh dhe të rëndësishëm për të gjithë të punësuarit, anëtarët e Kryqit të Kuq, dhuruesit e gjakut dhe të gjithë përkrahësit e kësaj organizate, me një fjalë për të gjithë njerëzit human në OKTA. Veprimtaria e tyre e përbashkët dhe pjesëmarrja në aksione të shumta të dhurimit të gjakut dhe aksioneve vullnetare e bën OKTA-n si njërën prej kompanive më të mira me përgjegjësi shoqërore në vend”, deklaroi Dean Stojkovski, kryetar i organizatës së Kryqit të Kuq në OKTA.
Kompania së bashku me të punësuarit e saj në mënyrë tradicionale merr pjesë në këtë kampanjë humanitare të organizuar me rastin e Ditës botërore në luftën kundër urisë. OKTA është krenare me organizatën e saj të Kryqit të Kuq e cila në mënyrë aktive vepron në korniza të kompanisë dhe gjatë 40 viteve të kaluara ka organizuar mbi 150 aksione të dhurimit të gjakut, me çka janë donuar 17.250 njësi gjaku në sistemin shëndetësor në vend.




