Në VETËVENDOSJE mbështesin koalicionin ASH-AAA, jo përçarjes! Lëvizja Vetëvendosje po ndjek zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Zyrtar të kësaj partie thonë se për shkak të pozicionimit të tyre qeveritar dhe si udhëheqës të institucioneve shtetëtore të Kosovës nuk duan të dalin me prononcime publike, për shkak se i bie ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti. Një zyrtari i saj në kushte anonimiteti theksoi për të pavarurën MekuliPress se, bashkëpunimi i tyre në rrafshin politik ka qenë dhe mbetet me partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por edhe Lëvizjen BESA, pasi që në vazhdimësi kanë pasur takime dhe komunikime…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se me kapacitet të plotë funksionon edhe stacioni bazë i vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Konfederatës Zvicerane, përmes të cilit mbi 400 qytetarë tanë u pajisën me pasaporta të reja biometrike. Ndërkohë që aplikimet e reja për pasaporta janë duke u proceduar. Ambasadori, Qenan Ramadani dhe pjesëtarë të diasporës konfirmojnë se procedura e shkurtuar prej gjashtë deri në një muaj ka zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballeshin qytetarët tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë. “Ky projekt po realizohet me sukses! Gjatë muajit…
Në Nish është mbajtur takimi i ministrave dhe përfaqësuesve të qeverive të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, i cili u hap nga ministri i Financave Sinisha Mali dhe tha se synimi i të tre vendeve është të punojnë si një shtet. “Të gjithë kemi të njëjtin synim, të rrisim bashkëpunimin ekonomik, jo vetëm mes tre vendeve tona, por edhe të gjitha vendeve të rajonit, që njerëzit në rajonin tonë të kenë një jetë më të mirë, të përmirësojnë biznesin, të fitojnë më shumë para dhe të realizojnë ëndrrat e tyre të vërtetë…
Pas ekspertizës së kryer të prokurorit publik dhe ekipit inspektues, është konfirmuar identiteti i burrit i cili dje u mbyt në lumin Vardar. Rasti u raportua dje në mëngjes pas çfarë policia ngriti hetim dhe e zbuloi trupin e pajetë të gostivarasit 73-vjeçar në afërsi të urës mes Çajles së Vjetër dhe Forinçs. Motivet dhe arsyet për vdekjen, me siguri do të konfirmohen pas autopsisë dhe procedurës së prokurorit publik.
Priten hapat e ardhshëm të skenës politike me të cilat do të sqarohet gjendja me shumicën në Parlament, miratimi i Buxhetit për vitin e ardhshëm, kërkesa nga opozita për zgjedhje të parakohshme parlamentare, riorganizimi i mundshëm i kabinetit qeveritar, nga i cili pas nismave të pasukseshme të pardjeshme të opozitës për mosbesim të Qeverisë u tërhoqën kuadrot e Lëvizjes BESA. LSDM-ja mbrëmë porisiti se së bashku të gjitha forcat demokratike dhe deputetët do të sigurojnë stabilitet dhe vazhdim të përparimit të vendit, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Nga partia opozitare, sërish insistuan në zgjedhje të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dje e kanë publikuar një video në të cilën e kanë prezantuar projektin për rrugën Prizren – Tetovë, ndërkaq kanë premtuar që brenda 2-3 vitesh do të mbarojë tërësisht, njofton Portalb.mk. “Në anën e kundërt të kësaj bjeshke ndodhet fshati Veshallë në Maqedoninë e Veriut i cili është vetëm 15 kilometra larg prej Tetovës, po aq sa është edhe fshati Manastiricë, larg nga Prizreni. Prandaj përfund kësaj bjeshke, do ta hapim tunelin i cili do të jetë i gjatë 6 kilometra, për ta…
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, gjithsej janë shqiptuar 108 masa në territorin e qytetit të Shkupit, në mesin e të cilave, për drejtim të shpejtë të automjetit – 42, nëntë sanksione për ngasje pa patentë shoferi, gjashtë masa për ngasje nën ndikim të alkoolit, pesë për kalim në dritë të kuqe dhe 30 masa për parkim të parregullt. “Kontrollet në komunikacion vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” në Tetovë njofton qytetarët se për shkak të një defekti do të ketë ndërprerje të ujit nga ora 10:00. “Ju informojmë se sot (13.11.2021),për shkak të një defekti f- 500 në rrjetin е ujësjellësit (Burimi i Leshnicës) kemi rënie të sasisë së ujit për të gjithë qytetarët edhe atë prej orës 10:00 deri në përfundim të defektit”, njoftojnë nga NPK “Tetova”.
Në vend janë 8.415 raste aktive, shumica prej të cilave 3.797 janë në Shkup. Në Manastir janë 635 raste aktive, në Prilep 401, në Kumanovë 379, në Kavadar 363, në Veles 358, në Shtip 264 raste, Tetovë 226 raste aktive.
Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki ka thënë se Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk ka legjitimitet dhe se zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për ta nxjerrë vendin nga kriza. “Është koha që BDI të shkojë në opozitë, sepse nëse ata vazhdojnë të mbeten në pushtet do të vijojë dhuna. Zgjidhja e vetme për të gjithë ne është që të organizohemi dhe bashkë me qytetarët ti themi mjaftë më. Kjo që po ndodhë nuk është normale”, theksoi Sadiki. Sipas tij, për momentin është e nevojshme një qeveri teknike që do të ketë për synim organizimin e zgjedhjeve…
Vaksinimi për gripin sezonal dhe për Covid-19, mund të realizohet njëkohësisht. Nëse ka dallim kohor, nuk ka lidhje se sa është dallimi kohor, deklaroi ministri Venko Filipçe. Vaksinimi i gripit sezonal, Filipçe tregoi, se po zhvillohet në qendrat e shëndetit publik dhe pjesët e shtëpive të shëndetit, duke theksuar se bëhet fjalë për pika të ndryshme për vaksinimin nga gripi sezonal dhe Covid-19. “Në këtë kuptim, sot janë hapur 4.300 termine në 18 pika gjithandej shtetit. Me këtë dinamik, pres që për dhjetë ditë të përfundoj procesi i përgjithshëm i vaksinimit”, deklaroi Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas…

