Me rastin e 16 vjetorit të Ramstore Maqedoni dhe në drejtimin e vizionit të saj që ka për qëllim realizimin e aktiviteteve të ndjeshme ndaj shoqërisë, si dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Entit për Transfuziologji, sot, së bashku me të punësuarit u realizua një aksion tradicional i dhurimit të gjakut nën moton “Reciklohu, dhuro gjak”…
Dhurimi i gjakut për ne është obligim si i çdo njeriu tjetër dhe njëherit si kompani jemi duke i dhënë rëndësi të madhe aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore që i japin vlera shoqërisë ku jetojmë. Do të dëshironim që fillimisht ti falënderohemi ekipit të Kryqit të kuq i cili me përgjegjësi po e kryen punën e saj, si dhe të gjithë të punësuarve të cilët ishin pjesë e aksionit të sotëm të dhurimit të gjakut duke e treguar humanizmin e tyre, deklaruan nga Ramstore Maqedoni.
Ne, si Ramstore do të vazhdojmë që të përfshihemi në aktivitete të ngjashme me përgjegjësi shoqërore dhe besojmë se secili donacion i realizuar sot do të jetë i dobishëm si për shëndetin tonë ashtu edhe për personat e sëmurë të cilëve i nevojitet më së shumti.
Bashkëpunimi i Ramstore Maqedoni me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit po zhvillohet edhe në sferën sociale dhe humanitare me çka vetëm e thekson përkushtimin e kompanisë në përfshirjen e projekteve me përgjegjësi shoqërore si vlera shtesë në shoqërinë në të cilën jetojmë.





