Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i drejtohet publikut dhe mediave me një deklaratë lidhur me hetimin e iniciuar të ekspertëve dhe dorëheqjet për aksidentin në qendrën kovid në Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Pikëllimi dhe trishtimin që po kalojmë këto ditë së bashku me familjet dhe të afërmit e viktimave të aksidentit në qendrën kovid të Tetovës është i madh. Për ditën e tretë ne jemi dëshmitarë se tragjedia që ndodhi në 30 vjetorin e ditës së pavarësisë ngriti në nivelin më të lartë solidaritetin e qytetarëve, reagimin e institucioneve dhe përgjegjësinë e politikanëve. Pranova dorëheqjet e…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani që dje dha dorëheqje nga posti i tij, tha se edhe pas dorëheqjes do të punoj deri në fund për zbardhjen e të gjitha detajeve të aktit tr agjik në Tetovë. Ai tha se jo si funksionar, jo si anëtarë të partisë e as si qytetar, por dua t’u lë porosi që të gjithë neve, si njerëz na brengos dhe kemi brengën e madhe për humbjen e madhe të 14 personave që për fat të keq ndërruan jetën në një tr agjedi në vendin ku kishin ardhur të shëroheshin nga kjo murtajë e shekullit 21..…
Boban Trpkoski, inspektori ndërkombëtar i zjarrit, në emisionin “Stadium” në “Kanal 77” tha se materialet nga të cilat janë bërë spitalet modulare për pacientët me Covid-19 janë nga derivatet e naftës dhe shpejt zhvillojnë temperatura të larta. “Këto janë materiale të bëra nga produktet e naftës dhe zhvillojnë temperatura të larta. Përzierja e gazit të nxehtë dhe oksigjenit bëri temperaturën e vet dhe priti vetëm një shkëndijë. Kur dhoma arrin 100 gradë, muri nuk është më një mur, zjarri lëviz në dhomën tjetër ku është bërë përzierja e shpërthimit”, tha eksperti i zjarrit. Ai shtoi se ishte në vendin e…
Hamdi Nuhiju Sot në kalendar data është 11 shtator. Është data e fundit e dorëzimit të listave për këshilltar komunal për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor të vitit 2021. Sot është festë si e Zeusit në malin Olimp. Është një ditë Arife kur të rinjtë, të rejat, fëmijët pastrohen në mënyrë të përgjithshme para festës së madhe të Bajramit. Sot politikani i lagjes është i lumtur sikur ditën kur e dashura i tha: PO! Është ditë e ngjashme me ditën kur Omer Khajami shkroi vargjet e famshme për femrat dhe alkoolin. Në një ditë si sot,…
Këshilli penal i Gjykatës themelore Gostivar e hoqi paraburgimin 30 ditor të Zoran Milevski – Kiçeec Vendimi për heqjen e masës së paraburgimit të Zoran Mileski – Kiçeec e solli këshilli penal i Gjykatës Themelore Gostivar. Nga kjo gjykatë për MIA-n konfirmuan se kanë vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit dhe këshilli penal ka marrë vendim për ndryshimin e masës. Nga gjykata theksojnë se vendimi është marrë gjatë orarit të punës dhe sipas afateve ligjore për zgjidhjen e ankimit brenda 48 orëve. Mileski dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik të ndodhur të shtunën e kaluar në të cilin…
Numri i rasteve aktive në vend është 13.166, nga të cilët numri më i madh janë në 5.731 në Shkup. Më pas vjen Tetova me 1.192 raste aktive, në Kumanovë – 859, Gostivar – 726, Strugë – 618, Ohër – 554, Strumicë – 543, Kërçovë – 494, Prilep – 269, Manastir – 266. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 5.362 testeve, u regjistruan 577 raste të reja me Covid-19, jetën e humbën 30 pacient, ndërsa 1.010 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë…
Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri dhe për pasoj mbetën 14 viktima dhe 12 pacientë të lënduar. Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive. Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti pasi është kapur me pushkë, tentoi të arratiset. “Më 10.09.2021 në ora 17.20 në rajonin e Bit Pazarit policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria B.A.(27) nga Shkupi. Pasi kanë ndaluar automjetin “Audi A7″, me targa të Shkupit, i denoncuari ka dalë nga vetura dhe iku në arrati, por është kapur dhe gjatë kontrollit te ai është gjetur pushkë, dy korniza me shtatë plumba të kalibrit 9 mm pa leje për posedim, celular dhe mjete të tjera. Pas dokumentimit të rastit kundër…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 gradë” njofti se në tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Greqisë, teksa do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që do të vizitojë zyrtarisht atë vend. “Në fillim të tetorit, më 5 dhe 6 tetor, duhet të bëhet vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, tha ai. Ndryshe Pendarovski do të takohet me kryeministrit grek, kryetarin e parlamentit si dhe është i mundshëm edhe një takim me kreun e opozitës.
Dorëheqjet e ministrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë nga LSDM dhe BDI që erdhën si pasojë e opinionit publik dhe për matematika zgjedhore, nuk bindin aspak shqiptarët. Komentues të ndryshëm në rrjete sociale thonë se nuk mund të shpërlahet përgjegjësia e qeverisë me këto dorëheqje, dhe përgjigjen do ta marrin jo më larg se më 17 tetor në zgjedhjet lokale. Mllefi ndaj pushtetit është i madh sidomos pas tentativës që tiu hedh hi syve opininionit me dorëheqjet e Venko Filipçes dhe Ilir Hasanit. Opinioni publik kërkon që përgjegjësit për tragjedinë në Tetovë por edhe shefat e tyre të mos shpëtojnë vetëm…
Policia ka arrestuar një 80-të vjeçar nga Tetova pasi në shtëpinë e tij ka gjetur drogë të llojit heroinë si dhe 197 plumba të kalimbreve të ndryshme. Ministria e punëve të Brendshme informoi se 80 vjeçari nuk ka pas liçencë për plumbat. MPB “Dje rreth orës 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria personin S.B. (80) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur heroinë dhe më vonë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij familjare, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 197 plumba të kalibrave të ndryshëm”. Heroina…
Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin! Ilir Hasani

