Deputeti i Të majtës, Dimitar Apasiev pas rikthimit të seancës për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”, ka cituar nenin 60 të Rregullores së punës së Kuvendit.
Apasiev tha se në nenin 60 dhe 61 thuhet se kryetari i Kuvendit i thirr seancat dhe kryeson me të njëjtat, dhe kjo nuk ndodh vetëm në rast të mungesës dhe pengesës së kryetarit. Në këtë rast me seancat kryesojnë nënkryetarët, në bazë të rendit të konstatuar paraprakisht.
“Xhaferi është i pranishëm në objektin e Kuvendit dhe kërkoj që ai të kryeson me seancën”, tha Apasiev.
Siç potencoi Apasiev, kryetari nuk është as në mungesë dhe as nuk ka pengesë për të udhëhequr me seancën dhe kërkoi që të rikthehet në seancë duke kërkuar edhe një orë pauzë.



