Në periudhën nga ora 22:50 minuta të datës 10.11.2021 deri më ora 01:00 minuta të datës 11.11.2021, nëpunës policorë të SPB Tetovë, Njësiti Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe të Tregtisë me Njerëz dhe Njësia për Kriminalitet Tejkufitar dhe Migrime në bashkëveprim me Inspektoratin e Punës kanë realizuar kontrollime aksionale në tri objekte gastronomike në rajonin e Tetovës.
Gjatë këtyre aksioneve, në ora 00:30 minuta në objekt gastronimik në f. Sedllarcë e Epërme-Tetovë, janë arrstuar A.K. (34) dhe E.K. (37), të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mosmbajtjen e lejes për qëndrim. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Në ora 01:50 minuta, në objekt gastronomik në f. Zherovjan-Tetovë, nga liria janë privuar katër shtetase të huaja, edhe atë K.I. (29) nga Republika e Bullgarisë, D.K. (32) nga Republika e Serbisë, A.H. (24) nga Federata e Rusisë dhe M.N. (26) nga Republika e Serbisë, për arsye se e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, përkatësisht kanë qëndruar më shumë se është e lejuar.
Ato janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzim përkatëse.


