Më datën 10.11.2021 në f. Balindoll-Gostivar, nëpunës policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria A.K. (40) nga f. Leunovë, komuna Rostushë dhe A.J. (21) nga Gostivari. Gjatë kontrollimit të automjetit ”opel astra”, pronë e A.K., në të cilin ka qenë edhe A.J. janë gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe tableta.
Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.


