Sot (11.11.2021) rreth orës 06:30 minuta në f. Mërzenci-Gjevgjeli, nëpunës policorë të NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria S.J. (19) nga f. Mërzenci. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, terezi dixhitale dhe sende tjera me mbetje të marihuanës, derisa në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një paketim me materie në gjendje pluhuri.
Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


