Një delegacion nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga dekani, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, sot, në 113 – vjetorin e Kongresit të Manastirit, Alfabetit të gjuhës shqipe, e vizitoi Shtëpinë Muze në Manastir, në cilën prej 14-22 nëntor 1908 i zhvilloi punimet Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Dekani i Fakultetit Pedagogjik, së bashku me pedagogët dhe përfaqësuesit e studentëve u pritën nga drejtori i këtij institucioni kulturor, Zait Aliu. Prof. Dr. Lulzim Mehmedi theksoi se kësaj date historia jonë i ka dhënë vendin dhe rolin që i takon, andaj është në detyrën e institucioneve…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i’a ka prezantuar Shtabit kryesor Koordinativ të Krizës, masat e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat i miratuan në mbledhjen e javës së ardhëshme. Ministria e Shënsetësisë njoftoi se në mbledhjen e sotme, nuk janë arritur konkluzione dhe masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancë të Qeverisë. Ministria e Shëndetësisë “Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend. Masa të tilla, por edhe shumë më rigoroze janë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në facebook njoftoi se në nëntë muajt e parë të këtij viti u ndërprenë 12 dërgesa ndërkombëtare me marijuanë dhe hashash, gjatë të cilave janë shkatërruar pesë grupe kriminale, si dhe janë zbuluar tri plantacione marijuane në zonën e Ohrit, Strumicës dhe Tetovës, si dhe dy laboratorë për prodhimin e marijuanës nëpër banesa në Shkup, transmeton Portalb.mk. Ai tregon se në periudhën nga janar-tetor 2021, për të frenuar trafikun e paligjshëm të drogës, janë kryer gjithsej 390 bastisje banesash dhe ambientesh, 320 ekzaminime personash dhe automjetesh dhe një kontroll…
Gjendja me Kovid-19 në shkolla është absolutisht stabile. përqindja e rasteve pozitive në nivel ditor sillet mes 0,01 dhe 0,03, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është rreth 0,3 për qind nga gjithsej 255 mijë nxënës të cilët vijojnë mësimin me prani fizike, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke shtuar se për shkak të situatës stabile, mbetet skenari i parë – prani fizike dhe se gjendja ndiqet vazhdimisht. Nëse Komisioni për sëmundje ngjitëse më tej ka informata të ndryshme dhe nëse ndodhë diçka tjetër, tha ajo, MASH-i është i gatshëm të reagojë dhe ta ndryshojë skenarin…
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë sot njofton se tashmë kanë nisur procedurë kundër dy të rriturve dhe një të mituri, të cilët dyshohet se gjatë ditës së djeshme në fshatin Çegran kanë tentuat ta vrasin një prokurori publik nga Gostivari. Nga Prokuroria e Tetovës thonë se kanë marrë rastin përsipër, për shkak se i dëmtuari është prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa si rrjedhojë është marrë ky veprim, që të sigurohet paanshmëri gjatë hetimeve. “Në orët e hershme të 21 nëntorit, të dyshuarit , së bashku me një minoren të moshës 17-vjeçare, kanë tentuar që me paramendim…
FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,03 % në raport me vendimin e datës 15.11.2021. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,607 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 41,245 den/kg. Nga…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot deklaroi se gjendja epidemiologjike nëpër shkolla është e qëndrueshme dhe se si rrjedhojë mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike. “Gjendja me Kovid-19 në shkolla është absolutisht stabile. përqindja e rasteve pozitive në nivel ditor sillet mes 0,01 dhe 0,03, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është rreth 0,3 për qind nga gjithsej 255 mijë nxënës të cilët vijojnë mësimin me prani fizike, tha Carovska, duke shtuar se për shkak të situatës stabile, mbetet skenari i parë për mësim në kushte pandemie, respektivisht mësimi me prani fizike. Nëse Komisioni për Sëmundje…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 23:40 kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti ditë më parë përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualishtë një grua nga Kosova. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Gjilan, 21.11.2021 – 23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Presidenti, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Bashkëqytetarë të dashur të nacionalitetit shqiptar, urime 22 Nëntori, Dita e alfabetit shqip. Më se sinqerisht ju dëshiroj që festën ta kaloni, para së gjithash, në shëndet të mirë, gëzim dhe mirëqenie. Unifikimi i alfabetit shqip që ndodhi para 113 viteve në Manastir nuk ishte vetëm moment kthese në kodifikimin e gjuhës shqipe dhe etablimin e saj, por edhe ndërhyrje kulturore, shpirtërore dhe nacionale e popullit shqiptar. Që këtej, 22 Nëntori…
Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljubço Nikollovski deklaroi sot se nuk e sheh veten si kandidat për funksionin e kryeministrit. “Aktivitetet e caktuar për ditën e nesërme të LSDM-së tërheqin vëmendjen e opinionit. Bëhet fjalë për partinë më të madhe që është demokratike, moderne, në të cilën edhe para disa muajve kishte zgjedhje për kryetar të partisë, kishte vetëm një kandidat. Në rast se edhe tani vendoset që të hapen të njëjtat procedura, do të kemi procedurë transparente dhe demokratike, gjë që nuk e ka asnjë parti politike tjetër, dhe ku gjithsecili që i plotëson kushtet mund të kandidoj. Unë…
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Shtabi i Krizës në mbledhjen e sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për masa shtesë, respektivisht për masën që “nëpunësit shtetërorë të shkojnë me punë me test ose certifikatë për vaksinim”, shkruan TV21. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se ministri Venko Filipçe gjatë ditës së sotme do të realizojë takim me përfaqësues të sindikatave, ndërkaq gjatë ditës së nesërme në Qeveri do të merret vendimi në lidhje me masat e reja. “Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë do të japin rezultate në ruajtjen e situatës së qëndrueshme…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se ndryshimi në krye të LSDM-së dhe në Qeveri është përpjekje për të fshehur të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryeministrit Zoran Zaev dhe nuk pret ndonjë hap të rëndësishëm nga Dimitar Kovaçevski nëse ai zgjidhet lider i ri i LSDM-së dhe mandatar i ardhshëm. “Si një qeveri që ka katër vjet e gjysmë që qeveris me Maqedoninë, po bën një manovër tjetër të pasuksesshme, e cila synon të bëjë një ulje të mirë jashtë politikës dhe evakuim dhe dislokim të shpejtë të gjithçkaje që është grabitur deri tani. Natyrisht, është edhe një përpjekje…

