Author: Hamdi Kumanova

Për shkak të kondicionit të zvogëluar fizik, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje të vazhdueshme, depresion, shqetësim dhe cilësi të zvogëluar të jetesës, numër i konsiderueshëm i pacientëve që kanë kaluar Kovid-19 kanë nevohë për rehabilitim fizikal. Kjo u theksua në onlajn diskutimin javor të cilin e organizoi Oda e Mjekëve me temë “Rehabilitimi i pacientët që kanë kaluar Kovid-19”. Ngjarjen edhe këtë të diele e moderoi kryetarja e Odës së Mjekëve, prof. dr. Kalina Grivëeva Stardelova, e cila theksoi se post-kovid komplikimet paraqiten në sisteme të ndryshme të organizmit të njeriut dhe se ato kërkojnë trajnim të mëtejmë profesional dhe mjekim.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm, në ora 05:30 në fshatin Çegran është kryer atentat ndaj një prokurori publik, transmeton TV21. “Gjatë mëngjesit të sotëm, në ora 05:30 në fshatin Çegran, Gostivar, është kryer përpjekje për vrasje të prokurorit publik të Prokurorisë Publike Gostivar. Prokurori publik është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin mjekësor në klinikat e Shkupit. Prokurori publik është sulmuar me thikë duke iu shkaktuar plagë në gjoks. Prokuroria Publike ka ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim./TV21

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arosvska ta shqyrtojë paralajmërimin për shtyrjen e projektit për transport të shpejtë me autobus. Paratë për këtë projekt tashmë janë siguruar në buxhet, nga kredia e marrë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski. Sipas tij, projekt i ka kaluar të gjitha fazat dhe ka marrë dritën jeshile për realizim si zgjidhje ideale për bllokimin e trafikut në qytetin e Shkupit. “Si projekt është vlerësuar shkëlqyeshëm nga ekspertët ndërkombëtarë se me këtë zgjidhet një çështje e madhe dhe një problem i madh i qytetit të Shkupit.…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri bullgar dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov e akuzoi presidentin dhe kandidatin për mandat të dytë Rumen Radev, se vetëm për një javë ka arritur t’i prishë marrëdhëniet e Bullgarisë me të gjithë fqinjët e saj. Nga vendi më i preferuar në Ballkan, sipas Borisovit, Bullgaria tashmë i ka marrëdhëniet e prishura me të gjitha vendet fqinje dhe urrehet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, urrehet me Turqinë dhe ekziston rrezik real për konflikt etnik dhe rrezik prej emigrantëve ilegalë. Borisov theksoi se është e turpshme Radevi të shkojë në takimet e kreut të NATO-s, ta udhëheqë nismën “Tri…

Lexo më Shumë

Një pjesë e tymit që del nga oxhaku i këtij institucioni përfundon në mushkëritë e pacientëve dhe qytetarëve të Kumanovës. Që nga viti 2017 deklaratat e institucioneve kompetente rreth gazifikimit të ngrohjes në këtë institucion, janë se diçka e tillë pritet të ndodhë së shpejti. Deklaratë e ngjashme u tha edhe një vit më parë. Tani drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva, pret që në pjesën e dytë të dimrit, ngrohja të nisë përmes gazit natyrorë. “Ne tashmë jemi në fazën përfundimtare. Është montuar e gjithë pjesa e makinerisë hapësira plotëson të gjitha standardet, rrjeti është kontrolluar. Megjithatë, duhet…

Lexo më Shumë

Tetë familje nga Gostivari kanë mbetur pa kulm mbi kokë për shkak se mëngjes rreth orës 5:00, hapësirat ku ata banonin u dogjën plotësisht. Sipas informacioneve të bara, zjarri është shpërndarë diku rreth orës 5 dhe shumë shpejtë është shpërndarë. Nga zjarri mbetën pa kulm tetë familje të cilët janë edhe raste sociale. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa familjet tashmë kërkojnë akomodim, për shkak se, siç thonë ata, zjarri dogji gjithë pronën e tyre. Për shkak të vjetërsisë së objekteve dhe materialit që digjet, ndërhyrje e zjarrfikësve nuk ka qenë efikase edhe pse zjarri shumë shpejtë është lokalizuar.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në bulevardin 8 shtaatori në Shkup në afërsi të fakultetit pedagogjik. Nga fotografitë shihet se bëhet fjalë për makinë „Citroen“, e cila për arsye të panjohura ka hipur mbi betonin i cili i ndan korsitë. Në afërsi ka edhe kalim për këmbësorë. Për tani nuk ka informata se a ka viktima në këtë aksident trafiku.

Lexo më Shumë

Ish kreu i komunës Gazi Babë, Boris Georgievski nuk ka nisur asnjë procedurë për ndërtimin e shkollës fillore në Idrizovë. Deklaratat e tij se nxënësit e Idrizovës shumë shpejt do të bëhen me shkollë fillore mbetën vetëm premtime boshe. Këtë e konfirmoi kreu i ri i kësaj komune, Boban Stefkovski. Ai tha për Alsat së udhëheqja e kaluar nuk kishte përgatitur projekt për këtë objekt shkollor e as që kishte dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e Arsimit. “Komuna nuk ka përgatitur projekt për ndërtimin e shkollës fillore. E vetmja gjë që jam informuar nga shërbimet profesionale është se ka…

Lexo më Shumë

Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 është pozicionuar në nivel prej 11,865 miliardë denarë, prej të cilave 10,885 miliardë denarë janë të dedikuara për realizim të projekteve kapitale. Me të parashohim të realizojmë nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudha, gazifikim dhe infrastrukturë komunale. Madje 91,7 për qind e mjeteve janë të dedikuara për projekte kapitale, informoi ministrit i këtij dikasteri, Bllagoj Boçvarski. “Projekt kapital të cilit do t’i kushtojmë vëmendje të madhe është ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë. Fokus të fortë i japim ndërtimit të seksioneve të autostradave…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk komenton dorëheqjen e paralajmëruar për ditën e martë të Zaevit nga kreu i partisë. Ai thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare. Këto komente Mickoski i bëri gjatë qëndrimit në Ohër.“Sa i takon pyetjes nëse Zoran Zaevi do të japë dorëheqje nuk do të doja të komentoja sepse shumë herë edhe në të kaluarën e ka thënë se e ka tërhequr fjalën. E lejmë që të vendosë ai. Unë vërtetë nuk dua të përzihem në punët e LSDM-së. ajo është çështje e tyre dhe ata le të vendosin për zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Ministri i Transporti dhe Lidhjeve i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Boçvarski premtoi se faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të përfundojë në vitin e ardhshëm. “Punimet ndërtimore në autostradën Shkup – Bllacë zhvillohen me dinamikë të mirë dhe presim që vitin e ardhshëm të përfundojë ndërtimi i fazës së parë dhe të nënshkruhet procedura tendruese për fazën e dytë nga Bllaca në Stankovec”, tha Boçvarski në paraqitjen për media ku prezantoi buxhetin e këtij dikasteri për vitin 2022, transmeton TV21. Sa i takon shpronësimit të tokave në këtë pjesë, Boçvarski tha se kjo çështje ka përfunduar. “Kur…

Lexo më Shumë

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli urdhër për zbatim të hetimit kundër dy personave të rritur nga Pakistani dhe dy minorenë nga Afganistani. Të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe të gjithë të dyshuarit me vendim u caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Siç njoftoi Prokuroria Publike, të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer vepër penale Organizim të grupit dhe nxitje të kryerjes së veprave tregti me njerëz, tregti me minoren dhe kontrabandim të emigrantëve nga neni 418-v paragrafi 2…

Lexo më Shumë