Ministria e Shëndetësisë, informon se sot në vendin tonë do të arrijnë 110.612 vaksina “Fajzer”. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, këto vaksina janë blerë nëpërmjet sistemit Kovaks, . Deri në fund të viti, siç shtojnë, nëpërmjet sistemit Kovaks, janë porositur edhe 100 mijë vaksina “Fajzer”. Vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Author: Hamdi Kumanova
“Për Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit, lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror është një nga prioritetet në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike. Gazifikimi i vendit është vendimtar për ekonominë dhe ka përfitime si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe shoqërinë në tërësi”. Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin e diskutimit “Roli i gazit natyror në tranzicionin energjetik”, në suaza të Forumit të biznesit që u zhvillua sot në Varshavë si pjesë e Takimit të ministrave…
Grupi i deputetëve të LSDM-së akuzoi se VMRO-DPMNE-ja opozitare me ditë të tëra i pengon në Kuvend ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës për ditën e diel ditë jo pune, me çka theksojnë, vazhdon të punojë kundër punëtorëve, kundër qytetarëve dhe interesave të tyre. “Çka ka VMRO-DPMNE-ja aq shumë kundër punëtorëve sa që vazhdimisht pengon këto ndryshime ligjore? Këto ndryshime ligjore lejojnë 92 përqind të punonjësve të pushojnë të dielave dhe të krijojnë një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale. Ata ende kundërshtojnë që 4.700 mësues dhe asistentë të arsimit të punësohen. VMRO-DPMNE është kundër punëtorëve, kundër mësuesve,…
Aleksandar Dashtevski, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për “TV24” njoftoi se serveri për sistemin identifikues biometrik të votuesve tashmë është instaluar dhe koduar për mbrojtjen e të dhënave. “Vetëm serveri është mbi një milion euro, ndoshta dy, nuk e di. Por ekziston edhe kriptologjia, kriptimi i të dhënave. Ato janë të koduara dhe është një proces shumë i shtrenjtë. Dhe të dhënat e tyre të koduara tashmë na janë dhënë nga Ministria e Brendshme, nga kompania e tyre. Ato vendosen me ne në serverin tonë, i cili tashmë është konfiguruar dhe koduar. As kryetari dhe as nënkryetari i KSHZ-së nuk…
Ish-kryeministri Ljubço Georgievski për “TV21″ tha se maqedonasit e kanë të vështirë të përballojnë ndryshimet demografike në vend. Ai shton se ndryshon edhe demokracinë. “Maqedonasit e kanë të vështirë të përballen me ndryshimin demografik, ndërsa aty ku ka ndryshime në demografi, ato sjellin ndryshime në demokraci, gjegjësisht një ndryshim në rregullat demokratike që kanë qenë të vlefshme deri më tani. Më kujtohet shumë mirë që në zgjedhjet e para lokale në 1996, në qytete, për shembull, në Kërçovë, Strugë apo Çair, OBRM-PDUKM dhe LSDM luftuan se kush duhet të ishte kryetar komune, dhe votat e shqiptarëve ishin në njërën anë…
Gjykata Penale në Shkup gjatë dhjetë ditëve të kaluara, me respektimin e të gjitha afateve ligjore, arriti të përgatisë 3.500 certifikata dhe vërtetime nga evidenca penale dhe ndëshkuese, me kërkesë të të gjithë kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe kandidatëve për kryetarë komunash nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, të lindur në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga Gjykata Penale thonë se sipas nenit 67 paragrafi 3, në lidhje me nenin 7 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, të gjitha Komisionet Komunale, në mënyrë elektronike i kanë dorëzuar të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (21.09.2021) në territorin e Shkupit janë regjistruar 224 shkelje në trafik. “42 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 2 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar, 58 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 54 për parkim të parregullt”, njoftojnë nga MPB.
Instituti për Shëndet Publik në periudhën prej 13 deri 19 shtator, ka regjistruar më pak raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 187.622, prej të cilëve 168.700 janë shëruar, ndërsa 6.489 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive (deri 22 shtator) është 12.433. Në periudhën 13 – 19 shtator, janë bërë gjithsej 28.972 testime, ndërsa 3.340 raste kanë rezultuar pozitiv, në 32 qytete të vendit. Kjo është për 3.4 përqind më pak në krahasim me javën paraprake. Përqindja e rasteve pozitive lëviz prej 7.8 deri 14.3 përqind, ndërsa…
Qendra për aftësimin e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve sipas standardeve botërore I organizuar me plan, modern dhe i pajisur për shfrytëzim Pas disa muajsh përgatitje dhe investime financiare, “KOUZON” e paraqet para opinionit poligonin e parë të organizuar me plan dhe qendrën edukative për aftësimin e zjarrfikësve-shpëtimtarëve, aftësime për të gjitha llojet e mbrojtjes kundër zjarrit dhe certifikata detare. Qendra trajnuese në hapësirën prej 5.100 metër katror, gjendet në qarkun e ish Kombinatit kimik “OHIS” në Shkup dhe i ka të gjitha kushtet që të bëhet qendër e të gjitha aftësimeve të ardhshme të profesionistëve të ardhshëm maqedonas zjarrfikës-shpëtimtar, por edhe…
Reagim i Aleancës për Shqiptarët Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani sot tentoi të manipulojë opinionin për të fshehur pazaret e tyre me LSDM për Bërvenicën, por pranoi një të vërtetë të madhe. Ai pranoi se BDI garon me dy kandidat, kryetarin aktual të kamufluar si të pavarur dhe një kandidat me sigël të BDI dhe në këtë mënyrë e përçajnë votën shqiptare. Zëdhënësi i BDI-së gënjen kur flet edhe për partinë fituese në Bërvenicë. Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, lista për këshilltarë e Aleancës për Shqiptarët fitoi më shumë vota, 1.138 dhe BDI 910. Në zgjedhjet e…
Paga mesatare e paguar neto për punonjës në korrik të këtij viti arriti në 28.540 denarë dhe është për 4.8 përqind më e lartë se i njëjti muaj vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto në sektorët: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (15.1%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (14.2%) dhe Aktivitetet e tjera të shërbimit (13.5%). Rënia e pagës mesatare mujore të paguar neto është regjistruar në sektorët: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.5%), Administrata Publike dhe Mbrojtja; sigurimet e detyrueshme shoqërore (4.3%)…
Një foshnjë një muajshe është pacienti më i ri në spitalin në Kozle. Aktualisht atje ka rreth 20 fëmijë pozitivë me coronavirus. Drejtori i spitalit, mjeku Besnik Zeqiri, në “Utrinski Brifing” tha se 4 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. “Nga grupi shkollor ka gjithsej 15 fëmijë, që kur filloi viti shkollor, numri i fëmijëve 16-vjeçarë është rritur pak. Fëmijët më të vegjël shoqërohen nga prindërit e tyre. Shumica e prindërve, pra 80 për qind e tyre, janë pozitivë dhe trajtohen së bashku me fëmijët”, tha Zeqiri. Coronavirusi gjithashtu mori shumë jetë të reja. Brenda një muaji, pati vdekje…

