Një Komision i përkohshëm i Prokurorisë Publike do të ndjekë parregullsitë eventuale zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale, të caktuara për më 17 tetor 2021. “Ngjarjet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, të caktuara për më 17 tetor 2021, janë me interes të përgjithshëm për publikun. Prej këtu, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për formimin e një Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale në lidhje me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimi nga Kodi Penal dhe vepra të tjera të cilat do të ishin bërë gjatë…
Author: Hamdi Kumanova
Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Strugë nuk ka fund. Katër vite, qytetarët e Strugës ose nuk kanë pasur ujë për pije ose kanë pirë ujë të ndotur e të ndaluar për pije. Për këtë, askush deri sot nuk është përgjigjur. E fundit është sot. Prej dy apo tre ditësh qytetarët e Strugës kanë shfaqur ankesa të shumta për ujë të papastër në çezmet e tyre dhe mungesë për orë të tëra. Për çudi, ndërmarrja që është kompetente për cilësinë e ujit, del me njoftim pas dy apo tre ditësh dhe pa pikë turpi jep njoftimin se qytetarët e Strugës prej…
Shkupjania 35-vjeçare dyshohet se ka kryer gjashtë grabitje të rënda në periudhën nga 3 deri 21 shtator, përcjell Alsat. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike, ajo ka hyrë në amvisëri të ndryshme duke u prezantuar si infermiere, regjistruese, ose mbesë e ndonjë fqinje, pas çka ka kryer vjedhje brenda shtëpive. 35-vjeçarja dyshohet se vjedhjen e parë e ka realizuar me 3 shtator, respektivisht në stacionin e autobusit në Hasanbeg. E njëjta i është afruar palës së dëmtuar, ka biseduar shkurt me të dhe i ka marrë çantën në të cilën ka pasur kuletë dhe kartelë në vlerë prej 6 mijë…
Gjersa opinioni reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se fjala bullgare do të hiqet nga tekstet shkollore dhe monumentet ku përmendet okupatori fashist bullgar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski bëri një deklaratë, ku tha se maqedonasit para pushtimit bullgar ishin në pushtimin serb. Ai tha se në banovinën e Vardarit maqedonasit ishin serb të jugut. “Dhe dikush duhet të shkruajë se para pushtimit fashist bullgar kishte pushtim serb 23-vjeçar në Jugosllavi, birucë e popujve. Në të cilën ishim banovina e Vardarit dhe ishim serbë të jugut”, shkruan në Facebook Georgievski.
Një punëtorë ka vdekur, pasi që është rrëzuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në rajonin e Gazi Babës. “Më 23 shtator të vitit 2021 në ora 16:39 në SPB Shkup nga Ndihma e shpejtë është denoncuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në rajonin e Komunës së Gazi Babës, është rrëzuar punëtori M.C. (55) nga Shkupi, i cili ka vdekur në vendngjarje. Është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Shkup dhe inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik është dorëzuar në Institutin për mjekësi gjyqësore për autopsi”, informuan nga Ministria e…
Një punëtorë ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë në rajonin e Gazi Babës, shkruan Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:39 minuta. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e 55-vjeçarit nga Shkupi me iniciale M.C. Përveç ekipeve mjekësore dhe organeve të rendit, në vendin e ngjarjes kanë kryer kontrolle edhe Inspektorati Shtetërorë i Punës, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Кompania Ecolog International nga Tetova sot ka dhuruar 10 autoambulanca për Shtëpitë e Shëndetit në Maqedoni. Në ngjarje kanë marrë pjesë përfaqësueses të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të kompanisë. Autoambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme dhe do të jenë në dispozicion të atyre që kanë nevojë.
Mjekes nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës e cila para dy ditëve u arrestua nën dyshimin për marrje të ryshfetit nga pacientët iu shqiptua masa e paraburgimit në kohëzgjatje për 8 ditëve, ndërsa Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë kundër saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Alsat. Ndryshe ditë më parë Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se është arrestuar një mjeke nga Kumanova, nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.. Bëhet fjalë për mjeken E.S., e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës.
Njeriu që bëri revolucion në botë të ushqimit dhe pulës së shijshme, personi të cilin miliarda njerëz nga e tërë bota e njohin me mjekrën e tij legjendare të bardh, rrobat e bardha dhe harkun e zi, “ personi i dytë më i njohur në botë” vjen në Maqedoni! Receta e tij origjinale nga 11 rrënjë dhe erëza është fshehtësia e cila po i tërheq mijëra gurman që në nivel ditor të përjetojnë pulën më të shijshme në më shumë se 25.000 restorante në tërë botën. Ndërsa tani, burime të vërtetuara tregojnë se njeriu nga logoja e KFC në mënyrë…
Teksti integral nga konferenca për media e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar: Letër e hapur drejtuar kryeministrit Zaev Z.kryeministër! Ne jemi FRASH, ose ndryshe Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ose edhe më qartë të rinjtë e qytetit të Gostivarit, pjesë e ekipit Taravari dhe po të drejtohemi publikisht me këtë letër të hapur! E dimë që duhet të jesh shumë i zënë me hallet e njerëzve se atë punë ke, por dhe ky i yni hall është ndaj ju lutem të na merrni në konsideratë! Disa të rinj të qytetit tonë me të drejtë bënë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot e mbajti seancën e 25-të në të cilën u miratua Propozimi i partive politike për ndryshim të të dhënave nga lista zgjedhore dhe për Ndryshimin dhe plotësimin e Regjistrit të radiodifuzerëve, mediave elektronike dhe mediave të shtypura. Anëtarët e KSHZ-së u apeluan radiodufuzerëve të cilët ende nuk kanë kryer korrigjime në çmimoret e tyre, ta bëjnë atë, duke pasur parasysh faktin që fushata fillon shumë shpejt. Komisioni nuk i miratoi Instruksionin për mënyrë e konfirmimit të identitetit të votuesit dhe Propozim formularin për votim mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga këshilli zgjedhor të kryetarit dhe…
Në Universitetin e Tetovës, përmes platformës online u realizuan intervistat me studentët që kanë aplikuar për bursën universitare në ciklin e parë për vitin akademik 2021-22. Nga Zyra për Arsim e UT-së, informojnë se, interesimi i studentëve për shfrytëzimin e bursës ishte i lartë. Kriteri kryesor për të fituar bursën e lartpërmendur është mesatarja e notave gjatë studimeve, e cila duhet të jetë mbi 9.5. Rezultatet finale të fituesve do të shpallen pas shqyrtimit të përgjigjeve të intervistave nga komisioni për vlerësim, dhe më pas do të vendoset se cilët studentë do të lirohen nga participimi në bazë të pikëve…

