Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev pati bisedë telefonike me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është rrugës për në Bullgari, lidhur me fatkeqësinë e rëndë të autobusit në autostradën Struma. MPJ e Bullgarisë njofton se Stoev u shprehi ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, si dhe shpresë për rikuperim të shpejtë të të mbijetuarve. Ministri bullgar i Punëve të Jashtme e bindi kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut se vendi ynë do të sigurojë ndihmë të plotë në hetimin e fatkeqësisë së komunikacionit, si dhe në ofrimin…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska në profilin e saj në Facebook ka shprehu ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.[ “Tragjedi e tmerrshme! Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve. Në këto momente të pikëllimit kolektiv, mendimet dhe forcat tona i drejtojmë tek ata që humbën më të dashurit e tyre – qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”, shkruan Shekerinska.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipe nga Bullgaria ka deklaruar se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe. Ai tha se 46 persona e kanë humbur jetën, ndërsa shtatë personat të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në gjendje stabile. “Jemi dakorduar që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët t’i transferojmë në Shkup. Ka më tepër anëtarë të një familje”, tha Filipçe, raporton SHENJA.
Në lidhje me tragjedinë në Bullgari, ku në një aksident trafiku ka në humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. “I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë nën 18 vjet. Ngushëllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari. “Nuk ka fjalë që mund ta shprehin dhimbjen në këto momente. Ngushëllime për familjarët e viktimave. Kjo është një tragjedi e madhe për Maqedoninë”, ka shkruar Mickoski.
Një vajzë 17 vjeçare dhe gjashtë të rritur janë pranuar në spitalin Pirogov në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma, tha për BTA doktoresha Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në institucionin mjekësor. Siç shtoi ajo, nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre. Vajza dhe pesë nga të rriturit ndodhen në Klinikën e Djegieve, ndërsa njëri është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithë ata i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma pak pas orës 02.00, në afërsi të fshatit Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë ka qenë duke udhëtuar në drejtim…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tani ndodhet në Bullgari për të takuar të mbijetuarit nga aksidenti i rëndë rrugor në autosdradën Struma në Bullgari. Në intervistë për Bulgaria ON AIR,ai është shprehur se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat i shtruar në sptialin ‘Pirogov’. ‘Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshave të reja nga 25-30 vjeç, ka dhe fëmijë.Tragjedia është e madhe’ është shprehur kryeminstri maqedonas. Ai shtoi se në këtë…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 46 jetëve në aksidentin në Bullgari. “Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari”, është shprehur ajo. “Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime”. “Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”.
Tre mund të jenë arsyet e aksidentit me autobusin në autostradën e Strumës. Një mendim të tillë e ka shprehur eksperti i rrugëve Jonko Ivanov, për Nova.Bg. Të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Bosnek në orën 2:00 të mëngjesit të së martës. Flakët kanë shpërthyer pasi mjeti është përplasur me parmakët. “Mund të jetë cështje tenike. Mund të jetë një problem shëndetësor ose shoferin e ka zënë gjumi. E treta është se nëse ka rënë shi, mund të ketë kontribuar…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një deklaratë për mediat bullgare ka thënë ka ndodhur një tragjedi e madhe. Ai tha se sipas informacioneve, bëhet fjalë për një agjenci turistike nga Shkupi. “Atë që e dimë se është një tragjedi e madhe, ku një autobus me turistë, shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili nga Stambolli është nisur për në Maqedoninë e Veriut, në autobus kanë qenë 53 udhëtarë. Sipas asaj që e di, agjencia turistik është nga Shkupi dhe pres që shumica e qytetarëve janë nga Shkupi. Disa informacione të pakonfirmuara thoin se ka mbi 10 fëmijë…
Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Bojko Rashkov, është deklaruar për media pas aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekur 45 persona, raporton Express. Ai para mediave tha se s’ka parë kurrë diçka të tillë dhe se pamja është e tmerrshme. “Pamja është e tmerrshme dhe jo të gjithë mund ta durojnë atë. Nuk është për t’u parë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. … ne nuk mund t’ju themi sa janë apo kush janë…”, ka thënë Rashkov, raporton Dnevnik. Për aksidentin tragjik ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë. Sipas raportimeve të…
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut. “Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve! Një aksident i rëndë në Bullgari mori jetën e 46 pasagjerëve të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Lutemi për shpirtrat e tyre që Zoti t’i ketë mëshiruar ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin. Shumë e rëndë për ta përballuar për secilin njeri që merr një lajm të atillë e aq më tepër për familjet e të aksidentuarve, ka shkruar Afrim Gashi, raporton SHENJA.

