Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev është nisur herët në mëngjes për në vendin e tragjedisë së tmerrshme në Bullgari, për të vizituar të mbijetuarit e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” ku humbën jetën 46 udhëtarë dhe 7 u lënduan. Zaev për “Fokus” ka konfirmuar se në spital është takuar me të shtatë të mbijetuarit e aksidentit dhe ka biseduar me secilin veç e veç. “I pashë të shtatë të mbijetuarit. Secili prej tyre ka pikëpamjen e tij për aksidentin, që është logjike, por megjithatë duhet pritur hetimi që të mos dalin spekulimet, gjë që është veçanërisht e papranueshme…

Lexo më Shumë

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të autobusit që u dogj në autostradën “Struma” kanë mbërritur para spitalit “Pirogov”. Shaban Rashitovski nuk ka të afërm në mesin e viktimave, por katër nga pasagjerët janë fqinjë të tij. Sapo mori vesh për tragjedinë, shkoi në Sofje për të ndihmuar, tranmeton TetovaSot. “Unë jam nga Shkupi, janë katër persona nga fshati im në spital dhe për këtë kam ardhur të ndihmoj me aq sa kam mundur. Nëse ata kanë nevojë, prandaj jemi këtu, ne do të ofrojmë gjithçka për ta. Dy burra, një vajzë dhe një grua – dy familje. Unë nuk kam…

Lexo më Shumë

Nga Qyteti i Shkupit kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. “Qyteti i Shkupit shpreh ngushëllime të thella për familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Bullgarinë fqinje. Tragjedia që ndodhi është shumë e rëndë, nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e bashkëqytetarëve tanë. Kryetarja e Qytetit të Shkupit këtë mëngjes u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Udhëtarëve të lënduar u urojmë shërim të shpejtë”.

Lexo më Shumë

Burimet e Alsat brenda spitalit të Sofjes, bëjnë me dije se këta janë 7 personat që i mbijetuan tragjedisë në Bullgari, aty ku humbën jetën 45 persona të tjerë. Këta persona tanimë gjenden në trajtim mjeksorë, derisa bëhet me dije se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Lista e personave: Sh. N. Saleh 36 vjeç Medina Lutfi 25 vjeç Lulzim Sulejmani 26 vjeç – shtetas i Serbisë Gjyla Jasharovska 49 vjeç Minir Jasharovski 50 vjeç Ebib Pajazitovski 49  vjeç Zulehja Jasharovska 16 vjeç

Lexo më Shumë

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, kur një autobus i një agjencie turistike nga Shkupi është kapluar nga flakët. “Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, deklaroi kryeministri maqedon Zaev. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. Zyrtarët thanë se aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut,…

Lexo më Shumë

Policët maqedonas kanë hyrë në ambientet e kompanisë “Besa Trans” në Shkup, për shkak të aksidentimit të autobusit të saj në Bullgari, ku humbën jetën rreth 46 persona. Kompania aktualisht është e mbyllur dhe sipas gazetës bullgare “Trud”, pronari i kompanisë së autobusëve është shqiptari Azdren Ziberi. Sipas informacioneve jozyrtare, “Besa Trans” kishte zyra edhe në Kyustendil të Bullgarisë. Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV. Ende nuk dihen shkaqet…

Lexo më Shumë

Autobusi ka goditur gardhin mbrojtës, ndërsa goma e djathtë e përparme ka shpërthyer, dhe kështu autobusi ka lëvizur zvarrë dhe është derdhur naftë të cilën shoferi i autobusit e kishte poseduar dhe mbajtur në pjesën e përparme të autobusit afër vetes në disa tuba. Shpërthimi ka ndodhur përshkak ngrohjes të cilët e kishte patur të lëshuar autobusi. Për këtë shkak pjesa e fundit e autobusit është pak më e ruajtur për dallim nga pjesa e parme. Këto janë konstatiemt e para nga eksperti i motorëve me ndezje të brendshme, i cili kishte arritur në momentet e para pas tragjedisë. Sipas…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme formoi shtab të krizave në lidhje me aksidentin që ndodhi në Bullgari në të cilin humbën jetën së paku 45 persona, përcjell Nistori. “Duke e pasur parasysh aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, në të cilin shumë shtetas tanë e humbën jetën e tyre, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në Ministri tashmë funksionon shtabi i krizave në lidhje me fatkeqësinë”, citon MPJ. Ministria gjithashtu informon se dy të punësuarit e saj janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje…

Lexo më Shumë

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski sot do të takohet me drejtorin e Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov, në vendin e aksidentit tragjik në autostradën Struma në Bullgari ku jetën e humbën 46 persona nga Maqedonia e Veriut. Takimin me Joveskin, në deklaratë për BTA e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar Sarafov.

Lexo më Shumë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele apelon që mediat të raportojnë pa sensacion për aksidentin e autobusit në Bullgari dhe të udhëhiqen ekskluzivisht nga standardet dhe parimet profesionale gazetareske. “Informacionet duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, ndërsa nëse nuk mund të konfirmohet ose është supozim duhet thënë ose publikuar. Duke i pasur parasysh përmasat e tragjedisë, Agjencia apelon nga transmetuesit që të rregullojnë programin e tyre dhe të transmetojnë përmbajtje të përshtatshme për ngjarje të tilla, përkatësisht të mos transmetojnë program argëtues. Në të njëjtën kohë, nëse kanë mundësi, të ndalojnë transmetimin e reklamave, theksohet në kumtesën.

Lexo më Shumë

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u kall në rrugën Struma në Bullgari ku të gjallë u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të kovidit në vitin 2021, transmeton Almakos. Për mediet këtë gjë e vërtetuan nga Inspektorati shtetëror i transportit. Prej atje thuan se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale. Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim…

Lexo më Shumë