Sipas konstatimeve fillestare të policisë bullgare për aksidentin në autostradën Struma në Bullgari, autobusi i agjencisë turistike “Besa Trans” është djegur plotësisht në më pak se dy deri në tre minuta, çka është edhe shkaku i numrit të madh të pasagjerëve të vdekur. . Sipas të dhënave paraprake të policisë, zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit. Sipas informacioneve nga hetimi, Infomax jozyrtarisht mëson se në pjesën e përparme të autobusit ka pasur një cisternë ilegal me kapacitet 1000 litra naftë që sigurisht ka ndikuar që ky aksident të kthehet në një tragjedi duke pasur parasysh dizajnin e…
Author: Hamdi Kumanova
Adelon Ajdini -Të gjithë jemi dëshmitarë që me rritjen e motorizimit njëkohësisht po rriten edhe aksidentet në komunikacion, qofshin ato të lehta apo me fatalitet. Të gjithë ne si pjesëmarrës në komunikacion qofshim këmbësorë, ngasës të automjetit apo pasagjerë në një formë apo tjetër mund të jemi palë në ndonjë aksident të komunikacionit. -Numri i madh i të vdekurve dhe I të lënduarve rëndë dhe lehtë në aksidente të komunikacionit rrugor, mund të shpjegohet në rend të pare si shkak i: Rritjes së vrullshme të numrit të automjeteve; Përqindjes së madhe të mjeteve të cilat qarkullojnë në gjendje jo të…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se masat që kanë të bëjnë me vaksinimin kundër coronavirusit janë anuluar për javën e ardhshme. Masat e reja ishin masa të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa këtë javë pritej të miratoheshin në qeveri. Masat e reja kishin të bëjnë kryesisht për punëtorët e sektorit publik nga ku kërkohet që të gjithë punonjësit në këtë sektor të vaksinohen ose çdo 72 orë të paraqesin PCR test. “Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojë që të gjithë të punësuarit në sektorin publik në vetqeverisjen lokale, institucionet qeveritare, për të shkuar në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme e kanë privuar nga liria N.P. (20) dhe S.B. (27), të dy nga Shkupi. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit ndaj N.P., të kryer në rrugën “Jani Llukrovski”, është gjetur dhe marrë amfetaminë nga S.B… Përderisa, gjatë kontrollit në shtëpinë e S.B.. të bërë me urdhër gjyqësor, gjithashtu ishte gjetur dhe marrë amfetaminë. Personat janë arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetë 45 persona që po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll. Blinken shprehet se DASH dhe popullin amerikan shprehin ngushëllimet për humbjet e jetëve. – Advertisements – “DASH dhe populli amerikan shprehin ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është me ata që janë në zi ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.
Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, “Zef Lush Marku” ka njoftuar se mes viktimave në tragjedinë në Bullgari, është edhe një nxënëse e kësaj shkolle, transmeton TV21. Njoftim i shkollës në formë të integruar TELEGRAM NGUSHËLLIMI Drejtoria dhe mësimdhënësit e ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup me pikëllim të thellë shprehin ngushëllime deri tek familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi në Bullgari ndërsa të lënduarve shërime më të shpejta dhe të gjithë ndajnë dhimbjen bashkarisht me ta, ku ndër viktimat është dhe nxënësja e shkollës sonë Erda Muhaxheri. Ngushëllime familjes Muhaxheri dhe gjithë familjeve të…
Përmes një shkrimi në Facebook, pas 15 orësh ka reaguar kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari, “Besa Trans”, shkruan Alsat. – Advertisements – Nga kjo kompani kanë thënë se ata janë në bashkëpunim me organet kompetente të Republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbulohen hetimet sa më shpejtë. “Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë populliin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”. Kompanija esht ne bashkpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa…
Për momentin nuk mund të thuhet se cili është shkaku i aksidentit. Dy faktorë janë të mundshëm, faktori njerëzor ose mosfunksionimi teknik i automjetit, tha prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski para spitalit “Pirogov” në Sofje, ku janë vendosur shtatë nga të mbijetuarit e aksidentit të sotëm me autobus. “Arsyet në këtë moment nuk mund të thuhen. Të gjitha pyetjet janë të hapura. Në fakt, për këtë po zhvillohen hetimet. Kolegët tanë prokurorë publikë nga Republika e Bullgarisë, me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer, i rregullojnë të gjitha gjurmët, mbledhin të dhëna dhe për momentin…
Dëshmitarët e tragjedisë së madhe për median bullgare “24 Orë” thanë se para derës së mesme të autobusit është gjetur trupi i djegur i një gruaje me dy fëmijë të vegjël në krahë, trasmeton TetovaSot nga mediat bullgare. “Ndoshta bëhet fjalë për viktimat më të vegjël, binjakët dhe nëna e tyre”, tha dëshmitari. Sipas medias aktualisht inspektorët janë duke hetuar, gjegjësisht nëse ka pasur karburant shtesë (benzinë) në autobus, pasi nafta ka shpërthyer fort, dhe autobusi ka qenë me naftë. Para vendit të aksidentit është gjetur një copë gome, e cila me gjasë ka shpërthyer, pas së cilës shoferi ka…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka anuluar të gjitha mbledhjet e parapara për sot. Mbledhja e Kryesisë qendrore dhe ekzekutive nuk do të mbahet sonte, siç ishte paraparë, kjo për shkak të tragjedisë në Bullgari, kanë njoftuar nga kjo parti. Në këto mbledhje duhej të vendosej për dorëheqjen e liderit të partisë, Zoran Zaev, transmeton TV21. Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes. Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”. 1. Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut 2. Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut 3. Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut 4. Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut 5.…
Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka bërë të ditur zv. kryeministri Galab Donev në Varna. Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive – zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës. Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave. “Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Donev. Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një…

