Adelon Ajdini
-Të gjithë jemi dëshmitarë që me rritjen e motorizimit njëkohësisht po rriten edhe aksidentet në komunikacion, qofshin ato të lehta apo me fatalitet. Të gjithë ne si pjesëmarrës në komunikacion qofshim këmbësorë, ngasës të automjetit apo pasagjerë në një formë apo tjetër mund të jemi palë në ndonjë aksident të komunikacionit.
-Numri i madh i të vdekurve dhe I të lënduarve rëndë dhe lehtë në aksidente të komunikacionit rrugor, mund të shpjegohet në rend të pare si shkak i:
Rritjes së vrullshme të numrit të automjeteve;
Përqindjes së madhe të mjeteve të cilat qarkullojnë në gjendje jo të rregullt teknike;
Mosnjohjes së duhur të kulturës së komunikacionit nga ana e ngasësve dhe këmbësorëve;
Masave të dobëta preventive dhe ndëshkuese, për ata të cilët nuk i përfillin me përpikëri rregullat në komunikacion;
Mospërshtatja e kushteve të rrugës, trendëve dhe zhvillimeve bashkëkohore në komunikacion;
Numrit të pamjaftueshëm të shenjave dhe sinjalizimit në komunikacion.
-Sa i përket faktorëve të sigurisë në komunikacionin rrugor kemi:
Njeriu si faktorë i sigurisë në komunikacion;
Mjeti si faktorë i sigurisë në komunikacion;
Rruga si faktorë i sigurisë në komunikacion.
-Padyshim që çdonjëri nga tre faktorët e lartëpërmendur kanë rol kyç në ndonjë aksident të ndodhur, ku në bazë të hulumtimeve të bëra, brenda natës llojet më të shpeshta të aksidenteve në komunikacion janë për shkak të:
Mospërshtatjes së shpejtësisë;
Shkëputjes nga rruga;
Gabimet gjatë tejkalimeve;
Lodhja e kështu me rradhë.
-Konstatimi i shkaqeve të ndonjë aksidenti bëhet nëpërmjet inspektimit të vendit të aksidentit (ngjarjes) së komunikacionit, dalja në vend dhe shikimi i vendit ku ka ndodhur aksidenti në komunikacion. Me anë të inspektimit mundësohet që me shikim të drejtpërdrejtë të mblidhen, të vërtetohen (identifikohen) dhe të sqarohen (ndriçohen) të gjitha rrethanat, kushtet dhe faktet e aksidentit në komunikacion. Andaj, pa mbledhur fakte nga vendi i ngjarjes rreth ndodhjes së një aksidenti të caktuar neve nuk mund të konkludojmë se cilat kanë qenë arsyjet e ndodhjes së një aksidenti të caktuar.
-Koha ditore e drejtimit me automjet, nuk guxon të jetë më e gjatë se 9 orë. Me përjashtim, koha ditore e drejtimit me automjet mund të vazhdohet në më së shumti 10 orë por jo më shumë se dy herë në jave.
-Respektivisht pas ngasjes së automjetit prej katër orë e gjysmë nevojitet pushim prej 45 minuta ku pastaj lejohet të drejtohet automjeti edhe për katër orë e gjysmë me çka plotësohet 9 orë vozitje.
-Koha javore e drejtimit me automjet nuk guxon të jetë më e gjatë se 56 orë dhe nuk guxon ta tejkalojë orarin javor maksimal të punës.
-Pushimi i rregullte javor është pushimi që zgjat pandërprerë së paku 45 orë.
-Pushimi i rregullte ditorë është periudha e pandërprerë për pushim prej së paku 11 orësh.
-Për në fund vlen të theksohet se në parandalimin e aksidenteve në komunikacion rol të rëndësishëm luajnë edhe kontrollimet teknike e sidomos tek automjetet për bartjen e udhëtarëve ku përveç kontrollimeve të rregullta kemi edhe kontrollimet e rregullta teknike periodike në çdo 6 muaj.
Autori është inxhinier i komunikacionit