Kapet amfetaminë në Shkup, arrestohen dy persona

Kapet amfetaminë në Shkup, arrestohen dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme e kanë privuar nga liria N.P. (20) dhe S.B. (27), të dy nga Shkupi.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit ndaj N.P., të kryer në rrugën “Jani Llukrovski”, është gjetur dhe marrë amfetaminë nga S.B… Përderisa, gjatë kontrollit në shtëpinë e S.B.. të bërë me urdhër gjyqësor, gjithashtu ishte gjetur dhe marrë amfetaminë.

Personat janë arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat.