Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave të nxënësve për vitin shkollor 2021-2022. Në ueb faqen e MASH-it janë publikuar fituesit e kategorive të ndryshme të bursave të nxënësve së bashku me marrëveshjen për bursa. Më së voni deri më 3 dhjetor të vitit 2021, çdo fitues i bursës duhet ta shkarkojë dhe plotësojë në tre kopje marrëveshjen adekuate për bursa dhe së bashku me kopjen e llogarisë personale të transaksionit ta dorëzojë në MASH. Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesë te Ministria, në adresën: bul. “Sv. Kiril dhe…

Lexo më Shumë

“BIDONAT ME BENZINË, ME SIGURI KJO ËSHTË ARSYEJA PËR DJEGIEN E SHPEJTË TË AUTOBUSIT” Një nga personat e parë që krahas policisë dhe shërbimeve të zjarrfikësve ka arritur në vendin e fatkeqësisë në Bullgari është Vasko Pirgov, anëtar i Këshillit të Sigurisë të komunës Pernik. Sipas tij, shoferi i autobusit të Besa Trans nuk ka frenuar, sepse në rrugë nuk ka pasur gjurmë frenimi, por është përplasur në bordurën e rrugës për shkak të sinjalizimit të pamjaftueshëm të rrugës. Zjarri, sipas Pirgov, nuk është shkaktuar nga lënda djegëse në autobus, sepse dizeli është më e vështirë të digje=et, por me…

Lexo më Shumë

Kompania “Besa Trans” ka shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat e aksidentit që ka ndodhur dje në Bullgari. Në një njoftim për media nga kjo kompani turistike janë sqaruar se për disa video që kanë qarkulluar ku thuhej se janë të personave që kanë qenë në aksidentin e djeshëm. “Ju shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve të të ndjerëve në aksidentin tragjik i cili ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”. “Nuk kemi fjalë dhe as që kemi besuar që edhe në këto raste, bazë e mediave do të jetë dezinformimi, si…

Lexo më Shumë

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2.939 testime për Kovid-19, prej të cilëve pozitivë kanë rezultuar 442, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Janë regjistruar 373 të shëruar dhe 5 viktima. Në mënyrë shtesë në regjistrin për të vdekurit nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 5 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 11.11.2021 deri 22.11.2021.

Lexo më Shumë

PROFESORËT E FAKULTETIT JURIDIK, FATON SHABANI, JUSUF ZEJNELI DHE EBRAR IBRAIMI LIGJËRUAN NË UNIVERSITETIN E OSIJEKUT TË REPUBLIKËS SË KROACISËNë kuadër të programit Erasmus Plus, profesorët nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës: Prof. Dr. Faton Shabani, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Ebrar Ibraimi, mbajtën cikël ligjëratash në Fakultetin Juridik të Universitetit të Osijekut “Josip Juraj Strossmayer” në Republikën e Kroacisë.Ata me prezantimet e tyre u fokusuan në trajtimin e tematikave më aktuale nga sfera e së drejtës tregtare, kushtetuese dhe shkencave politike, duke këmbyer përvojat nga këto lëmenj, krahas përcaktimeve të legjislacioneve përkatëse.Ata qëndruan në këtë fakultet…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili po qëndron në Sofje ka realizuar një takim me prokurorin e shtetit bullgar, me çrrastë kanë biseduar lidhur me procesin e hetimit rreth ngjarjes tragjike, shkruan Alsat. Me këtë rast bashkë kanë konstatuar se spekulimet rreth shkaqeve të aksidentit, vetëm se po dëmton procesin e hetimit. “Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë. Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me çrrastë konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Dy persona kanë humbur jetën dhe një është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në udhëkryqin e rrugës lokale për fshatin Gorobinci të Sveti Nikollës. Policia njoftoi se rreth orës 02:45 në polici është raportuar se në udhëkryq të rrugës lokale për në fshatin Gorobinci të Shën Nikollës, automjeti “Audi”, i drejtuar nga V.S. (37) nga Sveti Nikolla, doli nga rruga. Në aksident kanë mbetur të lënduar shoferi dhe bashkëudhtarja S.A. (21) nga Sveti Nikolla, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Bashkëudhëtari D.J. (28) ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë…

Lexo më Shumë

Në Parlamentin Europian është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bullgari. Deputetët e Parlamentit Evropian u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave pas thirrjes së Presidentit David Sassoli. “Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Evropian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk do të marrin kompensime shtesë për zgjedhjet lokale. Në seancën e sotme ata votuan ndryshim dhe plotësim të Rregullores për kompensim të organeve zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe siç sqaroi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëhet fjalë për saktësim dhe plotësim të Rregullores. “Anëtarët e KSHZ-së përveç pagave tona të rregullta nuk do të marrim kurrfarë bonuese edhe pse kemi të drejtë për këtë”, ka thënë Kondarko. Kompensimet për personat tjerë të punësuar në KSHZ, personat e angazhuar shtesë, anëtarët e KKZ-së dhe KZ-së mbeten, si dhe shtohen anëtarët e Komisionit Zgjedhor të…

Lexo më Shumë

I mbështes plotësisht vendimet për shkarkimin e drejtorëve të TEC Manastir dhe TEC Osllomej. Si institucion kompetent në fushën e energjetikës, Ministria e Ekonomisë kërkon në vazhdimësi menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të institucioneve, shënoi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me rastin e vendimit të Bordit Drejtues të SHA EMV për ndryshimet kadrovike me të cilat janë shkarkuar drejtorët e TEC Manastir dhe TEC Osllomej. Ministri në postim përsërit se nuk do të ketë goditje të çmimeve të energjisë elektrike nga janari i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë as kufizime për energjinë…

Lexo më Shumë

Ka 12 vjet që punon në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit. Mësuesi, Metush Memedi që ligjëron lëndën “Etikë dhe religjion” në këtë shkollë, thotë se humbja e 5 nxënësve të kësaj shkolle në aksidentin tragjik në Bullgari, ka qenë një nga ngjarjet më të rënda për të. “Brenda 45 njerëzve që kanë vdekur i kemi edhe 5 nxënës të shkollës tonë “Ismail Qemali”. Kjo na ka mërzitur shumë. Për ne është tragjedi e madhe. Sot, jemi këtu edhe arsimtarët dhe nxënësit, por mësimi ka shkuar disi me zor, sepse nxënësit, posaçërisht ato klasa që kanë nxënës…

Lexo më Shumë