Kryeprokurori Lubomir Joveski, ka thënë se udhëtarin e tetë, e përmend vetëm një person i cili i ka mbijetuar tragjedisë. “Udhëtarin e tetë e përmend vetëm njëri person i lënduar, i cili është në spital, derisa dokumentacioni I spitalit tregon për diçka krejtësisht ndryshe. Në spital evidentimi është se në mjekim janë pranuar 7 persona. Ky fakt nuk vihet në dilemë. Në situata të atilla secili person mund të ketë vërejtur gjëra të ndryshme për fakte të caktuara”, ka thënë Joveski, raporton SHENJA. Ai ka konfirmuar sot se është gjetur edhe një trup në autobusin e djegur, me çka numri…
Author: Hamdi Kumanova
Shifrat e certifikatave të licencave të cilat janë evidentuar në Drejtorinë Doganore gjatë hyrjes dhe daljes dhe me të cilat spekulohet në opinion, në asnjë rast nuk janë në pronësi të autobusit të djegur të transportuesit “Besa Trans”. Kjo nënkupton se transportuesi ka kryer keqpërdorim të certifikatës së licencës nga një automjet tjetër dhe licencë të firmës dhe me vetëdije i ka shkelur dispozitat e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Si transportuesi ka realizuar hyrje dhe dalje nga vendi, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve potencojnë se ata nuk janë organ i…
Tragjeditë në vendin tonë sa vijnë e shtohen, ndërsa pas çdo tragjedie fshihen keqpërdorime, krim dhe korrupsion. Tragjedia e fundit nga flakët që përfshinë autobusin në Bullgari ka ngritur në këmbë gjithë botën, ndërsa vetëm në vendin tonë aksush nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për 44 jetë të humbura në mënyrën më të dhimbshme të mundur si dhe për të lënduarit që ende po mundohen të shërojnë plagët. Edhe në këtë fatkeqësi, si edhe në të kaluarat, në shesh dolën aktivitete skandaloze. Një autobus që lëviz nëpër rajon pa liçencën e nevojshme, i paevidentuar në regjistrin elekronik e i lejuar…
Në periudhën prej 6 gushtit deri dje, në territorin e shtetit, pozitivë me Kovid-19 janë konfirmuar 58.276 qytetarë, prej të cilëve 17.896 apo 31 për qind ishin të vaksinuar plotësisht. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për muajt e kaluar, 40.380 qytetarë, përkatësisht 69 për qind e rasteve pozitive me kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar është e madhe. Nga 468 për momentin pacientë të hospitalizuar, 91 janë plotësisht të vaksinuar, tregon analiza që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë. Të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për media tha se drejtuesit e mjeteve transportuese nuk mund t’i nënshtrohen provimeve për certifikatën e kërkuar në Qendrën Shtetërore të Provimeve sepse procedura për blerjen e softuerit të ri ka marrë kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mbi 1.500 drejtues automjetesh presin t’i kalojnë këto provime, disa prej të cilave zgjasin tetë muaj dhe për këtë arsye kompanitë e tyre nuk mund të marrin patentat e kërkuara. Shumë institucione janë jofunksionale për shkak të prokurimit të parakohshëm të tenderit të shërbimeve softuerike për dhënien e provimeve të mbi 1.500 shoferëve…
Hetuesit nga Republika e Bullgarisë qëndrojnë në Shkup për të marr mostrat dhe t’i bëjnë ADN analizat. Pas përfundimit të të cilave trupat e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit do të mund të transportohen në Shkup, dhe më pas tu dorëzohen anëtarëve të familjeve të tyre që të mund të kryejnë ceremoninë e varrimit. Video Player
Secili prej nesh mund ta parandalojë dhunën, ndërsa viktimat e dhunës me bazë gjinore, gratë dhe vajzat, duhet ta dinë se nuk janë vetëm, publikoi sot në profilin e tij në facebook ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tregon se e mbështet fushatën “16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e kontributit individual dhe kolektiv në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Vetëm së bashku mund të luftojmë kundër heshtjes dhe stigmës, por edhe të sigurojmë mbështetje, mbrojtje dhe një mjedis të sigurt që do t’i inkurajojë viktimat të flasin me…
Benjamin Idriz, hoxha i xhamisë së Penzbergut në afërsi të Munihut, është njëri nga përfaqësuesit më të spikatur të Islamit në Gjermani. Ai e sheh rolin e tij si një urë me shoqërinë pa hequr dorë nga identiteti i tij mysliman. Në një intervistë për Claudia Mende për internet-portalin publik gjerman Qantara të Deutsche Welles, ai argumenton se xhamia duhet të jetë një vend për diskutim të hapur, ku janë të mundura edhe opinionet kundërta. I nderuari z. Idriz, një debat i nxehtë publik po ndodh aktualisht mbi temën e thirrjes publike të ezanit, e provokuar kjo nga një…
Një ekip prej gjashtë hetuesve bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë në procedurën parahetimore të aksidentit që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Këtë për “24 çasa” e tha zëdhënësja e prokurorit publik, Sijka Mileva. “Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar juridik, janë theksuar edhe afatet më të shkurta për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme. Në këtë drejtim, prokuroi kryesor i Bullgarisë, Ivan Geshev në Shkup do të dërgojë prokurorë dhe hetues të cilët do të dërgojnë kërkesën për ndihmë juridike në PTHP Maqedoni. Duke marrë parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i merr dokumentet e nevojshme”,…
Komuna e Studeniçanit, pas mbledhjes së Këshillit Komunal ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht familjet nga kjo Komunë, që janë prekura në aksidentin tragjik në Bullgari. Këshilli Komunal ka formuar edhe Komision i cili do të jetë në kontakt me familjarët dhe do të mbikëqyr procesin e shpërndarjes së ndihmave financiare. “Sot Këshilli i Komunës së Studeniçanit në një seancë urgjente vendosi për ndarjen e ndihmës financiare për familjarët e të cilëve kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Bullgari, në shenjë solidarizimi me familjarët e tyre. Këshilli komunal formoi edhe komision me…
Marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale mbështesin fuqimisht integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mëson European Western Balkans. Marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë. “Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në dokument. Në këtë kuadër do të forcohet edhe shoqëria civile, shtohet më tej. Aty…
Maqedonia është në ditën e dytë të zisë pas tragjedisë së një dite më parë. Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet e vendit dhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike. Ditë zie në vend do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme, në nderë të viktimave. Në shenjë solidarizimi, dita e sotme është shpallur ditë zie edhe në Kosovë dhe në Bullgari. Në një seancë të veçantë, Qeveria pritet të konkretizojë hapat e ardhshëm të institucioneve ekzekutive për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave si dhe për transportimin e trupave të të vdekurve nga Bullgaria në Maqedoni pasi të…

