Maqedonia është në ditën e dytë të zisë pas tragjedisë së një dite më parë. Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet e vendit dhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike. Ditë zie në vend do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme, në nderë të viktimave. Në shenjë solidarizimi, dita e sotme është shpallur ditë zie edhe në Kosovë dhe në Bullgari. Në një seancë të veçantë, Qeveria pritet të konkretizojë hapat e ardhshëm të institucioneve ekzekutive për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave si dhe për transportimin e trupave të të vdekurve nga Bullgaria në Maqedoni pasi të bëhet identifikimi i plotë i tyre. Seanca pritet të mbahet sot ose e shumta nesër. Siç njoftoi Qeveria, transportimi i trupave do të bëhet në mënyrë të organizuar me autoritetet në Sofje. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme funksionon shtabi i krizës i cili nëpërmjet një linje telefonike informon familjarët e viktimave dhe të lënduarve për procedurat që vijojnë. Numri i telefonit për informacione në MPJ është 075 273 732.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



