Author: Hamdi Kumanova

Derisa po i numërojmë ditët e fundit të punës së regjistrimit të popullsisë, ndërkohë po i numërojmë edhe familjet shumta të cilave as që u ka trokitur ndonjë regjistrues në derë e as që e dinë se mundësia e fundit për t’u regjistruar është të paraqiten në komunën e tyre. Në të vërtetë, derisa ekziston detyrimi i shtetit për t’i regjistruar njerëzit në shtëpi, për neve është sabotim nga ana e shtetit thirrja që qytetarët të shkojnë të regjistrohen në komunë. Kjo është mënyrë që shteti edhe një herë të thotë se “regjistrimi ka dështuar” dhe për këtë fajin t’ua…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në malsinë e Karadakut të komunës së Likovës, me kërkesë të banorëve ka filluar sanimi i rrugës që shpie nga fshati Gllazhnjë e deri në fshatrat malore, këtë përmes një postimi në rrjetet sociale e bëri të ditur, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi. “Gjatë ditës djeshme, pas kërkesës së banorëve të fshatrave : Goshincë dhe Llukarë, Komuna e Likovës ka angazhuar kompani që të bëj sanimin e rrugës, penda Gllazhnje – Goshincë, më saktësisht në f. Dumanovc e deri tek v.q. ” Ara e Xhelës ” , pasi ajo pjesë ka nevojë më së…

Lexo më Shumë

Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike. Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra. Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës. Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e…

Lexo më Shumë

Në prag të fillimit të fushatës për Zgjedhjet lokale 2021, Avokati i Popullit i përkujton qytetarët se në zyrën e tij funksionon linja telefonike falas 0800 54321, në të cilën do të mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, si gjatë mbajtjes së fushatës, ashtu edhe në ditët e mbajtjes së raundit të parë dhe të dytë të Zgjedhjeve lokale 2021 (17 dhe 31 tetor). Pas raportimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, ndërsa të gjitha ankesat të cilat do të mbërrijnë pas përfundimit të orarit të punës, pas orës 16, do të regjistrohen, theksohet në kumtesën…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, pesë ditë para përfundimit të regjistrimit të popullsisë thotë se po ndodh regjistrim i dyfishtë, përkatësisht persona të regjistruar jashtë vendit mund të regjistrohen edhe në Maqedoni. “Persona të cilët janë regjistruar në prill, tani janë kthyer dhe regjistrohen për herë të dytë. Sitemi nuk i jep të regjistruar. Njeriu është regjistruar në Austri, tani në shtëpi gruaja e tij sërish e regjistron sikur të jetë këtu. Familjen e shpërngulur në Zvcicër para disa viteve i regjistron gjyshi sikur të jenë këtu”, shkroi Apasiev. Ai shton se plani për falsifikimin e regjistrimit të…

Lexo më Shumë

Nevojitet model i ri i organizimit të nxënësve që do të mund të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjitha shkollat ​​në të gjithë vendin. Që bashkësitë e nxënësve, gjegjësisht këshillat e nxënësve të jenë zëri i vërtetë i të rinjve dhe nevojat e tyre, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në shkollë duhet t’i zgjedhin drejtpërdrejtë kryetarët/et e këtyre organeve. Në këtë mënyrë, bashkësitë e nxënësve do të bëhen vend që do të nxitë të rinjtë të mendojnë në mënyrë më kritike dhe të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, transmeton Meta.mk. Ky është përfundimi i…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev bashkë me familjen e tij, në shtëpinë në Strumicë, sot kanë kryer procesin e regjistrimit. Siç potencoi ai, në këtë mënyrë ata u bënë partnerë të procesit që të mund shteti, institucionet publike, pushteti lokal dhe shoqëria sipërmarrëse në bazë të të dhënave të fituara të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët. “Mbeten edhe 4 ditë deri në fund të operacionit statistikat më të rëndësishëm dhe më të komplikuar – Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, të cilin e realizon Enti Shtetëror për Statistikë. Pas 20 vjetësh, përfundimisht shteti ynë do të ftojë të dhëna relevante…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mesnatës së sotme është arrestuar një 25-vjeçar nga Shkupi, pasi u kap në flagrancë teksa plaçkiste barnatoren. “Mbrëmjen (26.09.2021) në ora 00.15 në rrugën “11 Tetori” në Shkup policët nga Stacioni Policor Qendër e kanë privuar nga liria A.H.(25) nga Shkupi, i cili është kapur nga policët gjatë kryerjes së “vjedhjes së rëndë” në barnatore. Ai është arrestuar në stacion policor dhe nga ai është marrë mjeti që është përdorur gjatë kryerjes së veprës. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njofton MPB-ja, transmeton TV21.…

Lexo më Shumë

Gjithsej 38 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Tetovë, ndërkaq nuk është raportuar për asnjë viktimë, shkruan TS. Të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti Covid nuk ka, ndërsa 2 persona kanë marrur dozën e dytë. Numri i pacientëve që trajtohen me terapi oksigjentike është 18, kurse nën kujdes intenziv vetëm një i shtruar. Ambulanca ditore ka dërguar në spital gjithsej 19 pacientë.

Lexo më Shumë

Në kuadër të sondazheve të rregullta për nevojat e Qytetit të Shkupit, Agjencia Rejting ka realizuar anketë për mendimin e qytetarëve lidhur me punën e qeverisë së qytetit. Në kuadër të hulumtimit, është matur besueshmëria e qytetarëve ndaj pushtetit në niovel të qytetit të Shkupit, problemet ky;e me të cilat përballen qytetarët, niveli i besueshmërisë ndaj kryetarit dhe institucionit, si dhe vlereim për punën në sfera të ve;anta që janë në ingerenca të qytetit të Shkupit. Hulumtimi është realizuar përmes intervistave telefonike në mesin e 1.200 të anketuarëve në periudhën 10-15 shtator. Pyetja e parë ka të bëjë për shkallën…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit (26.09.2021) në ora 00:10 minuta manastirin e Koçanës nga ane e nëpunësve policorë të NJPB Koçanë nga liria janë privuar SH.M. (32) dhe një i mitur, të dy nga Koçana për arsye se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe të holla të cilat rrjedhin nga vepra e kryer penale “vjedhje”. Sipas udhëzimëve të Prokurorit Publik nga PTHP Koçanë, pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 215 dhe 216 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë