Në periudhën prej 6 gushtit deri dje, në territorin e shtetit, pozitivë me Kovid-19 janë konfirmuar 58.276 qytetarë, prej të cilëve 17.896 apo 31 për qind ishin të vaksinuar plotësisht. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për muajt e kaluar, 40.380 qytetarë, përkatësisht 69 për qind e rasteve pozitive me kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar është e madhe. Nga 468 për momentin pacientë të hospitalizuar, 91 janë plotësisht të vaksinuar, tregon analiza që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë.
Të vaksinuar, siç ceket, konsiderohen personat të cilëve u janë aplikuar dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës.
“Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është më e madhe në mënyrë drastike. Në periudhën prej 6 gushtit deri dej në territorin e shtetit kanë vdekur 1.986 pacientë me Kovid-19. Nga të vdekurit, 1.571 pacientë, përkatësisht 79 për qind nuk ishin të vaksinuar, ndërsa 21 për qind, përkatësisht 415 kanë marrë vaksina. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur disa sëmundje të kombinuara kronike. pacientët ishin të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave të cilat gjenden tek ne”, ceket në analizë.
Nga Ministria informojnë se secila vaksinë që e kemi në dispozicion është e sigurt dhe bëjnë thirrje qytetarët të vaksinohen, sepse vetëm kështu do të arrijmë imunitetin kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të SarsKoV2.



