Aksident në Sveti Nikollë, humbin jetën dy të rinj

Aksident në Sveti Nikollë, humbin jetën dy të rinj

Dy persona kanë humbur jetën dhe një është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në udhëkryqin e rrugës lokale për fshatin Gorobinci të Sveti Nikollës.

Policia njoftoi se rreth orës 02:45 në polici është raportuar se në udhëkryq të rrugës lokale për në fshatin Gorobinci të Shën Nikollës, automjeti “Audi”, i drejtuar nga V.S. (37) nga Sveti Nikolla, doli nga rruga.

Në aksident kanë mbetur të lënduar shoferi dhe bashkëudhtarja S.A. (21) nga Sveti Nikolla, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Bashkëudhëtari D.J. (28) ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Shtëpinë e Shëndetit të Sveti Nikollës.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga prokurori publik dhe ekipi i kontrollit të Policisë së Sveti Nikollës.