Author: Hamdi Kumanova

Në organizim të Qytetit të Shkupit – Sektori për komunikacion, nesër prej orës 11 do të mbahet ngjarja “Dita pa automjete”, që organizohet me qëllim të shënimit të Javës evropian të mobilitetit 2021. Lëvizja do të vijoj prej te Parku “Ibni Pajko” rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, në të majtë përskaj bulevardit “Goce Dellçev”, në të majtë ka bulevardi “VMRO”, në të djathë kah bulevardi “Aradhet Partizane”, në të djathë tek bulevardi “8 Shtatori” dhe në të djathë tek bulevardi “Ilinden” deri tek Parku i Qytetit. “Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor prej orës 11 deri…

Lexo më Shumë

Edhe sot në Tetovë asnjë i vdekur nga Covid 19 Autoritetet e Spitalit thanë se situata është stabilizuar duke bërë apel për respektim të mëtutjeshëm të masave dhe sa më shumë të vaksinuar . Çdo ditë sipas tyre po ulet numri i të infektuarë. Ata thanë se numri i të hospitalizuarëve në 24 orët e fundit është 25. Me nga një dozë të vaksinës është vetëm një pacient po aq sa me dy doza.Në oksigjeno- terapi janë 25 pacientë ndërsa 55 Ambulantë ditore.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga atje njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 1.465.229 doza të vaksinës, ndërsa 690.806 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 12.062 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.955 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH. Nga atje shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë…

Lexo më Shumë

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi Komisioni Evropian. Ndërsa siç raporton AIM; gjatë vizitës në Sofje, Varhelyi ka planifikuar takime me presidentin Rumen Radev dhe ministrin për Punë të Jashtme Svetllan Stoev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nuk janë publikuar detaje për temat e takimeve, por siç njoftojnë mediumet bullgare, temë e diskutimit do të jetë edhe veto bullgare për nisjen e negociatave Maqedoni e Veriut – BE. Kjo është vizita e dytë e eurokomesarit Oliver Varhelyi në Bullgari, pas asaj të 21 majit së bashku me ministrin portugez për Punë të Jashtme Augusto…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë për gati nëntë muaj në vitin 2021 ka ngritur kallëzime penale kundër gjithsej 21 personave për disa lloje të krimeve, dhe lidhen me lloje të ndryshme sulmesh, duke parandaluar punën e policëve. Dhjetë prej tyre janë për “sulmimin e një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, pesë për “pjesëmarrjen në një turmë që do të parandalojë një zyrtar të kryejë një veprim zyrtar” dhe gjashtë për “parandalimin e një zyrtari nga kryerja e një veprimi zyrtar”. “Që nga 20 shtatori, në SPB Tetovë të përgatitur dhe në Prokuroritë Themelore Publike në Tetovë dhe…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut pritet të shtyp banknota shtesë prej 100 denarëve dhe se tenderi është fituar nga kompania ruse “Goznak”. Nga ky tender rusët përfitojnë 400 mijë euro dhe se në plan janë paraparë të shtypen 20 milionë copë banknota nga 100 denarë, përcjell INA. Vlera e përgjithshme e këtyre parave që do të lëshohen në treg është përafërsisht 32.5 milionë euro. Banknotat e reja do të zëvendësojnë të vjetrat që janë të dëmtuar dhe se nga BPM kanë thënë se nuk bëhet fjalë për mungesë të këtyre banknotave. (INA)

Lexo më Shumë

Maksim Dimitrievski vazhdon te shpresoj ne votat e shqiptareve ne Kumanove duke menduar se ata do te harrojne se pikirisht ai ishte personi qe punesoj ne komune e Kumanoves vellaune e Boban Iliçwit, i akuzuar per vrasesjen e Almirit. Vellai i Boban Iliçit shpesh shifet duke qendruar mbrapa Dimitriemvski ne ngjarje te ndryshme qe ka organizuar komuna e Kumanoves. Madje ne opinion ne Kumanove vellau i Iliçit edhe pse i punesuar ne ndermarjen e zjarrefikesve prezantoeht ai njeri qe eshte i angazhuar per ruajtjen e sigurise se Dimitrievskit.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme “Goce Dellçev” në Vallandovë kumtoi se MASH-i formon shumë paralele duale për mësim më cilësor dhe më shumë nxënës në shkollat e mesme profesionale. Ajo theksoi se gjatë disa muajve të fundit MASH-i kreu proces voluminoz për avancimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional dhe për afrimin e përparësive dhe mundësive që i ofron ky lloj i arsimit – drejt nxënësve të cilët janë regjistruar në arsimin e mesëm në vitin e ri shkollor dhe drejt atyre të cilët fillimisht duhet të sjellin vendim…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka paditur dy kumanovarë pasi njëri nga ata ka organizuar aheng familjar në shtëpi edhe pse është e ndaluar sipas masave anti-Covid, ndërkaq tjetri ka refuzuar të legjitimohet dhe ka kërcënuar policët. Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër D.P.(32) nga Kumanovë për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë” dhe kundër Z.G.(46) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengesë e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. “Më 18.05.2021 rreth orës 23.00 në oborr…

Lexo më Shumë

Gjykata përcaktoi masë paraburgimi për të akuzuarin në rastin me mashtrimin gjatë shitblerjes së banesave. I akuzuari nuk u paraqit në gjykim, prejse në seancën paraprake deklaroi se deri më sot do të kompensoj një pjesë të shumës, ndërsa deri në fund të tetorit do ta kthejë gjithë vlerën prej rreth 48 mijë euro me të cilat ka dëmtuar 10 qytetarë. Gjykimi i sotëm u mbajt tre muaj e gjysmë pas Propozimit të prokurorisë për agjentin e patundshmërive, për shkak të veprës penale të kryer – Mashtrim. Shkupjani 41 vjeçar akuzohet për Vepër penale – Mashtrim, sepse, sipas akuzës, ai…

Lexo më Shumë

Shkupi, Tetova, Kumanova, Ohri, Struga dhe Gostivari janë komunat me më së shumti raste aktive të Covid-19. RASTET AKTIVE ME COVID-19 Shkup – 5833 Tetovë – 1016 Kumanovë – 914 Ohër – 668 Struga – 638 Gostivar – 530 Sipas autoriteteve shëndetësore, më së shumti nga Covid-19 pësojnë personat e pavaksinuar, ndërkaq sa i përket komunave, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se më shumë raste aktive ka nëpër vendet ku vaksinimi është i ulët. Mirëpo kështu nuk mendon edhe kryetarja e mjekëve privat. Mjekja Lilija Çollakova vlerëson se numri i lartë i infeksioneve vjen si pasojë e mos respektimit të…

Lexo më Shumë