Një delegacion nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga dekani, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, sot, në 113 – vjetorin e Kongresit të Manastirit, Alfabetit të gjuhës shqipe, e vizitoi Shtëpinë Muze në Manastir, në cilën prej 14-22 nëntor 1908 i zhvilloi punimet Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Dekani i Fakultetit Pedagogjik, së bashku me pedagogët dhe përfaqësuesit e studentëve u pritën nga drejtori i këtij institucioni kulturor, Zait Aliu.
Prof. Dr. Lulzim Mehmedi theksoi se kësaj date historia jonë i ka dhënë vendin dhe rolin që i takon, andaj është në detyrën e institucioneve arsimore – shkencore, të historianëve, gjuhëtarëve, etnologëve, intelektualëve shqiptarë dhe të huaj, që të hedhin dritë mbi rrethanat komplekse historike, politike dhe kulturore të periudhës së kaluar dhe të sjellin sa më shumë fakte për këtë ngjarje kaq të rëndësishme për gjithë popullin shqiptar.
Po ashtu, dekani Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, gjatë kësaj vizite, në emër të Rektorit të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti, drejtorit të Muzeut të Alfabetit, Zait Aliu, në shenjë mirënjohje i dhuroi portretin e themeluesit, Rektorit të parë e historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit.
Me këtë rast, drejtori Aliu shprehu mirënjohje dhe e vlerësoi lartë kontributin e Universitetit të Tetovës në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde shqipe. Para mysafirëve të pranishëm, studentët e Fakultetit Pedagogjik, Sena Hoda dhe Nexhmije Sulejmani, me paraqitjen e tyre skenike evokuan kujtime dhe u prezantuan me recital për rrugëtimin e shkronjave shqipe deri në miratimin përfundimtar të Alfabetit të njësuar.
Duhet theksuar se, në 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Universiteti i Tetovës e ka organizuar edhe Seminarin XV Ndërkombëtar të Albanologjisë, punimet e të cilit u realizuan në temën: ”Shqiptarët dhe kultura e kujtesës”.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



