LSDM përmes një komunikate shprehet se vazhdimisht ndërmarrin masa dhe politika që sigurojnë standard më të mirë jetësor. “Edhe në kohë krize, pagat rriten. Për muajin janar 2022, paga mesatare ka qenë 29.980 denarë dhe jemi afër realizimit të një nga premtimet më të rëndësishme, pagë mesatare prej 30.000 denarë”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se LSDM rriti pagat në të gjitha sektorët dhe se kjo do të thotë më shumë para te buxheti i qytetarëve. “Përveç rritjes së pagave, vërtetim për mbështetjen e standardit të qytetarëve është edhe paketa antikrizë me vlerë prej 400 milionë eurove me çka u…
Author: Hamdi Kumanova
Lulzim Aliu, zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë nga rradhët e Alternativës, ndau pjesë të punimeve të Konferencës përmbyllëse të mbajtur në Beograd të Serbisë, transmeton InfoShqip. Në profilin e tij në Facebook ai tregoi se qëllimi i konferencës është përgatitja e mësuesve të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor, të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit fillor të mësuesve në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit midis universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë me një fokus trajnimi i mësuesve dhe shkollave. Në vazhdim postimi i plotë: “Përgatitja e…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se sot ka realizuar takim pune të suksesshëm me ministrin e Energjetikës së Bullgarisë, Aleksandër Nikollov në grupin punues për energjetikë. Sipas Bekteshit me menaxhmentin e kompanive energjetike nga të dyja vendet biseduam për shtrirjen e interkonektorit Petriç – Strumicë deri në TEC Negotinë duke rishikuar studimin ekzistues, duke siguruar sasi shtesë të gazit natyror, si dhe mundësinë e rezervimit të kapaciteteve për Maqedoninë e Veriut në depot në Bullgari. “Prioriteti kryesor i të dy qeverive është përshpejtimi i projekteve në fushën e energjetikës, duke pasur parasysh krizën energjetike. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer…
“Ekipi i Alsat është ndër të paktët që kalojnë me veturë urën e re të Vardarit, e cila duhet t’i lidhë Komunën e Aerodromit me Komunën e Gazi Babës. Sipas informacioneve, kjo urë nuk do të vihet në qarkullim edhe një vit e gjysmë për shkak se janë edhe 100 objekte për shpronësim. Situata tregon se ura aktualisht përfundon pothuajse në oborret e këtyre shtëpive”, raporton gazetari i Alsatit, Ile Petrevski, Nëse deri në fund të vitit terreni është i pastër, pa objekte për shpronësim, kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, thotë se do të shpallet tender për ndërtimin e bulevardit…
Gati 200 persona me shtetësi të dyfishtë kanë deklaruar se nuk lejohen të hyjnë dhe dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut me vetura me regjistrim bullgar, tha ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska në një seancë parlamentare për problemet e bullgarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Që nga fillimi i muajit mars të këtij viti, Ambasada bullgare në Shkup, Konsullata e Përgjithshme në Manastir, pranon njoftime nga qytetarët me dyshtetësi se po përballen me pengesë nga organet doganore të RMV-së gjatë kalimit të kufirit shtetëror me vetura të regjistruara në Bullgaria. Në ankesat thuhet se autoritetet vendore doganore dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion të gjere policorë në 20 lokacione në qytete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se janë arrestuar 20 shpërndarës të drogës. “Nga ora 05.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte tjera në mbi 20 lokacione (pesë në SPB Tetovë, dy në rajonet e Gjevgjelisë dhe Kërçovës, nga një në SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Strumicë, SPB Shtip, Strugë, Probishtip, Berovë, Shën Nikollë, Manastir, Gostivar, Negotinë dhe Kavadar), pas çka janë gjetur…
“Më së shumti deri në gjashtë muaj automjetet e huaja mund të qëndrojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë periudhë kohore nuk paguajnë taksa ndaj shtetit, përveç në pikë pagesat sepse lëvizin”. Kjo është përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskit në pyetjen e gazetarëve si është rregullativa ligjore, për sa kohë mund të qarkullojnë automjetet me targa të huaja në territorin e shtetit tonë, nëse MPB kryen kontroll ndaj këtyre automjeteve dhe nëse në atë periudhë prej gjashtë muajsh përveç taksës në pikëpagesa këto automjete a paguajnë ndonjë taksë tjetër ndaj shtetit.…
Kreu i ASH-së Ziadin Sela në emisionin “Rruga Drejt”, ka folur rreth situatës momentale në partinë në pragë të kongresit të dytë. Sela ka thënë se do të kandidojë edhe për një mandatë të dytë dhe se i mohoj përçarjet e mundshme. I pyetur për bashkpunim opozitar, kreu i ASH-së ka deklaruar se së pari subjektet politike forcat duhet i masin vet. “Mendoj se opsion më i mundshëm për bashkpunim po me të gjithë ata subjekte që duan ndryshimi, por ndoshta është e udhët që ky bashkpunim të shpallet para kohe në kuptimin para zgjedhjeve, me kusht që listat mos…
“Shumica e kontejnerëve për mbeturina në qytetin e Tetovës janë të vendosur në këtë formë, ose në trotuare, ose në rrugë, duke detyruar shpesh kalimtarët që të dalin në rrugë të ecin. Përveç pengesës në rrugë e trotuare, kalimtarët ankohen se kundërmojnë erë të keqe nga mospastrimi i tyre në kohë”. “Pengojnë si jo. Kur kaloj këndej për rruge, ke kontejnerë në mes të rrugë, pas të vjen makinë. S’kalon dot se do bllokosh rrugën. E për kundërmimin, as që duhet të bisedojmë”, thotë një banor. “Ne jemi bashkësi e madhe lokale, kështu që këto kontejnerë shyqyr që janë aty,…
Mësimdhënësit janë të gatshëm për grevë të përgjithshme nga 11 prilli nëse Qeveria vazhdon të mos përfill kërkesat për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, shkruan Alsat. Agim Rijani, mësues nga Kërçova tha për Alsat se do të mbështesë çdo vendim të SASHK-ut pavarësisht se ai është pjesë e Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë. Sipas Rijanit, për herë të parë do të ndodhë që rroga e mësimdhënësit të jetë më e ulët se rroga mesatare në vend që tashmë llogaritet 29 mijë denarë. “Qeveria në njëfarë mënyre i ka shkel të gjitha marrëveshjet që kanë qenë, që…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 322 raste të reja Covid-19, nga 2.246 testime të bëra, përcjell TV21. Ka vdekur 1 pacient, janë regjistruar 308 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe 5 viktima që ka ndërruar jetë në periudhën kohore prej 25.02.2022 deri 22.03.2022. Numri i rasteve aktive është 1.972.
Inspektorët e trafikut rrugor të Qytetit të Shkupit në kuadër të detyrave të rregullta të punës gjatë ditëve të kaluara kanë kryer kontrolle në tri turne, ku janë kontrolluar mbi 40 transportues. Gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi dhe janë konfiskuar 9 leje qarkullimi të transportuesve të paligjshëm. Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se do të vazhdojnë me inspektimet e intensifikuara për të mundësuar respektimin e dispozitave ligjore, ndërsa Inspektorati vazhdon me kontrolle të intensifikuara për parandalimin e transportuesve të paligjshëm në territorin e qytetit. Gjatë kontrolleve sanksionohen pa dallim të gjithë ata që nuk respektojnë Ligjin për Rrugët Publike dhe…

