Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongresin e dytë të partisë, transmeton TV21. Kongresi do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Tetovë me fillim prej orës 12:00. Në kuadër të saj do të zgjedhet lideri i ardhshëm, që sipas kandidaturës, pritet të jetë sërish Ziadin Sela pasi ai është kandidat i vetëm për lider partie. Kongresi mban moton “Zgjidh të ardhmen në Aleancë me Shqiptarët”.
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në mëngjes, në profilin e saj në Fejsbuk kumtoi se data e sotme, 27 mars, është në rendin e më të rëndësishmeve që nga pavarësia e shtetit sepse vendi para dy vjetësh, në këtë datë, u bë anëtare e barabartë e NATO-s. “Republika e Maqedonisë së Veriut dy vjet anëtare e NATO-s. Data e sotme është në rendin e më të rëndësishmeve që nga pavarësia e shtetit, ditë kur e rrumbullakuam qëllimin strategjik – anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike. Së bashku jemi më të fuqishëm”, shkroi ministrja Petrovska. Maqedonia e…
Hamdi Nuhiju Për shembull është fjala më e keqpërdorur në botë! Kur nis ta përdorësh në fjalorin e përditshëm fillon të fshehësh botën tënde djallëzore. Bashkëbiseduesit i tregon në vepër se ti je djall! Me dy këmbë. Jo, me një këmbë. Me rëndësi nuk je i biri i djallit! Njerëzit marrin si shembull tokën, hënën, yjet, rrugën e qumshtit, fëmijët, grevën! – A e di se çka është greva? – Jo nuk e di, tha me bindje dhe vazhdoi: Kam dëgjuar se përdoret shpesh! Kështu u përgjigj një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar. Kur një politikan flet për shkallën e papunësisë në…
AKSION POLICOR NË NIVEL VENDI MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Premtes në rajone e të gjitha sektorëe për Punë të Brendshme në vend ka ndërmarrë aksione koordinuese për shkatërimin e shitjeve të drogës narkotike dhe tregtisë me armë zjarri. SUZANA PRANJIQ TALEVSKA – ZËDHËNËSE E MPB-së Nga ora 5.00 e mëngjesit së të Premtes në gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 20 bastisje. Bastisje janë bërë në Tetovë, Gjevgjeli, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Strumicë, Shtip e qytete të tjera ku janë gjetur dhe konfiskuar sasi të mëdha të marijuanës, kanabis, 22 paketime me heroin, amfetamina si dhe para dhe…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.787 teste, ndërsa janë regjistruar 232 raste të reja me coronavirus. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 221 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluar janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi. Viktimat janë nga Shkupi (59, 65 dhe 95). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe tre të vdekur të tjerë Shkup (2) dhe Prilep (1), të moshës nga 74 deri në 91 vjeç. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 304.878, numri…
Trendi i rritjes së çmimeve të ushqimeve nuk do të ndalet në muajt në vijim, parashikon Organizata Botërore e Ushqimit. Çmimet globale të ushqimeve arritën një rekord të lartë në shkurt, duke u rritur 3.9 për qind krahasuar me janarin. Rritja më e madhe është tek produktet e qumështit dhe vaji i gatimit. FAO thotë se presioni i çmimeve do të jetë edhe më i madh, sepse kërkesa është rritur, por ka edhe varësi të vendeve nga produktet e Ukrainës dhe Rusisë. “Çmimet e ushqimeve, të cilat janë rritur që nga gjysma e dytë e 2020-ës, arritën një maksimum historik…
Ministria e Arsimit nuk jep afate kohore se kur egzekutivi do të mund t’i harmonizojë dhe rrisë pagat e mësimdhënësve. Por sipas ministrit të arsimit Jeton Shaqiri, gjithçka varet nga zhvillimet e krizës energjetike dhe ekonomike. Shaqiri në “Intervistën e Javës” thotë se MASh dhe qeveria, nuk heqin dorë nga dialogu. Do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur “gjuhë të përbashkët” dhe për ta bindur SAShK-un se rritja e pagave prej 18.5 % nuk do të ketë nga muaji mars. Andaj ai bëri thirrje sindikatës të mos dalë në protesta derisa çështja po zgjidhet në mënyrë sistematike. “Të arrijmë…
Departamentet për çështje kriminale në njësitë për punë të brendshme në SPB-Shkup, në bashkëpunim me Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “lypësve”. Gjatë aksionit policor janë arrestuar Xh.SH (20), S.R (20), E.M. (32) dhe F.S. (20), të gjithë nga Shkupi dhe M.A. (46) nga Ohri. XH.SH., S.R., E.M. dhe M.A. janë gjetur së bashku me fëmijët e tyre të mitur teksa lypnin në kryqëzime dhe bulevardet në zonën e Shkupit. Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin ndaj tyre do ngriten kallëzime penale. Ndërsa F.S. është…
Maqedonia e Veriut bën pjesë në vendet mesatare të pyllëzuara, ku të dhënat zyrtare flasin se gati gjysma apo 47 përqind e shtetit gjendet në pyje dhe tokë me pyje. Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut kërkesat për dru janë të mëdha, sepse aktualisht resursi kryesor për shumicën e popullatës për ngrohje është druri. Pyjet e Maqedonisë së Veriut janë ndër pasuritë natyrore që janë vënë nën shënjestër të shkatërrimit me qëllim të përftimit. Dëmtimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Pyjet duke qenë objekt i krimit ekonomik e që manifestohet kryesisht me prerjen ilegale dhe zjarre, shpeshherë të qëllimshme,…
PA COVID-CERTIFIKATË NË AMBIENTE TË HAPURA TË LOKALEVE Shtabi qeveritar I Krizës për luftë kundër COVID-19, ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për heqjen e mbajtjes së maskave mbrojtëse për nxënësit nëpër shkollat fillore. Mësimdhënësit dhe personeli administrativo-teknik nuk janë liruar nga kjo masë dhe ata do të vazhdojnë të mbajnë maska në ambientet e shkollave. Shtabi I Krizës ka miratuar vendimin që Qeverisë t`i rekomandojë që mësimi në fakultete të mbahet me prezencë fizike, por duke bërë thirrje për vaksinimin e studentëve dhe kuadrit mësmidhënës. Janë miratuar edhe dy vendime që kanë të bëjnë me masat anti-epidemike…
Invazioni rus mbi Ukrainën është konfrontimi më i madh ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore dhe është posaçërisht i rrezikshëm, sepse u ashpërsuan marrëdhëniet midis fuqive nukleare, thotë në një intervistë për „Vërtetëmatësin” Denko Maleski, profesor dhe ministri i parë për punë të jashtme në Maqedoninë e pavarur. Në pyetjen se Si do të jenë marrëdhëniet ruso-maqedonase në periudhën në vijim? A do të ketë pasoja Maqedonia për shkak të mbështetjes që ia jep Ukrainës, por edhe për shkak të asaj që pak kohë më parë u bë anëtare e NATO-s? Maleski: “Si vend anëtar i aleancës së NATO-s ne…
Afaristi dhe filantropi i shquar shqiptar, Lazim Destani, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë, i cili për temë kishte “Tryeza e partnerëve – perspektiva të reja të investimit në atdhe”. Destani tha se pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte kënaqësi, ku u diskutua mbi aspekte të ndryshme nga sfera e ekonomisë, ndërsa në fokus të takimit ishte prezantimi i projekteve për perspektiva të reja investimesh në trojet tona. “Këto janë nisma që u shërbejnë vendeve tona, bizneseve, por edhe rritjes së interesit të investitorëve nga diaspora ose atyre të huaja në trojet…

