Ministria është në kontakt me 10 shtetas tanë të cilët ndodhen në Ukrainë dhe duan të evakuohen, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një konferencë për media. Siç thekson Osmani, qytetarët janë në rajone ku nuk ka korridore humanitare si Odesa dhe Kherson. “Disa prej tyre janë me familje dhe shtetas ukrainas, por për shkak të gjendjes së luftës, Ukraina ka ndaluar daljen nga vendi për meshkujt e moshës 18 deri në 60 vjeç”, tha Osmani. Ministri informoi se ka hyrje dhe dalje të ukrainasve në vend, si më parë, por se ata nuk kërkojnë status…
Author: Hamdi Kumanova
Nga java e ardhshme paga minimale do të jetë 18.000 denarë dhe do të jetë dyfish më e lartë se paga minimale nga viti 2017 kur në sektorë të caktuar ishte 8.800 denarë. 80.000 punëtorë nga prilli do të marrin paga më të larta për 3.000 denarë se më parë, ndërsa të ardhura më të larta do të kenë ata punëtorë që kanë marrë paga prej 16 ose 17.000 denarë, tha në konferencë për media Marija Georgievska, deputete e LSDM-së. Ndër të tjera, deputetja thotë se pagat janë në rritje në të gjithë sektorët. “Në MPB ka rritje të pagave…
Konsulenca e Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut promovoi në Shkup aktivitetet për muajin e Ramazanit 2022 dhe shpërndau kuponë për ushqime dhe bursa për studentët në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA). Në aktivitetin e zhvilluar në bashkëpunim nga Unioni Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB) me qendër në Gjermani dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) morën pjesë vullnetarë të DITIB dhe TDV. Këshilltari për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Mustafa Mesten tha se TDV dhe DITIB prej më shumë se 40 vitesh zhvillojnë aktivitete të ndihmës humanitare dhe shërbimeve…
Në asnjë shkollë fillore në Strugë nuk ka logoped, përkatësisht profesionist që kujdeset për të folurën e fëmijëve. Ata që kanë nevojë dërgohen në Ohër. E njëjta situatë është edhe në kopshtin e Strugës, ku ka vetëm një logoped për rreth 1000 fëmijë. Shkëlqim Aliu, mësues me më shumë se 30 vite përvojë, thotë se problemi me të folurën është gjithnjë e më i pranishëm te fëmijët. Edhe në Ohër ka vetëm një logoped për 43 grupe të fëmijëve, të shpërndarë në gjithsej nëntë objekte të kopshtit. Në shkollat fillore nuk ka asnjë. “Në kopshtin tonë kemi punësuar logoped-pedagog dhe…
Kapet një kriminel me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me 14 vite burg Me datë 25.03.2022 në ora 18.20 në rrugën “Vtora Makedonska Brigada” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar ME (60) nga Velesi, me vendbanim në Shkup. Ndaj tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror me të cilin kërkohet vuajtja e dënimit me burg prej 14 vjetësh për veprat penale nga neni 394, neni 316, neni 247, neni 259, neni 261 dhe neni 396 nga Kodi penal. Personi është dërguar në IEVP për të vuajtur…
Futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski si dhe seleksionuesi Bllagoja Milevski do të kenë pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili theksoi se kjo erdhi nga, siç e quan ai, goli historik dhe fitores së madhe ndaj Italisë. “Sot, në MPJ do të vijnë dy futbollistë dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses sonë të cilëve do t’u jepen pasaporta diplomatike për shkak të rezultatit me golin e shënuar të Trajkovsit, Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevski, sepse ata sot janë ambasadorët tanë më të…
Me datë 25.03.2022 në ora 18.20 në rrugën “Vtora Makedonska Brigada” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë arrestuar ME (60) nga Velesi, me vendbanim në Shkup. Ndaj tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror me të cilin kërkohet vuajtja e dënimit me burg prej 14 vjetësh për veprat penale nga neni 394, neni 316, neni 247, neni 259, neni 261 dhe neni 396 nga Kodi penal. Personi është dërguar në IEVP për të vuajtur dënimin./KlanMacedonia
Udhëheqja aktuale e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në vitet e fundit ka dëshmuar se vullneti për arritjen e barazisë gjinore në Ministri nuk është në diskutim, tha sot ministri Oliver Spasovski në Forumin Ndërkombëtar të Biatlonit – Shkup 2022 e cila sivjet mbahet nën moton “Barazia gjinore e grave në sport – mundësitë dhe sfidat”. “Ne ishim këmbëngulës dhe të përkushtuar në krijimin e përditshëm të kushteve më të mira, derisa arritëm përfaqësim të plotë të drejtë dhe barazi gjinore. Duke vlerësuar intuitën, ndjeshmërinë, ndjenjën e zhvilluar të kujdesit dhe përgjegjësisë së grave në polici, si pjesë e…
Një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut që ishte nisur në drejtim të Italisë është sulmuar me gurë në Serbi. Sulmi sipas burimeve ka ndodhur në afërsi të Leskovacit, që njihet si zonë problematike. Nga kompania ”Hisar Turisem” thonë se nuk është e vërtetë se autobusi u sulmua më armë siç u tha mbrëmë, por me gurë dhe e gjithë kjo ka kaluar pa lëndime në njerëz, përpos një xhami të thyer i cili është sanuar./Klan Macedonia/
Kryeministri Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski në rrjetin e tij social facebook ka falenderuar BE-në që mori vendim gjatë krizës energjetike që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm. ”Si rezultat i politikës së solidaritetit, Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të përbashkët të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit. Nëpërmjet hyrjes kolektive në treg, qëllimi është të sigurohet një çmim më i ulët i gazit. Në këtë kohë plot sfida, strategjia e përbashkët “së bashku jemi më të fortë” jep rezultate. Falënderoj BE-në që…
Prej sot filloi linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup-Sofje. Fluturimi i parë u realizua sot në mëngjes, gjegjësisht në orën 05.48, kur avioni i kompanisë “Gulliver” arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Më 25 janar, të dy qeveritë mbajtën një seancë të përbashkët në Sofje dhe nënshkruan dy dokumente për të forcuar lidhjen infrastrukturore midis dy vendeve, linjën ajrore direkte Shkup-Sofje dhe Korridorin Hekurudhor 8. Fluturimet Shkup-Sofje janë një risi në itinerarin veror të fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, prej të cilave 20 janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe 11 për mosregjistrim të automjeteve dhe 7 për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë…

