Author: Hamdi Kumanova

“Me çmime më të larta për drurin, për energjinë elektrike dhe për peleta, qytetarët po mundohen dhe po përllogarisin për të gjetur një zgjidhje e cila do t’i zbrazë më pak kuletat e tyre. Megjithatë disa prej tyre tashmë kanë seriozisht të mendojnë të blejnë makineri më të vogla për prodhimin e peletave në kushtet e shtëpisë së tyre. Madje ka edhe faqe neper internet, të cilat ofrojnë makineri, apo edhe ku tregojnë eksperiencat e tyre, ata të cilët tashmë kanë blerë të tilla”, raporton Evi Shkopi, gazetare e Alsat. Kompanitë me të cilat biseduam, duke u prezantuar si blerës…

Lexo më Shumë

Pas skadimit të afatit të marzhave tregtare, dhe rritjes së çmimeve, nga Qeveria thonë deri më tani me më tepër masa dhe zgjidhje në kohë, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse ka siguruar mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve të shkaktuara nga kriza globale ekonomike dhe energjetike, përcjell TV21. Nga ekzekutivi thonë se së shpejti do të propozojnë masa të reja shtesë anti-krizë. “Qeveria me rebalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin e madh ndaj qytetarëve dhe në kohë sa më të shkurtër do të del me masa kundër krizës që do të jenë të synuara, siç janë rekomandimet e…

Lexo më Shumë

Rritja e pagave për 2806 denarë, të cilën Qeveria e premtoi, por nuk e realizoi, nuk do të ketë më efekt sepse ato të para do t’i marrë inflacioni, shprehen nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. “Ejani, futuni në lëkurën e punëtorit një muaj, duroni me 18 mijë denarë dhe më pas të ulemi dhe të diskutojmë. Tashmë është vonë për çdo rritje dhe bisedim. Edhe shumën që e kërkojmë prej 2806 denarë, po e merr inflacioni. Njerëzit edhe nëse e marrin prej muajit shtator, nuk do ta ndjejnë”, tha Ivan Peshevski – Nënkryetar për Sektorin Privat në LSM. Ata…

Lexo më Shumë

PRESIDENTI I BULLGARISË PRET “REZULTATE” NGA RMV-ja Shefi i shtetit bullgar, Rumen Radev, thotë se pret “rezultate” nga negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye për momentin konsideron se nuk ka kushte që të shkojë në takim me Presidentin francez Emanuel Makron. Mediat bullgare pohojnë se Makron i ka thirrur Radevin dhe Kryeministrin Kiril Petkov, në konsultime rreth përpjekjeve të BE-së për heqjen vetos me të cilën Sofja i bllokon negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe të Shqipërisë. Derisa në Maqedoninë e Veriut spekulohet nëse Makroni do të lejojë që kiushtet bullgare për Shkupin të…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se nuk e sheh si hap të duhur paralajmërimin e profesorëve universitarë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” për bojkot të sesionit të provimeve për muajin qershor. Shaqiri tha se janë të hapur për dialog social dhe se do të organizojnë takim me sindikatën e arsimit të lartë gjatë javës tjetër. “Unë pres edhe me një pjesë, apo sindikatën…sindikatën reprezentues për arsim të lartë, ashtu siç kishim dialog social për filloren dhe të mesmen, jam i hapur për bashkëpunim edhe për arsimin e lartë. Mund të them se me rishikimin e buxhetit,…

Lexo më Shumë

Gjyqtarët e Lartë ka lënë në fuqi aktgjykimin e burgut për rastin “Haraçi”, ku Katica Janeva u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa Bojan Jovanovski me nëntë vjet burg. Kjo është shkalla e tretë që vendos për këtë çështje, pasi Gjykata Penale dhe Gjykata e Apelit e lanë në fuqi vendimin. “Gjykata e Lartë njofton opinionin se më 01.06.2022 ka vepruar në lëndën e njohur në opinion si “Haraçu” e formuar pas kërkesave për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga të dënuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva dhe ka vendosur që kërkesat ti refuzojë”, njoftoi Gjykata…

Lexo më Shumë

100 mijë euro në kohë krize për ‘party’ – Del lista, ja sa do të paguhen këngëtarët në koncertin e BDI-së 100 mijë euro do t’i kushtojë BDI-së, koncerti për 20-vjetorin e themelimit të saj. E këto para në kohë krize do të shkojnë për këtë festë ku janë ftuar disa këngëtarë kosovarë, të cilët do të marrin shuma marramendëse për vetëm pak minuta performim, shkruan Alsat. Tashmë nëpër rrjete sociale po qarkullon edhe lista me emrat e këngëtarëve dhe paratë që ata do të marrin. Ajo që bie në sy është edhe këngëtari Buta, i cili ditë më parë…

Lexo më Shumë

Më 31 maj, ARNO shpalli fituesit e konkursit “Ide të gjelbra” 2022, të mbajtur në Qendrën për Ndërmarrje Sociale në Shkup. Juria, në kategorinë e ideve embrionale, zgjodhi idetë “Peli” nga Jana Angelovska dhe “Nga ndotësi në zbukurues” të Goce Stevanovskit, ndërsa në kategorinë e koncepteve të gjelbra, fituese është ideja “Dhoma e pilotimit të insekteve” e Aleksandër Karaviloskit nga Veg Food-Prilep. Interesant për konkursin e sivjetshëm është fakti që të gjitha idetë, në modelin e biznesit kanë parimin e qarkullimit, gjegjësisht përdorin mbetjet (pelenat, kartonin, perimet/mbeturinat e fermës) në procesin e prodhimit të ri. Në konkurs mbërritën 20 aplikime,…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm deri në ora 08:30 në Maqedoninë e Veriut janë shitur 1,155 paketime të tabletave Diazepam, ndërsa deri në ora 11:00, 6200 paketime, njoftoi në profilin e tij në Facebook mjeku Nenad Lazarov. Ai kohë më parë shpërndau të dhëna ku shihet se gjatë vitit 2020 mjekët kanë shkruar 1.310.000 receta për diazepam, 300.000 më tepër se në vitin 2015. “Ora 8:30 e mëngjesit, tashmë 1155 kuti Diazepam janë shpërndarë”, shkroi fillimisht mjeku Lazarov duke shpërndarë statistika. Ndryshe, diazepami është sedativ i llojit valium, që shërben si qetësues, ndërsa në shumë raste krijohet edhe varësi nga kjo substancë.

Lexo më Shumë

KRIZA EKONOMIKE GODET QYTETARËT E RMV-së VMRO-DPMNE-ja propozon ndryshime ligjore me të cilët produktet ushqimore do të liroheshin nga TVSH-ja, kurse TVSH-ja për derivatet, deri në fund të vitit, të jetë 5%, përcjellë Klan M. “Të miratohet urgjentisht ky ligj që do të parandalojë rritje shtesë të cmimeve të produkteve themelore të ushqimit dhe për këtë shkak kërkojmë nga deputetët e shumicës të punojnë në interes të qytetarëve e jo të elitës qeveritare” – thonë nga VMRO-DPMNE. Kanë reaguar edhe nga ASH-ja. Sipas tyre, ështe koha e fundit që kjo qeveri të pranojë propozimet e ASH, se kriza ekonomike e…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për shkak të tentativës për të korruptuar një polic me pesë euro, i cili ka qenë duke ia kontrolluar dokumentet e udhëtimit. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës theksohet se ngjarja ka ndodhur dje (e martë, 31 maj), në vendkalimin kufitar Vërmicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Me urdhër të prokurorit publik, shtetasi i Maqedonisë është lëshuar i lirë, ndërsa i është sekuestruar pasaporta deri në përfundimin e procedurave gjyqësore .

Lexo më Shumë

Grupi i tretë i të dhënave të cilën e ka publikuar Enti Shtetëror për Statistika në fushën e arsimit, në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente të moshës nga 15 vjeç e lart, sipas shkrim-leximit, janë regjistruar 18.897 ose 1.2% analfabetë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në mesin e analfabetëve janë 5.517 burra dhe 13.380 janë gra. Sipas ESHS-së pa arsim janë 23.192 persona, ndërsa arsim fillor të papërfunduar kanë 62.129 persona ose 4.1 për qind e popullsisë rezidente. 423.456 persona ose 27.8 për qind kanë përfunduar vetëm arsimin fillor, rreth 45.174 persona ose 3.0% kanë një sfond të panjohur shkollor. 672.375…

Lexo më Shumë