Shoqata e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar sot në qytetin e Strugës, takimin e 83-të më rradhë të avokatëve nga mbarë vendi, me ç’rast pjesëmarrës ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski. Tupançeski në një fjalim rasti tha se avokatët dhe të gjithë njerëzit e ligjit dhe të drejtës, duhet të kontribuojnë që Maqedonia të jetë simbolikë e shtetit të drejtësisë. “Oda e Avokatëve është një forum për dialog të hapur, me fokus në çështjet me interes të përbashkët për shoqërinë civile. Vetëm së bashku mund të realizoni dhe mbroni interesat tuaja profesionale, por edhe të tjera…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i Internacionales Liberale, Emil Kirjaz, i ftuar në “Click Plus” në “TV21” tha se Bullgaria me politikën e saj bën që Maqedonia ta shohë presidentin serb Aleksandar Vuçiq si mik të vetëm, transmeton InfoShqip. “Politika bullgare e bën Maqedoninë nga Maqedonia Veriore në Maqedoninë Serbe dhe i jep hapësirë politikës së Vuçiqit që të imponohet, në mënyrë që të gjithë ta shohin atë si një mik të vetëm”, tha Kirjaz. Kirjaz tha gjithashtu se shumë pak njerëz e kuptojnë se çfarë dëshiron të arrijë Bullgaria me mosmarrëveshjen me Maqedoninë./InfoShqip.com
Çdo muaj, rreth 1.8 miliardë persona në mbarë botën kanë menstruacione. Miliona nga këto vajza, gra, persona transgjinorë dhe jobinarë nuk janë në gjendje të menaxhojnë ciklin e tyre menstrual në mënyrë dinjitetshme dhe të shëndetshme. Për këtë arsye, 28 maji shënohet si Dita Botërore e Higjienës Menstruale, shkruan Meta.mk. Fillimi i menstruacioneve nënkupton një fazë të re dhe cenueshmëri të reja në jetën e adoleshenteve. Megjithatë, shumë vajza dhe gra të moshuara përballen me stigmë, ngacmim, diskriminim social dhe varfëri gjatë menstruacioneve dhe janë të privuara nga mjetet themelore për të mbajtur higjienën menstruale. Vitet e fundit, lëvizja botërore Dita e Higjienës…
PRESIDENTI RADEV PARALAJMËRON REFERENDUM PËR HEQJEN E VETOS Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk ka njohuri për planin e Presidentit francez, Emanuel Makron, për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut. Petkovi ka thënë se nuk do të ndërmarrë asnjë hap drejt heqjes së vetos ndaj Shkupit, pa një vendim të parlamentit bullgar. “Lidhur me planin e Francës nuk kam parë asgjë në letër, por, kuptohet, jemi të gatshëm dhe të hapur për bisedime me të gjithë partnerët evropian që kanë propozime, por sërish do ta them se ata duhet të pajtohen…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritje për Maqedoninë” sot parashtroi kërkesë deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për caktimin e seancës urgjente, ku në rend të ditës do të jenë ligjet e parashtruara nga ana e tyre – Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Akciza. “Kërkojmë që kjo seancë të konvokohet sa më shpejtë, pasi çdo minutë e kaluar, prej se Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat antikrizë për derivatet dhe produktet themelore, paraqet golgotë e paparë për qytetarët. Qytetarët tanë vuajnë, janë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin maj të vitit 2022. MPPS-ja thekson se shfrytëzuesit e të drejtave të parave që kanë kartelë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 2 qershor të vitit 2022. Për të shmangur turmat para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin kartela bankare, pagesa…
Nga VMRO-DPMNE-ja sot kërkojnë sërish që të miratohet propozim-ligji që mundëson që produktet bazë të ushqimit të lirohen nga TVSh-ja deri në fund të vitit 2022, si dhe karburantet të tatohen me 5% deri në fund të vitit, përcjell TV21. Ivica Tomovski nga kjo parti sot tha se paga minimale prej 18 mijë denarëve nuk mjafton për të mbijetuar. “10 kilogramë perime, një pako vaj gatimi, një rezervuar me benzinë, dhe një pako me qumësht, 30 bukë dhe 5 kilogramë fruta është e barabartë me një pagë minimale për një muaj. Këtu nuk përfshihen paratë e nevojshme për faturat mujore…
Profesorë, anëtarë të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Universitetit Kirili dhe Metodi në Shkup, sot kanë dalë në protestë paqësore për të shprehur pakënaqësinë e tyre për përkeqësimin e gjendjes me pagat për stafin e Universitetit. Kryetari i Federatës së Sindikatave të UKM-së, prof. Dr. Angel Ristov sot në konferencën e mëngjesit tha se profesori asistent merr pagë më të ulët se mesatarja në Maqedoni. “Ne jemi në këtë betejë për më shumë se dy vjet. Paralajmërojmë se gjendja me pagat e profesorëve është alarmante, por kërkojmë edhe rritje të pagave të stafit joakademik . Vëmë re se qëndrimi…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të Gostivarit janë vetëparaqitur 4 persona, të cilët paraprakisht kanë qenë të raportuar për sulm fizik ndaj një 27-vjeçari. “Dje (01-qershor) në ora 18:30 në stacionin policor të Gostivarit, janë vetëparaqitur personat P.S. (40), N.P. (37), S.M. (34) dhe I.M. (37) të gjithë nga Gostivari, të cilët kanë qenë të denoncuar nga 27-vjeçari E.R. nga Dobërdolli i Gostivarit se rreth orës 18.00 e kanë sulmuar fizikisht në rrugën e ,,Ilindenit“ në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.
Në orët e para të mëngjesit policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 37-vjeçar nga Gostivari, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se ka vjedhur veturën Golf 4 në pronësi të një banori të Çegranit. “Rreth orës 03:00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 37-vjeçarin E.H. nga Gostivari, i cili paraprakisht në mënyrë të kundërligjshme kishte sekuestruar veturën “Volkswagen golf 4” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar me dyer të pa bllokuara dhe me çelës në bravë, përndryshe në pronësi të…
Mjeku Nenad Llazarov dje pasdite publikoi një të dhënë rreth dhënies së barnave “Diazepam” nga barnatoret në Maqedoni, duke theksuar se deri në ora 11 para dite, ishin shitur 6200 kuti. Kjo statistikë shqetësoi tejmase opinionin lidhur me atë se çfarë po ndodhë me popullin, respektivisht, çfarë brengash kanë që po blejnë kaq shumë diazepam. Është çështja me krizën finansiare, apo pasoja nga pandemia? Por, siç përsëri publikoi Nenad Llazarov, mjek, deri në fund të ditës qenkan shitur 15,700 kuti “Diazepam”. Ai para disa muajve pati njoftuar se gjatë vitit 2020 ishin shitur 1,310,000 receta për diazepam, rreth 300,000 më…
Zëvendës avokati i popullit, Jovan Andonovski, i cili gjendet për vizitë në Ukrainë u takua me kolegen e tij ukrainase, Irina Sivitska, me të cilën bisedoi për çështjet kyçe të ukrainasve, të cilët gjenden në Maqedoninë e Veriut. Siç informojnë nga zyra e Avokatit të popullit, në takimin u bisedua për qasjen deri te mbrojtja shëndetësore e ukrainasve, të cilët gjenden në shtetin tonë, qasja deri te arsimi për fëmijët ukrainas, si dhe qasja deri te vendet e punës për ukrainasit përkohësisht të shpërngulur. Janë hapur edhe disa çështje lidhur me qëndrimin e shtetasve ukrainas në vend. Avokatja e popullit…

