Perceptimi për sistemin gjyqësor ende nuk ka ndryshuar dhe duhet bërë diçka radikale, tha ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski. Ai i ftuar në “Utrinski Brifing” tha se nëse juria e përbërë nga qytetarë shkon për të përcaktuar fajësinë e dikujt në një proces gjyqësor, do të thotë braktisje e ligjit kontinental dhe transferim të tij në sistemin legjislativ të SHBA-së. “Në të ardhmen, ne mund të mendojmë për krijimin e një Kodi të ri Civil që do të mbulojë të gjitha çështjet dhe ne mund të pyesim njerëzit për këtë. Të gjitha elementet e praktikës gjyqësore mund të përfshihen nëse…
Author: Hamdi Kumanova
Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, Departamenti i Kontrollit Sanitar në periudhën 21.03.2022 deri më 25.03.2022 ka marrë 194 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga ekzaminimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregon raporti javor i kryer në Sektorin për kontroll sanitar. KlanMacedonia
Me metoda të ndryshme Ministria e Shëndetësisë po mundohet ta nxisë vaksinimin kundër Covid-19. Dy mënyrat e fundit janë porositë SMS që u dërgohen drejtpërdrejt pacientët nga sistemi “Termini im” dhe karvani i vaksinimit mobil. Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova me kritika ndaj institucioneve shëndetësore për masën me porosi SMS. Thotë se kjo metodë ka krijuar shumë konflikte mes pacientëve dhe mjekëve, ngaqë ka shumë pacientë të cilët për shkak të disa sëmundjeve nuk guxojnë të vaksinohen. “Kjo ishte me të vërtetë lëvizje e keqe nga “Termini im” ku në kohën kur ne nuk punonim, ata nëpërmjet sistemit tonë…
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ishte i ftuari i radhës në Radio Evropa e Lirë, ka folur për arsyen se pse pranoi këtë post, mu në krizën shëndetësore, ku e mbarë bota po përballet me virusin Kovid 19. Marketing Ministri Bekim Sali sqaroi se një nga arsyet pse e pranoi këtë pozicion janë të gjitha ato mangësi gjatë punës së ministrisë në njëzet vitet e fundit dhe vlerëson se ka kapacitet për t’i zgjidh sistematikisht, që sipas tij, qasja ndaj problemeve shëndetësore nuk është subjektive, por duhet të jetë dhe do të jetë gjithmonë objektive. “Dhe ajo që kemi vërejtur…
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, ka zgjedhur për kryetar Ziadin Selën me 651 vota. Sela ishte kandidati i vetëm, ndërsa është votuar edhe Kuvendi Qendror, Statuti i Partisë dhe Platforma. Sela tha se partia nuk ka kohë për të humbur. “ASH do të nis dhe do të punojë orë e çast, shtëpi në shtëpi, pa marrë parasysh që nuk janë të paralajmëruar zgjedhjet, ne do të mundohemi që sa më shpejtë të ndodhin ato. Në Aleancë për Shqiptarët me shqiptarë, bashkë me gjithë ju të korrim fitoren kaq shumë të pritur këtu në RMV”, tha Sela. Ziadin Sela foli edhe…
Edhe pse kaloi një muaj që nga protesta kundër hapjes së kazinosë në afërsi të çerdhes në Tetovë, e njëjta po vazhdon të përgatitet për hapje. Jushi Emërllahu nga Lëvizja anti-bixhoz tregon se deri te Ministria e Financave kanë dërguar kërkesë për largim të kazinove, mirëpo kërkesa e tyre, siç thotë, nuk është marrë parasysh. Nëse vazhdon kjo heshtje paralajmëron se do të dalin përsëri në rrugë, por tashmë para Qeverisë. “Kjo kazino në afërsi të çerdhes që është afër procedurës së hapjes, kërkojmë përgjegjësi nga ministri i financave pasi që këta drejtpërdrejt lejet i marrin nga Ministria e Financave.…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, në ora 10:30 është arrestuar G.P.(34) nga Kumanova. “Për të njëjtin ishte lëshuar urdhër gjyqësor, me të cilin kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21. 34-vjeçari tashmë është dërguar në Burgun e Kumanovës.
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2.245 ku janë diagnostifikuar 188 persona me Kovid-19, prej të cilëve 25 janë riinfektime. Janë regjistruar 119 pacientë të shëruar. Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 të tre me sëmundje shoqëruese. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë realizuar 1.953.866 testime ku të diagnostifikuar me virusin Kovid19 janë 305.066, persona, numri i personave të shëruar është 293.819, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.206,…
Një aksident i rrallë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Tetovës. Sipas videos, aksidenti ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit, ndërsa po ashtu shihet edhe automjeti i ndihmës së shpejtë. Po ashtu vërrehet edhe prania e shumtë e qytetarëve, ndërsa në vendngjarje ndodhet e edhe policia. Më poshtë e keni videon që është siguruar në Klan Macedonia.
Vendi do të përballet me mungesë të drithërave deri në fund të vitit nëse masat e paralajmëruara të autoriteteve nuk hyjnë menjëherë në fuqi. Të mos presin me muaj për ndarjen e tokës shtetërore, por menjëherë t’ua ndajnë bujqve për të mbjellë misër, elb, grurë pranveror dhe tërshërë apelojnë bujqit, shkruan Alsat. Nga ana tjetër, për shkak të mungesës së plehut, i cili aktualisht është i ndaluar për eksport nga Rusia, autoritetet duhet të gjejnë tregje alternative, sepse gruri që korret në vjeshtë mund të ketë rendiment të reduktuar prej 30 për qind. “Çdo pëllëmbë tokë të jepet dhe e…
Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski sot tha se para dy viteve u realizua një nga qëllimet strategjike nacionale siç është anëtarësimi në NATO. “Dy vite të sigurt dhe të fuqishëm. Flamuri i Maqedonisë me krenar valon para selisë në Bruksel, ndërsa ushtria e Maqedonisë së Veriut është krah për krah me ushtritë më të fuqishme në botë”, u shpreh Kaaevski. Për fat të keq, siç theksoi Kaevski, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe rrezikimi i sovranitetit ukrainas dëshmoi se sa lehtë mund të rrezikohet siguria e qytetarëve. “Kjo na tregon se sa e rëndësishme është anëtarësimi në NATO dhe…
Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë janë në pritje të ndërtimit të një çerdhe në gjuhën shqipe. Prindërit, zgjidhjen për fëmijët e tyre e kërkojnë në çerdhet me të afërta në maqedonisht ose në çerdhet e Shkupit, shkruan Alsat. Banorët shprehen të revoltuar për siç thonë diskriminimin që iu bëhet fëmijëve të Hasanbegut. “Hasanbegu ka arritur me një popullatë mjaftueshëm, madje e ka kaluar numrin e nxënësve, mos të flas për çerdhe. Katastrofë, me ndihmën e njëri tjetrit. Për fat funksionon ajo ndihma, bashkësia se përndryshe organizim, program të jetës nuk ka. Shumë larg jemi standardeve”. “Ka nevojë…

