Komuna e Tetovës akoma nuk ka filluar me dezinfektimin dhe deratizimin e qytetit sidomos pas përmbytjeve të shkaktuara në disa zona të qytetit dhe me theks të vecantë ato përreth lumenjëve informon Tetovasot .
Ky aksion që ka ndodhur gjithnjë në të shkuarën mundëson ruajtjen e një shkalle të lartë higjienike, shkatërrimin apo asgjësimin e mikroorganizmave të dëmshëm, insekteve etj në një masë të tillë që ata të mos e rrezikojnë shëndetin tonë.
Komuna e Tetovës akoma nuk ka kryer dezinfektim dhe deratizim në institucione, rrugë të qytetit dhe hapësira publike.
Në bazë të ligjit , Komunës i takon që të paktën tre herë ta kryejë një veprim të tillë .Tetovasot



