Author: Hamdi Kumanova

Avokati i Popullit Naser Ziberi reagon për vajzat e mitura të cilat janë të burgosura në burgun e Idrizovës, e që sipas tij, ato nuk guxojnë të qëndrojnë aty sepse janë në rrezik nga gratë më të moshuara. Ndërkohë, burgu në fshatin Vollkovija në Tetovë, vazhdon të qëndrojë gjysmë i zbrazur. Ligji ndalon përzierjen e meshkujve dhe femrave në një burg, por tre vajzat e mitura nga Idrizova mund të vendosen në Tetovë por të ndahen fizikisht nga meshkujt, konsiderojnë nga avokati i popullit. “Adoleshentet janë të vendosura në pjesën e femrave të burgut të Idrizovës. Ato nuk janë në…

Lexo më Shumë

Ministri Naser Nuredini sot me një fjalim hyrës së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjyqtaren Kacarska dhe ambasadoren e Britanisë Rachel Galloway, morën pjesë në hapjen e konferencës rajonale: Gjykatat Kushtetuese – ruajtësit e mjedisit jetësor. Në diskutimin e moderuar nga akademiku Kambovski, profesorë dhe gjyqtarë nga rajoni rishqyrtuan mundësitë për rritjen e rolit të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të mjedisit jetësor. “Ne si shtet e kemi njohur në Kushtetutë të drejtën për mjedis jetësor të shëndetshëm, kemi vendosur elementet bazë të legjislacionit të posaçëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale ndaj 23-vjeçarit A.Gj. dhe 25-vjeçarit A.Gj., të dy nga Rashqja e Shkupit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë marrë të dhëna në mënyrë joligjore nga 17 qytetarë dhe kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare. “I raportuari i parë, në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2021, derisa ishte i punësuar tek një person juridik në Shkup, si shitës, duke shfrytëzuar rastin, me celularin e tij i ka fotografuar të dhënat e identifikimit nga kartat e pagesës së bashku me kodin PIN nga kartat e klientit, të cilin ata…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturave shumë të larta nga ana e EVN-së kryesisht dhe në këtë drejtim ai potencoi se duhet të intervenohet urgjentisht. Operatorët që bëjnë furnizimin me energji elektrike janë të obliguar që një herë në vit të bëjnë leximin e matësit të energjisë elektrike, theksoi Zyberi. Evn faturon llogari paushalle pa e lexuar matesinë e energjisë elektrike dhe jo çdoherë faturat e muajit pasardhës korigjohen prandaj Avokati i Popoullit do të ngrejë iniciativën që këto operatorë të…

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (28-mars) rreth orës 14:15 kanë privuar nga liria 51-vjeçarin G.A. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga vëllai i tij 52-vjeçar se në banesën ku kanë jetuar e ka sulmuar fizikisht dhe se gjatë sulmit ka përdorur një mjet druri. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts

Lexo më Shumë

Më shumë se 330 mijë pensionistë pensionin e muajit mars do ta kenë më të lartë për 1.000 denarë me të cilën do të realizohet ndihma financiare intervenuese e drejtpërdrejtë e dakorduar e cila me të njëjtën shumë do të përfshihet në muajt prill dhe maj, transmeton Portalb.mk. Këto janë 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, të cilët pasohen me rritjen të pensioneve deri më tani sipas harmonizimit prej 2,9% në janar të këtij viti kur pensionistët kanë pasur rritje prej së paku 460 denarë. “Me këtë përshtatje, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri…

Lexo më Shumë

“Adaptim sa më i shpejtë i narrativit evropian për zgjerimin, duke pasur parasysh ndryshimet aktuale drastike të sigurisë evropiane. Është koha që vizioni juaj për të ardhmen e Evropës të kthehet në vepra, procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë me dinamikë më të madhe dhe në kohë sa më të shkurtë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në konferencën e kryetarëve të Kuvendeve të BE-së, që mbahet në Brdo, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Xhaferit, stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i Republikës…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) kumtoi se i bashkohet kërkesave të sindikatave të Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe SPASHK-ut për harmonizim të pagave në bazë të rritjes së pagës minimale. si dhe thirrjen për respektim të vazhdueshëm të Ligjit për pagën minimale dhe aneksimin e duhur të marrëveshjeve kolektive. Sipas SPA-së, shqetësues është fakti se për shkak të mungesës së dëgjimit të ministrive kompetente të cilat siç thonë ata duhet të jenë partnerë socialë në të gjitha nivelet dhe të veprojnë në përputhje me ligjet dhe marrëveshjet kolektive, sindikatat duhet të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm është arrestuar një 48-vjeçar nga Manastiri, përcjell TV21. I njëjti është kapur me 260 litra naftë, të cilën e ka marrë nga sistemi i ngrohjes në një shkollë e mesme. “Më 29.03.2022 në ora 05:15 në rrugën “Fallanga Maqedonase” në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar I.M. (48) nga Manastiri. Ai u kap duke vjedhur naftë nga një rezervuar ngrohjeje në një shkollë të mesme të mjekësisë. Tek i njëjti janë gjetur 12 tuba me gjithsej 260 litra naftë. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi përshkak se kanë gjetur lëndë narkotike. Ata janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallçzime penale sipas nenit përkatës. Sot (29.03.2022) në ora 00:45 minuta dhe në ora 01:00 në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup i kanë privuar nga lira F.S. (26) dhe K.Ç. (36), të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e F.S, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike në periudha të caktuara kohore do të mbesin një pjesë e Butelit, Gazi Babës dhe Kisella Vodës. Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave kumtoi se nga ora 08:30 deri në ora 14:30 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës 30 dhe Lubotenski Pat në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 11:30 shfrytëzuesit e vendosur në objektet e “Staklara” dhe objekti te restoranti “Gradina” dhe “Sardoniks” në komunën e Kisella Vodës. Në periudhën prej orës 09:15 deri në ora 11:45, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve “Boro Todoroviq”, “Miodrag…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Matteo Mecacci, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Siç njoftojnë nga MPJ, në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet ODHIR dhe institucioneve përkatëse që nga pavarësia e deri më sot. Bëhet fjalë për dialog të vazhdueshëm, aktiv dhe marrëdhënie produktive në kuadër të një sërë politikash të rëndësishme që lidhen me reformën e sistemit zgjedhor, krijimin e parakushteve për zgjedhje fer dhe të lira, tolerancë dhe mosdiskriminim, barazi gjinore etj. “Mbështetja dhe bashkëpunimi me ODIHR-in në…

Lexo më Shumë