Nxënësit në shkollat fillore nga nesër, më 30 mars, nuk duhet të mbajnë më maska gjatë orëve të mësimit, pasi Qeveria sot pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, të dorëzuar gati dy javë më parë. Në fund të javës së kaluar, Shtabi i Përgjithshëm Koordinues për Ballafaqimin me Covid-19 ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat fillore, si dhe rekomandimin për mësimdhënien me prezencë fizike në fakultete. Siç njoftohet, nxënësit që dëshirojnë, do të mund të mbajnë maska. Ky vendim nuk vlen për mësuesit dhe personelin tjetër të…
Author: Hamdi Kumanova
Kompanitë që përdorin gazin natyror si burimin kryesor të energjisë kanë frikë për të ardhmen e tyre. Kërkimi për një alternativë ndaj gazit rus që hyn në vend përmes Bullgarisë ka shqetësuar seriozisht disa biznesmenë, shkruan Alsat. Nga Dhoma e Tregtisë për Energjetikë thonë se procesi i zëvendësimit të gazit natyror me gaz natyror të lëngshëm nuk është i thjeshtë, por i gjatë dhe mjaft i kushtueshëm. “E gjithë Evropa, sigurisht që kjo vlen edhe për Maqedoninë, sepse ne përdorim edhe gazin rus, gjithçka do të duhet të ndryshojë, të gjitha pajisjet duhet të ndërrohen për të përdorur gazin e…
Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite në bashkëpinim me Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në prani të përfaqësuesit të Ambasadës së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë – Tiranë që është përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Hamed al- Sajar, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, nga sot në qytetin e Shkupit filluan shpërndarjen e ndihmave humanitare për nder të muajit të shenjtë Ramazan. Ndihmat ushqimore u dedikuan për 3091 familje dhe do të shpërndahen në 13 qytete. Kryetari i Organizatës “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i deklaroi se e gjitha…
“Aktualisht në Qeveri dominojnë politikat e BDI-së dhe Alternativës, e cila nuk reflekton vullnetin e qytetarëve”, theksoi për “Utrinski Brifing”, kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov, që është pjesë e Qeverisë. Ai bashkë me partitë më të vogla po kërkon që Kuvendi të miratoj Kodin e ri zgjedhor me një njësi zgjedhore. Trajanov ka kërcënuar se mund ta braktisin Qeverinë nëse nuk pranohet propozimi i tyre. “Modeli Donte që ne aplikojmë nuk është i mirë sepse mbyt partitë më të vogla dhe përfiton partitë e mëdha. Në parlament ka parti të vogla, por roli i tyre është i margjinalizuar. Kjo…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme tematike të 33-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3, nga e cila pritet të përcaktohen prioritetet për financimin e programeve dhe projekteve qeveritare të këtij instrumenti për ndihmë paraaderuese të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. “IPA 3 Marrëveshja Kornizë për Partneritet Financiar (FFP) e cila i rregullon marrëdhëniet dhe i përcakton rregullat dhe parimet për zbatimin e IPA 3 është në fazë të konsultimeve ndërministrore dhe pritet të miratohet dhe ratifikohet…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kimo Lahdevirta, ambasador jorezident i Republikës së Finlandës në vend. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u diskutua për luftën në Ukrainë, situatën e sigurisë në Evropë, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit të mirë dypalësh mes dy shteteve. Uniteti i vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në qëndrimet ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, nga bashkëbiseduesit u vlerësua si i rëndësishëm. Gjithashtu u konstatua se hapi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në perspektivat evropiane është i rëndësishëm për vendin tonë, por edhe si inkurajim për…
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka shkarkuar prokuroren Lejla Kadriu. Ajo më shumë se një muaj nuk ka shkuar në punë në Prokurorinë Publike në Tetovë, në pritje të vendimit përfundimtar të Këshillit. Këshilli hapi procedimin disiplinor ndaj Kadriut në verën e vitit 2020 pas protestave të banorëve të Siniçanit që kërkonin ujë të pijshëm të pastër. Më pas në vendngjarje ka dalë prokurori Kadriu i cili ka shpërndarë policinë, e cila nuk ka lejuar përplasjen mes dy grupeve të qytetarëve. Deri më sot – sot nuk është bërë e qartë se kush e ka dërguar prokuroren Kadrui në Sinicane dhe…
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, përmes një postimi të Facebook, ka kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së rektorëve të universiteteve në gjuhën gjuhën shqipe në RMV. “Konkurset për Rektorë Univesitetesh hapen në Reçic të vogël dhe Zajas. Prandaj Universitetet tona nuk janë në listën e Shangait!”, ka shkruar Taravari. Këtë status, Taravari e ka publikuar disa ditë pas zgjedhjes së profesorit Izet Zeqiri, rektor në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.776 testime për coronavirus, ndërsa 310 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja shumica (180) janë në Shkup. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 persona të vdekur. Kurse ISHP ka regjistruar 355 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.423, prej të cilëve 294.427 janë shëruar, ndërsa 9.214 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (29 mars) është…
Sot (29 mars) rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 40-vjeçarin F.K. nga Xhepçishti i Tetovës, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij familjare, e cila është bastisur me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 80 gramë kokainë dhe dy peshore digjitale. F.K. është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet ajtakuza për “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, vepër e dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal.
Janë testuar gjithsej 16.074 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,9%. Pozitive janë 1.696 raste, nga 33 qytete, me një rënie e numrit nga java e kaluar për 7,5%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 4,0% deri më 14,3%, mesatarisht 10,1%. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Shkup (n=1.032; 60,8%), ndërsa incidencë javore më e lartë është regjistruar në Kavadar – 224,2/100.000 dhe Shkup – 162,7/100.000. Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i…
Rreth 15.000 persona të papunë do të kenë mundësi të hyjnë në tregun e punës përmes programeve dhe masave aktive të punësimit të parashikuara nga Plani Operativ për vitin 2022, i cili u promovua sot nga drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në RMV, Aremen Grigorjan. Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, theksoi se masat dhe programet aktive që do të zbatohen në vitin 2022 janë aktivitete të qëndrueshme dhe të dëshmuara për përmirësimin e gjendjes së tregut të punës që zbatohen me sukses…

