“Zgjerimi I BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një proces të cilit i ka mbaruar benzina politike” Kështu u shpreh ish Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov në një intervistë për Ilva Taren në emisionin #BalkansDebrief të Këshillit të Atlantikut. Dimitrov ka bindjen se par fat të keq vetoja e Sofjes ka shanse të mbetet në fuqi edhe pas samitit të Qershorit të Këshillit Europian.
Duke e konsideruar Maqedoninë e Veriut si një vend kandidat veteran pas 17 vitesh pritje për anëtarësim në BE, Dimitrov, një mbështetës i fortë i vlerave europiane në rajon, është i mendimit se konsolidimi i BE në vendet e Ballkanit është në vetë interesin e BE-së. “Do t’a bëjë më të sigurtë vetë BE-në, thotë ai. Për momentin processi zgjerimit ka ngecur. Nuk kemi rezultate për të treguar. Prej disa vitesh Komisioni Europian krijoi strategjinë për të rritur besueshmërinë e politikave të tij dhe tanimë kemi një metodologji të ideuar nga Presidenti i Francës Macron, por ende nuk është vënë gjë në lëvizje. Aktualisht, ekziston një proces që e ka të vështirë të vlerësojë ato vende që përformojnë mirë, dhe që nuk arrin të sanksionojë apo të denoncojë vendime dhe sjellje politike që e cojnë pas demokracinë në rajon. Kemi një proces ku shtete të caktuara ndonjëherë edhe vetë problematike vendosin veto individuale që janë krejtësisht të shkëputura nga procesi i zgjerimit. Ky është një moment që të gjithë ne, dhe liderët e BE-së duhet të jenë largpamës. Krizat e mëdha kërkojnë lidership të jashtëzakonshëm, u shpreh Dimitrov gjata intervieës për #BalkansDebrief të Këshillit të Atlantikut në Ëashington, DC.
Për sa i takon propozimit të Presidentit Macron dhe Presidentit të Këshillit Europian Mishel, për një komunitetet politik europian, Dimitrov e konsideron ide të mirë që duhet shqyrtuar, por është thelbësore që Parisi t’a bëjë të qartë që krijimi i një komuniteti nuk e devijon vëmendjen nga zgjerimi, por është një process plotësues që ndoshta e përforcon procesin e zgjerimit. Kjo është tejet e rëndësishme që të thuhet nga autoritetet franceze me zë të lartë dhe e formuluar qartë, tha Dimitrov.
Edhe ideja e një anëtarësimi me dy etapa, pra fillimisht një treg i përbashkët europian është një mënyrë e mirë që rajoni të përfitojë ekonomisht, u shpreh Dimitrov. “Ne kemi nevojë per suksese. Rajoni ka nevojë për suksese. Na duhet të jemi më të bashkuar në Ballkan dhe mendoj se po afrohemi. Marrëdhëniet dypalëshe të Shkupit me Tiranën dhe Prishtinën, me Beogradin dhe me Athinën janë të ngushta. Kemi disa cështje me Sofjen sepse politika aktuale e Bullgarisë nuk është ajo e fqinjit të rëndësishëm europian që punon për cështjen e Maqedonisë. Sondazhet e fundit tregojnë se për shkak të vetos qytetarët maqedonas kur pyeten npër problemin më të madh që ka vendi, thonë se është Bulgaria. Ndaj, per të ardhmen nëse vetoja nuk hiqet dëmton miqësinë maqedono-bullgare që është duke e minuar besueshmërinë e Bashkimit Europian, përfundoi Dimitrov bisedën për #BalkansDebrief.
"#EU Enlargement: a process that is lacking political fuel?" a #BalkansDebrief from @Dimitrov_Nikola with @IlvaTare https://t.co/RVv5eCLY5K
— Europe Center (@ACEurope) June 2, 2022



