Më 31 maj, ARNO shpalli fituesit e konkursit “Ide të gjelbra” 2022, të mbajtur në
Qendrën për Ndërmarrje Sociale në Shkup. Juria, në kategorinë e ideve
embrionale, zgjodhi idetë “Peli” nga Jana Angelovska dhe “Nga ndotësi në
zbukurues” të Goce Stevanovskit, ndërsa në kategorinë e koncepteve të gjelbra,
fituese është ideja “Dhoma e pilotimit të insekteve” e Aleksandër Karaviloskit nga
Veg Food-Prilep. Interesant për konkursin e sivjetshëm është fakti që të gjitha
idetë, në modelin e biznesit kanë parimin e qarkullimit, gjegjësisht përdorin
mbetjet (pelenat, kartonin, perimet/mbeturinat e fermës) në procesin e prodhimit të
ri.
Në konkurs mbërritën 20 aplikime, prej të cilave 10 konkurruan në finalen e
Maqedonisë së Veriut. Juria që vlerësoi aplikimet e pranuara, ishte e përbërë nga
ekspertë nga fusha dhe institucione të ndryshme: Durim Zeqiri nga Oda
Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Igor Izotov – Programi i Kombeve të
Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Robertina Brajanoska nga Shoqata Ekologjike
Maqedonase (MED) , Danço Dimkov nga Asociacioni për Menaxhim dhe
Konsulencë-MKA2000, Voislav Ilievski nga “Maqedonia 2025”. Partnerët tanë
përsëri ofruan mbështetje për fituesit kombëtarë, : bono të vlefshme për shërbime
konsulente nga Shoqata për Menaxhim dhe Konsulencë “MKA2000”, regjistrim
falas i platformës Connect2MK dhe shërbime mentorimi dhe/ose pjesëmarrje në
programin CESO SACO të “Maqedoni 2025” dhe anëtarësim dyvjeçar falas në
Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. E mësuar nga nevoja për
dixhitalizim dhe për shkak të sfidave të prokurimit, ARNO këtë vit u ndau fituesve
3 laptopë.
“Frika dhe pritshmëritë nga pandemia se nuk do të kemi shumë aplikime,
fatkeqësisht u realizuan këtë vit. Supozojmë se të gjitha ngjarjet botërore, tregu i
paqëndrueshëm, pasiguria, kanë bërë të vetën. Por ajo që na gëzon , është fakti se
këtë vit vërejmë se ekonomia qarkulluese po afrohet më shumë me sipërmarrësit
nga RMV dhe se në fund kemi pasur ide shumë solide (cilësi kundrejt sasisë). Nga
mbeturinat te produkti është një koncept magjepsës që duhet dëgjuar dhe
mbështetur në shoqëri , nëse duam të jemi në krah të transformimeve ekonomike
dhe nëse duam të lehtësojmë rrugën tonë përpara. Kolaps ekologjik = kolaps
social, ne e kemi të njohur ekuacionin, e tani, na mbetet si detyrë që së bashku të
vendosim se si të krijojmë dhe mbështesim një ekonomi të mirë për njeriun dhe
natyrën”, tha Irina Janevska nga ARNO.
“PELI është një ide e gjelbër e fokusuar në mbetjet e pelenave, e që ka tre
segmente: Rritja e përgjegjësisë sociale për një mjedis më të pastër përmes
blogjeve dhe fushatave edukative. Inkurajimi I prindërve që të selektojnë që në
start mbetjet e pelenave të cilat aktualisht përfundojnë nëpër deponi dhe të
zvogëlojnë presionin për përdorimin e burimeve të reja. Zbatimi dhe zhvillimi i
ekonomisë rrethore përmes zhvillimit të teknologjisë për ripërdorimin e mbetjeve
dhe marrjes së një produkti të ri eko” thotë Jana Angelovska, fituese në kategorinë
e ideve embrionale me idenë “Peli”.
“Ideja jonë është të shfrytëzojmë potencialin e madh të insekteve për të mirën e
popullatës globale dhe të kontribuojmë në sfidën e proteinave 2040, për të
përmbushur nevojat për proteina në një mënyrë që të jetë e arritshme, e
shëndetshme dhe miqësore me mjedisin. Mënyra se si i ushqejmë kafshët duhet të
ndryshojë në mënyrë dramatike. Në idenë tonë, mbetjet e biodegradueshme
përdoren si lëndë e parë për të ushqyer larvat e mizave. Vetë prodhimi nuk kërkon
një sasi të madhe energjie, nënprodukti është pleh organik dhe ne nuk prodhojmë
mbetje. Me gjithë këto parametra, ne fillojmë një biznes të ri dhe me besim
pohojmë se jemi 100% të gjelbër”, thotë Aleksandar Karaviloski (Ve Dog Food-
Prilep), fitues në kategorinë e ideve të gjelbra me idenë “Dhoma e pilotimit të
insekteve”
“Ideja jonë konsiston në mbledhjen e mbeturinave të letrës nga të gjithë ndotësit
kryesorë (qendra tregëtare, supermarkete) dhe shndërrimin e saj në material të
qëndrueshëm: material zdrukthtarie dhe një material të dytë – lëkurë artificiale. Nga
këto material, ne planifikojmë të prodhojmë produkte me qëndrueshmëri të lartë
estetike për konsum masiv, por edhe për të shitur repro-materiale.
Marrja e mirnjohjes , pra radhitja mes tre ideve të para, më dha gëzimin të marr
përgjegjësinë për të justifikuar besimin e ekipit dhe bashkëpunëtorëve të ARNO-s,
por edhe të luftoj që kjo ide të fitojë njohje dhe pranim ndërkombëtar, me qëllim që
jehona e gjelbër të përhapet sa më shumë dhe të ndryshojëi pozitivisht jetën e sa
më shumë njerëzve” , thotë Goce Stevanovski, fitues në kategorinë e ideve
embrionale me idenë “Nga ndotësi në zbukurues”.
Në kornizë
“Idetë e gjelbra ” është një konkurs i përvitshëm, që mbështet zhvillimin e ideve
të biznesit të vogël, lokal dhe të qëndrueshëm në vendin tonë dhe në Shqipëri,
Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Greqi dhe mbahet që nga viti
2012. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili vend konkurrojnë në një garë rajonale.
Katër përfaqësuesit që fitojnë konkursin rajonal, marrin 5,000 ose 10,000 dollarë
secili për të zbatuar idetë e tyre në vendet e tyre.
Shoqata për Inovacione Sociale, “ARNO”, për të tetin vit radhazi, administron
konkursin kombëtar “Idetë e gjelbra” dhe është krenare që deri tani vendi ka
fitues rajonalë dhe një investim total prej 75 mijë dollarësh për zhvillimin e
bizneseve të gjelbra në vendin tonë: Kooperativa e parë e konsumatorëve
organikë “Toka jonë i mirë” (2015), iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra
që janë kthyer në një biznes të vogël të drejtuar nga arkitektja Marta Mojsova –
“SPIN” (2016), platforma për shitjen e ushqimeve të lira, “Food for All” (viti
2017), edukim përmes eko-mesazheve iluzioniste “Green Magic Production”
(2017), “Bio Smart Rice” prodhimi i orizit në mënyrë të qëndrueshme (2019),
aplikacioni celular “Challenger” që shpërblen qytetarët për të gjitha kilometrat e
gjelbra të shpenzuara në këmbë (2019), “Weiss aditive” që prodhon aditiv
ushqimor me përpunim të kominit (2020) dhe ideja fituese e vitit të kaluar “O-
circle” (2021) që prodhon vajra esencialë ekologjikë dhe pije freskuese nga
lëvozhga e portokallit.








