Shkruan: Naser Pajaziti Mirëmëngjesi nga “unë shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur” , kështu e përshëndeta një shitës maqedonas, me të cilin njihem moti. “Ma pa me habi se çfarë është kjo, por ja ktheva se jam i nxitur nga thirrjet e mbrëmshme të disa grupeve të tifozëve të komunitetit tuaj që gjatëve festimeve të fitores së Maqedonisë së Veriut ndaj Italisë lëshonin brimtat ndjellakeqe “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” dhe fyerjet e tjera përtej çdo emërtimi, racist, albanofob, fashist… Këto thirrje nuk kanë të ndalur rrugëve, shesheve, tribunave, e së fundi edhe në rrjete sociale. Këto grupe të…
Author: Hamdi Kumanova
Në vitin 2021 në vend ishin aktive 72.922 subjekte afariste që është ulje për 0,2 për qind lidhur me vitin 2020. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se për 2,6 për qind është ulur numri i subjekteve afariste në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit, ndërsa rritja më e madhe prej 13,6 për qind ka në sektorin Furnizimi me energjinë elektrike, gazin, avullin dhe klimatizimin. Sipas numrit të të punësuarve, pjesëmarrje më të madhe prej 82 për qind kanë subjektet afariste me 1 deri në 9 të punësuar pas çka vijojnë subjektet afariste pa të punësuar ose subjekte…
Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani ka marrë pjesë në një event të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë, e me këtë rast me fjalë rasti është shprehur se Bizneset e Diasporës kanë shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. “Ishte kënaqësi pjesëmarrja në aktivitetin e djeshëm në Tiranë, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Në këtë takim me temë, “Tryeza e Partnerëve” – Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe, u diskutua mbi aspekte të ndryshme nga sfera e ekonomisë ndërsa në…
NTQ Shkuo informon se është djegur një autobus në lëvizje, duke konfirmuar se nuk ka të lënduar. Sot, disa minuta pas mesdite, në autobusin dy katësh Jugtong, linja numër 57 ka shpërthyer zjarr, ku për fat të mirë nuk ka udhëtarë të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Nerez, në stacionin e fundit të tij dhe nuk ka pasur udhëtarë. Kontrolli i brendshëm i NTQ doli në terren dhe prej dëshmitarëve ocular dhe vozitësit u konstatua se zjarri u shkaktua nga ana e prapme tek motori. Rasti është paraqitur në polici.
Është e vërtetë që çdo gjë mund të shtyhet, por kujdesi për talentin nuk mundet. Kur them kujdes, kam parasysh edhe atë institucionalen, por gjithashtu kam parasysh edhe atë nga familja, mjedisi më i gjerë dhe shoqëria, dhe më e rëndësishmja është vullneti personal për ngritjen, vetëbesimin dhe qëndrueshmëria e të talentuarve ose fëmijëve me dhunti . Sepse, besoj se të gjithë kemi qenë dëshmitarë të situatave ku njerëzit që i posedojnë,i injorojnë talentët e tyre dhe në vend që të udhëzohen në atë që dinë më mirë, zgjedhin të fokusohen në diçka krejtësisht tjetër. Këtë e tha ministri i…
Invazioni rus mbi Ukrainën është konfrontimi më i madh ushtarak pas Luftës së Dytë Botërore dhe është posaçërisht i rrezikshëm, sepse u ashpërsuan marrëdhëniet midis fuqive nukleare, thotë në një intervitë për „Vërtetëmatësin” Denko Maleski, profesor dhe ministri i parë për punë të jashtme në Maqedoninë e pavarur. Sipas tij, ndaj dezinformatave lidhur me këtë invazion duhet të reagohet me informacione të mira, të bazuara që i sqarojnë arsyet e konfliktit dhe ato elemente të konfliktit që janë të papranueshme, shkruan Vërtetmatësi. Shkruan: Simona Atanasova Si e shihni krizën aktuale dhe invazionin rus mbi Ukrainën? Si do të zhvillohet situata, a jemi në…
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri. “Parakushtet janë përmbushur dhe sot do të ketë vendim zë ri i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 më 26.03.2022”, thonë nga KRrE. Komisioni Rregullator i Energjetikës mbrëmjen e djeshme ka marrë vendim që çmimi i benzinës, vajit ekstra të lehtë dhe naftës të rritet për 3 denarë. Çmimet aktuale të derivateve…
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut pas mbledhjes së sotme njofton se Muaji i Ramazanit fillon më 02.04.2022, që do të thotë se dita e shtunë do të jetë dita e parë e agjërimit të Muajit të Ramazanit, përcjell TV21. Nga BFI thonë se kanë mobilizuar strukturën organizuese për aktivitete shtesë gjatë këtij muaji, ndërkaq theksojnë se çmimet e sadekatul fitrit mbeten të njëjta dhe për shkak të transparencës, do të publikohen në web faqen e BFI-së. “Dhënia e Sadekatul fitrit është obligative të jepen ekskluzivisht në fondin e Medreseve dhe në këtë vit me qëllim të transparencës…
Një banor i një fshati të Kumanovës dhe një tjetër nga një fshat i Kratovës si dhe një kumanovar janë përleshur sot në një objekt hotelierik në lagjen “Pero Çiço”, në Kumanovë, njoftoi policia. “Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në ora 03:15 minuta në SPB-Kumanovë është denoncuar se në një objekt hotelierik në lagjen Pero Çiço ka ndodhur një përleshje mes D.S. 22 vjeç nga fshati lopat, I.D. nga fshati Tërnovac të Kratovës dhe M.M. 30 vjeçar nga Kumanova”, njoftojnë nga MPB-ja. Policia ka dal në vendngjarje dhe ka ndërmarr të gjitha hapat për zbardhjen e plotë të…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës me afaristët në Strumicë tha se Qeveria së shpejti do të merrr vendim për heqjen e tarifave doganore dhe kuatave për lëndët e para, përcjell TV21. Bytyqi theksoi se ekzekutivi tashmë ka një listë të produkteve, por që e njëjta do të përditësohet. “Tashmë po bëjmë analiza të detajuara për heqjen e tarifave doganore dhe të kuotave që të sigurojmë substitut për lëndët e para. Sot pikërisht për këtë do të bisedojmë, se cilat janë ato produkte në të cilat të intervenojmë. Ne tashmë kemi një listë, por e shihni që nuk…
Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën midis të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë përpara që do të thotë se në vend dy, ora do të jetë tre. Llogaritja verore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të muajit mars dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit të tetorit, kur sërish fillon llogaritja dimërore e kohës. Sivjet llogaritja verore e kohës do të zgjatë deri më 30 tetor në ora 03:00 pas mesnate.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë qëndrimit në Bruksel për samitin e NATO-s kushtuar Ukrainës, ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar me bashkëbiseduesit e BE-së, ku rruga e Maqedonisë mbetet ende e bllokuar për shkak të kontestit bilateral me Bullgarinë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli. Kovaçevski me këtë rast paralajmëroi se çdo vonesë do të rriste skepticizmin në vend dhe do të linte hapësirë për aktorët e afërt me regjimin e Putinit.

