Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalët hyrëse në Forumin e Ekonomisë dhe Financave në Shkup (SEFF) tha se për zhvillim ekonomik të rajonit është i domosdoshëm edhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kovaçevski theksoi se përveç çështjes ekonomike, anëtarësimi në BE me zhvillimet e fundit në Ukrainë, është edhe çështje e sigurisë. “Lufta në Ukrainë në mënyrën më tragjike të mundshme tregoi se çështja e zgjerimit të BE-së po bëhet çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian. BE është partneri i joni kryesor në tregti dhe shumica e investimeve direkte vijnë nga Evropa dhe nga kontinenti…
Author: Hamdi Kumanova
Në Maqedoninë e Veriut afati për disa nga masat kundër krizës përfundon të mërkurën, pas së cilës pritet rritje shtesë e çmimit të produkteve ushqimore bazë. Sipas informacioneve të Sitel, vaji për gatim pritet të shtrenjtohet për 7 denarë, kurse buka për 2 denarë. Qumështi do të shtrenjtohet së paku 3 denarë, ndërsa një pako vezë dhe një kilogram oriz do të shtrenjtohen së paku për 5 denarë.
Sot (30-maj) në ora 09:30 në SPB Tetovë është raportuar për zjarr në një depo për deponimin e produkteve të një fabrike në Tetovë, që gjendet në mes të rrugëve “Iliria” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë, përcjellë KlanMacedonia. Sipas raportit fillestar nuk ka persona të lënduar, kurse ekipet nga Njësiti teritorial kundër zjarrit arin masa për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit. Shërbimet e SPB Tetovë tani më janë në vendin e ngjarjes dhe marin masa adekuate. SPB Tetovë apelon qytetarët që ti përmbahen daljes së panevojshme, kalimit ose qëndrimit në vendin e zjarrit dhe përreth, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.…
VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do të dorëzojnë interpelancën për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk. “Që kur Xhaferi është zgjedhur kryetar i Kuvendit, gjithnjë e më shumë jemi dëshmitarë të skandaleve në punën e tij. I fundit në seri ishte skandali kur deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritja e i Maqedonisë” u mbyllën në sallën ku mbahej seanca plenare. Në tempullin e demokracisë, në Kuvendin e Maqedonisë, deputetëve të opozitës iu mohua e drejta e garantuar për liri dhe lëvizje”, tha dje Dafina Stojanoska. Sipas Stojanoskës, Xhaferi edhe më herët ka vepruar në mënyrë të pa…
Ish zv.kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, lidhur me ngjarjet e fundit aktuale lidhur me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, ka deklaruar se Shkupi e gënjen veten nëse dëshiron t’i bëjë presion Bullgarisë përmes faktorit ndërkombëtar. Sipas tij, Bullgaria nuk do të bie në gju pavarësisht presionit nga faktori ndërkombëtar ndërsa sjellja e Maqedonisë është sikurse Bullgaria të ishte kandidat për në BE e jo ata. “Shkupi, si duket nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjen. Konsideron se, duke patur parasysh mbështetjen nga disa faktorë ndërkombëtarë, Bullgaria detyrohet të bie në gju. Shihni reagimet e politikanëve nga Shkupi. Ata sillen sikurse ne të…
Zjarri që shpërtheu para pak çastesh në ish fabrikën e Monopolit në Tetovë rrezikon edhe objektet për rreth fabrikës. Në vendngjarje krahas ekipit të zjarrfikësve kanë dal në ndihmë edhe disa kompani private dhe po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Për momentin nuk raportohet për viktima në njerëz./Alsat.mk
Nga viti i kaluar për regjistrimin e filloristëve në klasë të parë, përpos kontrolleve shëndetësore dhe stomatologjike, duhet të bëhet edhe kontrolli i syve. Përkundër aludimeve në opinion se nga këto kontrolle po vërehet rritje e numrit të fëmijëve që kanë probleme me shikimin, oftalmologu Bekim Tateshi hedh poshtë këto pretendime, ndërsa theksoi se sa e rëndësishme është kjo masë për detektimin e hershëm të problemeve të syve tek fëmijët. “Është e vërtetë se para regjistrimit të fëmijëve kemi një tollovi nëpër ambulanca, dhe prej atij skriningu ne i veçojmë fëmijët të cilët kanë problem dhe ata fëmijë pastaj trajtohen…
Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 18.580 lindje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 28.816 persona . të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave tregojnë se shtesa negative natyrore është minus 10 236. Pandemia ndikoi negativisht në numrin e vdekjeve vitin e kaluar, njësoj si në vitin 2020, kur humbën jetën 25 775 persona. Trendi negativ vazhdon edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Entit shtetëror të statistikave tregojnë se numri i të vdekurve në tremujorin e parë të vitit është dyfish më i lartë se numri i të lindurve. Në tremujorin e parë të këtij…
Nè njè zonè parkímí pranè gjykatès penale nè Shkup, njè burrè nga Shkupí ka sulmuar fízíkísht ísh-bashkèshorten e tíj menjèherè pasí íshte gjykuar pèr dhunè nè famílje. “Ndaj tíj ka èshtè ínícíuar procedurè e re pèr shkaktím tè lèndímeve trupore, shtrèngím dhe mosekzekutím tè vendímít gjyqèsor”, njoftojnè nga Prokuroría. Pavarèsísht se me vendím tè mèparshèm tè formès sè prerè atíj í íshte caktuar masa e ndalímít tè afrímít ndaj ísh-bashkèshortes, aí e ka pèrndjekur atè nè njè zonè parkíngu afèr gjykatès, ka fílluar ta tèrheq nga krahèt, e ka kapur pèr qafe dhe ka fílluar ta shtrèngoj pèr tè ía…
Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani ka marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës që i zhvilloi punimet në Prishtinë. Me këtë rast, Destani ka mbajtur edhe fjalë përshëndetëse para të pranishmëve. Dje pata kënaqësinë të marr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës që i zhvilloi punimet në Prishtinë. Pjesëmarrja e më se 360 kompanive si dhe prezenca e Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarëve të shumë komunave të vendit, drejtoreshës së misionit të USAID në Kosovë, organizatës Germin, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave të ndryshme e bëjnë këtë Forum të jetë i nivelit të lartë si…
Njoftimi i MPB-së: Më datë 27 Maj 2022 rreth orës 09.00 në një lokal bastesh sportive, 17-vjeçari nën kërcënim me armë të plastikës i ka marrë para punonjëses dhe po atë ditë ka kryer një grabitje në mënyrë identike në një lokal tjetër bastesh sportive. Të njëjtën vepër 17-vjeçari e ka kryer më datë 26 Maj 2022 në një bastore sportive në zonën e Karposhit, më datë 23 Maj 2022 në një lokal bastesh në zonën e Aerodromit, më datë 17 Maj 2022 në zonën e Kisella Vodës, më 06 Maj 2022 dhe më 30 Prill 2022 në pikat e…
“Gjithnjë e më shumë fëmijët e moshës parashkollore në ditët e sotme kanë probleme artikuluese, gjegjësisht shqiptim jo korrekt të zërave, lexim jo korrekt, probleme në përvetësimin e veprimeve matematikore, probleme me shkrimin e të ngjashme. Kjo për shkak të përdorimit të tepruar të pajisjeve teknologjike dhe komunikimit të pamjaftueshëm me fëmijët”, thotë logopedja Elena Tashkova. Sipas saj, nga 70 fëmijë të një gjenerate, shembull, 30% kanë probleme artikuluese. “Fillimisht dua të theksoj se ka fëmijë që kanë zhvillim të ngadaltë të të folurit dhe fatkeqësisht mund të konstatojmë se sot po rritet numri i fëmijëve që kanë zhvillim të…

