Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme ka ndaluar një të mitur nga Shkupi pasi i njëjti dyshohet për grabitje, përcjell TV21. I mituri 17-vjeç nga fshati Zelenikovë i Shkupit në disa raste me pistoletë të plastikës ka grabitur bastore sportive në rajonin e Shkupit. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe gjatë një bisede zyrtare në prani të prindit, avokatit dhe inspektorit të të miturve ka pranuar se kishte kryer edhe dhjetë vepra penale. “Më datë 27.05.2022 rreth orës 09.00 në një lokal bastesh sportive, 17-vjeçari me kërcënim me armë të plastikës i ka…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajin prill 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta për 0,3% në baza mujore dhe për 21,4% në bazë vjetore. Në muajin prill, krahasuar me muajin mars, çmimet e prodhimit të produkteve industriale rezultuan më të larta në grupet Mallra kapitale me 0.5%, Produkte të ndërmjetme përveç energjisë me 5.8%, mallra të konsumit jo të qëndrueshme me 1.6% dhe mallra të konsumit afatgjatë me 0.8%. Në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së produkteve…

Lexo më Shumë

Të hënën pesë autobusë të Ndërmarrjes Publike Tetova Transport, sërish do të shihen në rrugët e qytetit të Tetovës. Me këtë, pas një ndërprerje disamujore transporti publik sërish do të jetë funksional. Kjo është bërë e ditur nga Rafiz Medija drejtor i ndërmarrjes publike Tetova Transport. “Në bazë të gjitha gjasave transporti publik në qytetin tonë do të futet në funksion me 30 maj, pra të hënën e ardhshme, ngase tani më janë tejkaluar të gjitha barrierat dhe pengesat e natyrës formalo-juridike dhe operative që pengonin në efikasitetin e ushtrimit të veprimtarisë sonë”, deklaroi drejtori Rafiz Medija. Është bërë e…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i vendit, Branko Cërvenkovski, në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”, i dha mbështetje të fortë iniciativës “Ballkani i hapur”. Ai iniciativën e quajti si një opsion në kërkim të rrugës për dalje nga bllokimi i integrimeve evropiane në bashkëpunimin rajonal. “Kotësia duhet lënë mënjanë. Nuk ka rëndësi se me cilën dhe me iniciativën e kujt do të realizohet bashkëpunimi rajonal, përmes procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur. Personalisht, simpatia ime është për Ballkanin e Hapur, sepse e shoh si një projekt të qëndrueshëm,” tha Cërvenkovski.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka premtuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të arrijnë më shpejtë në kufirin me Shqipërinë me përmirësimin e kushteve në rrugën Izvor – Garski Most. “Me rrugën Izvor – Garski Most e lidhim Kërçovën dhe Dibrën me kufirin e Shqipërisë për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Rruga ka rëndësi të veçantë për rajonin, për zhvillimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e kushteve për jetën e qytetarëve. Ky është fokusi jonë parësor.”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar edhe shkurtimin e rrugës ndërmjet Kërçovës dhe Dibrës. Kjo rrugë e gjatë 19 kilometra…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme dje (27.05.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 26 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. 11 masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nëntë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, gjashtë sanksione për shofer fillestar… Vazhdojnë kontrollet e aksionit të intensifikuar. Apelojmë tek qytetarët që të…

Lexo më Shumë

Shefja e kabinetit politik të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, Lena Borislavova, pas këshillit të jashtëzakonshëm të koalicionit të mbrëmshëm ku u diskutua për marrëdhëniet me Maqedoninë, tha se pjesëmarrësit ranë dakord se është më e rëndësishme që Bullgaria të ketë një konsensus të gjerë për këtë çështje, gjë që konfirmoi qëndrimin e të gjithë qeverisë se kjo temë duhet të kalojë domosdoshmërisht nga Kuvendin kombëtar. Sipas korrespondentit të Agjencionit Informativ të Maqedonisë, Borislavova tha se diplomatët në Ministrinë e Jashtme bullgare do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive dhe të përpiqen të mbrojnë interesin bullgar. Takimi në ndërtesën e…

Lexo më Shumë

“Politika energjetike e LSDM-së dhe BDI-së është e barabartë me një katastrofë energjetike, për shkak të kësaj katastrofe pason një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në një komunikatë të mëngjesit të sotëm nga VMRO-DPMNE opozitare. Partia komenton se reduktimi i prodhimit vendas të energjisë elektrike është rekord i ulët në vitet e fundit dhe është arsyeja e faturave të mëdha të energjisë elektrike të qytetarëve, komunave dhe ekonomisë. VMRO-DPMNE paralajmëroi se “menaxhimi katastrofik i krizës energjetike do të sjellë fatura edhe më të larta që do t’i paguajnë qytetarët në periudhën e ardhshme”. “Qeveria e LSDM-së…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e motit me lagështi, gjatë fundjavës e shtunë – e dielë, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm. Meteorologët parashohin reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Në vende të caktuara procesi i prishjes së motit do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, që pritet të zgjasin për një kohë të shkurtër por me një sasi më e madhe, erëra të forta mbi 70 km/h dhe breshër. Temperatura ditore do të ulet me disa gradë. Mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, do të…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e parë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4009 lindje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku numri i tyre është rritur për 2,9%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 7427 persona, prej tyre 12 foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Shtesa natyrore është -3 418, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve. Në këtë tremujor janë lidhur 2468 martesa…

Lexo më Shumë

Nuk ka asgjë të re në temën e Maqedonisë që mund të ndryshojë qëndrimin aktual të Partisë Socialiste Bullgare, tha sot koordinatori i Grupit Parlamentar të Socialistëve në Kuvendin e Bullgarisë, Georgi Svilenski. Ai theksoi se e vetmja gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e PSB-së është zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë nga viti 2017, gjë që, sipas tij, në këtë fazë nuk është kështu. Sipas Svilenskit, mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për marrëdhëniet me vendin është një ide e mirë dhe nuk ka asnjë problem në mbajtjen e saj, sepse sa më shumë…

Lexo më Shumë

Në takimin që kishte kryetari z. Bexheti me rektorin prof. D-r Ace Milenkovski si dhe përfaqësues tjerë pranë UTMSH nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi me të cilin u dakorduan që bashkëpunimi të zhvillohet në disa sfera edhe atë: • Partneritet në aplikimin e projekteve që janë me interes të përbashkët, • Realizim i praktikumit për studentë, • Organizim i eventeve me interes të përbashkët, • Përmirësim i kapaciteteve të të punësuarve në komunën me realizim të trajnimeve, punëtorive dhe seminareve, • Përkrahje e ekspertëve nga Universiteti për turizëm dhe menaxhment në Shkup në fushën e ndërtimit dhe krijimit të brendeve atraktive turistike…

Lexo më Shumë