“NDËRTESA DO JETË MË LARG XHAMISË” Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiut thotë se, ndërtesa kolektive pranë xhamisë në Çair është sipas të gjitha procedurave ligjore. Ai në një deklaratë për Klan M tha se, kjo ndërtesë ka qenë e parashikuar në planin detal urbanistik dhe është e paraparë edhe në planin e ri. Sipas tij, kanë kaluar të gjitha procedurat dhe sot është bërë edhe pagesa e komunaleve në Qytetin e Shkupit, raporton KlanMacedonia. “Sot është bërë edhe pagesa, pas përllogaritjes është bërë edhe pagesa në Qytet të Shkupit, pritet edhe në komunën tonë të bëhet edhe leja…
Author: Hamdi Kumanova
Me “Ballkanin e Hapur” heqim lejet e punës dhe njohim diplomat, ka shkruar në Facebook sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitrar Kovaçevski. “Barrierat po bien dhe ne po lidhemi më shpejt. Sot në mëngjes bashkë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama biseduam për përshpejtimin e zbatimit të projekteve brenda Ballkanit të Hapur. Në samitin e Ohrit më 7 dhe 8 qershor fokusi do të jetë te turizmi dhe kultura”, njofton Kovaçevski.
Kryetari i opozitës maqedonase Hristjan Mickoski, hodhi akuza të forta kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në lidhje me incidentet e fundit që po ndodhin në Kuvend. Ai e akuzoi Xhaferrin se po nxit qëllimisht me veprimet e tij të pahishme. Ai bile i quajti sjelljet e Xhaferit si primitivizëm kundrejt qytetarëve. “Fatkeqësisht, folësi (Talat Xhaferi) është plot primitivizëm dhe kjo duket vërtet frustruese për të gjithë qytetarët. Jo për ne që na vjen turp për ato veprime të pahijshme që jemi marrë me politikë, por të gjithë qytetarët. Këtu, pyesni njerëzit këtu dhe kudo. Ai primitivizëm është vërtet i…
Rritja e pagave të profesorëve universitarë është planifikuar në buxhetin e shtatorit, dhe qëndron në ribalancin e buxhetit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas shënimit të 65 vjetorit të vënies në punë të hidrosistemit “Vrutok”. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Kovaçevski tha se e ka parë letrën që e kanë dërguar nga profesorët universitar dhe shtoi se kontaktojnë sepse edhe ai është profesor universitar. “Është e vërtetë që pagat në të gjithë sektorin e arsimit duhet të rriten dhe po të shikohet buxheti po rritet vit pas viti në raport me pagat në arsimin e lartë, por edhe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se nuk është zotuar për një datë të caktuar për negociata, sepse fillimi i negociatave me BE-në nuk varet nga Qeveria, por nga zgjidhja e kontestit të hapur me Bullgarinë dhe vendimin e 27 anëtarëve të BE-së. “Edhe në ekspozen për formimin e kësaj Qeverie, në asnjë moment nuk jam lidhur me datën e fillimit të negociatave, sepse ajo datë nuk varet nga ne, por nga dy palët, sepse ne kemi një mosmarrëveshje të hapur me. Republika e Bullgarisë, e cila vuri veton për fillimin e negociatave. Dhe natyrisht varet nga vendimi i BE-së, pra…
Prokuroria Themelore Publik e Shkupit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër shtatë personave, dy për të cilët ekziston dyshim i bazuar se si bashkëpunëtor kanë kryer vepër penale – Mashtrim në shërbim nga neni 355 i Kodit Penal, derisa të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së veprës, njofton Portalb.mk. Prokuroria duke vlerësuar se ekziston rrezik për ndikim ndaj dëshmitarëve, ekspertëve, bashkëpunëtorëve, ka dorëzuar deri te gjykatësi paraprak propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për gjashtë persona, derisa për njërin është propozuar masë e kujdesit – ndalim të lëshimit të vendbanimit, obligim të paraqitet kohë pas…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se të hënën, më 30 maj, do të fillojë pagesa në etapa e pensioneve të majit, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. Nga Ministria informojnë se pensione më të lartë për 1.000 denarë do të marrin më shumë se 330 mijë pensionistë me pagesën e pensionit të majit përmes ndihmës financiare të kontraktuar të drejtpërdrejtë për tre muaj. Siç theksohet në kumtesë, ngritja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit – për pensione deri…
Ribalanci i buxhetit është përgjigje ndaj krizës, por nevojitet konsolidim më i madh i shpenzimeve aktuale që të mos ndikojë në favor të inflacionit, vlerëson Finance Think dhe apelon nevojën për mjete në këtë buxhet të rreth 900 milionë euro, nga të cilat rreth 700 milionë euro deficit aktual, të përballohen kryesisht nga burime të huaja, për t’i dhënë mbështetje më të madhe rezervave valutore, kryesisht nga kreditorët koncesionar. Sipas Finance Think, parashikimet makroekonomike të rishikuara në ribalancin, 3.2 për qind rritje e BPV-së për vitin 2022 dhe 7.2 për qind rritje e kostos së jetesës, janë optimiste. “Norma e…
Me kërkesë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, sonte në Sofje do të mbahet Këshilli i jashtëzakonshëm i Koalicionit, në të cilin katër partnerët në qeveri do të diskutojnë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Në takim pritet të diskutohen kërkesat e Bullgarisë Demokratike (DB) dhe Partisë Socialiste Bullgare (BSP) për paraqitjen e një programi qeverisës në Kabinet, me masa dhe afate të përcaktuara qartë për zbatimin e tyre, por tema kryesore do të jetë RMV. Siç informojnë mediat fqinje, kryeministri Petkov pritet t’u shpjegojë partnerëve të tij se përse ka kërkuar nga presidenti Rumen Radev që të mbledhë Këshillin Konsultativ…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në vitin 2021, në shkollat e larta profesionale dhe fakultete në Maqedoninë e Veriut kanë diplomuar gjithsej 7.753 studentë, që është një rritje prej 12.2 për qind krahasuar me vitin 2020. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 6.528 ose 84.2 për qind kanë qenë studentë të rregullt dhe 1.225 ose 15.8 për qind e studentëve kanë qenë jo të rregullt. Nga të diplomuarit, 58.8 për qind janë studente femra. Në afat të caktuar kanë diplomuar 28 për qind e numrit të përgjithshëm të studentëve, ndërsa 72 për qind pas afatit…
Enti Shtetëror i Auditimit (EShA) ka publikuar sot në faqen e tij të internetit raportet e auditimit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ESHA njofton se për raportin e auditimit të Kuvendit, llogaria buxhetore e donacionit – Programi për Mbështetjen e Kuvendit (785-60) ka shprehur një opinion të parezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Theksojnë se nuk ka pasur vërejtje për Draft Raportin e Auditorit të Miratuar Shtetëror. Për raportin e auditimit të Kuvendit, llogarinë e buxhetit bazë (637), është konstatuar se Kuvendi nuk ka akt…
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksionet për shkelje të kryera nga këmbësorët. Janë shqiptuar 16 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, pesë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntë masa për mosdhënie përparësie të këmbësorëve, gjashtë sanksione për drejtues fillestar.

