Udhëheqësit shtetëror në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas fitores së Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ndaj asaj të Italisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”. Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka shkruar se kjo fitore është rezultat i punës dhe mundit, por mbi të gjitha i dashurisë për fanellën e përfaqësueses, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Një fitore e pabesueshme që është rezultat i shumë punës dhe mundit, por mbi të gjitha dashurisë për fanellën e kombëtares. Urime trajnerit Milevski dhe gjithë skuadrës, nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbrëmje”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski. Ndërsa presidenti Stevo Pendarovski,…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori i bujqësisë në Maqedoninë e Veriut tashmë po i ndien goditjet nga lufta në Ukrainë. Bujqit ankohen se lakra e bardhë, e cila vilet në sezonin e pranverës, u ka mbetur pa shituar, pasi më shumë se një e treta prodhimit të saj me vite është importuar në tregun e Ukrainës. Ky treg për Maqedoninë e Veriut është i rëndësishëm edhe për eksportin e pjeshkave, mollëve, trangujve si dhe nektarinës. Bllazho Vitanov, që punon në një kompani që importonte lakër në Ukrainë, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë anuluar të gjitha porositë për këtë prodhim bujqësor. “Nuk…
Ministria e Brendshme të Brendshme informon se dje (24.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 40 sanksione për drejtim të autmjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit. “Janë shqiptuar tri gjoba për përdorimin e celularit, katër masa për kalim sinjalistik të mbyllur – në semafor të kuq, 12 sanksione për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”. “Kontrollet…
Këshilli ekonomiko-social sot mbajti mbledhje me të cilën kryesonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e këtij organi. Në mbledhje e cila ishte me një përbërje më të gjerë morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, ministrat e Financave, Arsimit dhe Shkencës dhe Shoqërisë Informatike, Besimi, Shaqiri, Aliti, përfaqësuesit e sindikatave dhe Organizatës së Punëdhënësve, përfaqësues dhe jo përfaqësues. Në mbledhjen e sotme u hap diskutimi për kërkesën e SASHK-ut në lidhje me harmonizimin e pagave të tjera në arsim dhe Sindikatën e AOJSH-së për të punësuarit në administratë…
Tashmë mësuam se OBRM-PDUKM-ja është ajo që u fsheh dhe hipokrizia e tyre është shfaqur jo vetëm tani por edhe me shumë zgjidhje të tjera ligjore, lidhur me këtë zgjidhje të propozuar ligjore për një njësi zgjedhore, akuzon Snezhana Kaleska-Vançeva, deputete e LSDM-së. Sipas saj, ky është një angazhim programor i LSDM-së që nga viti 2016 dhe i njëjti është përkthyer në program nga viti 2020. “Ne kemi pasur tentativë për të hapur një diskutim për një njësinë zgjedhore, por më pas OBRM-PDUKM e ka bllokuar dhe është mirë që tani kanë ndërruar mendje dhe kemi konsensus si partitë më…
Refugjatët e parë nga Ukraina kanë arritur në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për 15 persona, të cilët janë vendosur në Ohër dhe Strugë pas një rrugëtimi të gjatë që kanë bërë për të ikur nga, siç thonë, tmerret e luftës që kanë përfshirë Ukrainën nga agresioni rus, raporton REL. Në mesin e tyre janë edhe bashkëshortët Vladimir dhe Marija Orovska, me gjashtë fëmijët e tyre, një prej të cilëve është dy muajsh. Ata kanë ikur nga qyteti Zaporozhye në Ukrainën Juglindore, ku sipas Vladimirit ka pasur luftime të ashpra. “Kemi vuajtur shumë, andaj edhe nuk mundëm të qëndrojmë më…
Është e qartë se ne duam të shohim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer. “I mirëpresim përpjekjet e Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe që kjo të ndodhë shpejt dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë me këto përpjekje. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur ose gjatë presidencës franceze”, tha sot ambasadori i BE-së, David Geer pas fjalimit në një konferencë të BE-së për komunat.
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njoftoi se përfunduan kontrollet në terren në “KAM” dhe asnjë market nuk është mbyllur, deri në këtë moment nuk është shqiptuar asgjë gjobë ndaj këtij tatimpaguesi. “Obligim ligjor i DAP-it është mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe shtetit. Në këtë drejtim, pas raportimit të qytetarëve dhe institucioneve, DAP filloi me kontroll të jashtëm, konform ligjit për inspektimin e gjendjes së mallrave tregtar në depo dhe dyqane, me qëllim të konstatimit të gjendjes aktuale dhe krahasimit me evidencën e kontabilitetin. Me kontrollin fillestar dhe paraprak në terren, inspektorët konstatuan se një pjesë e objekteve të…
“Një ditë të zakonshme ndizni makinën tuaj për në punë dhe dëgjoni një zhurmë të madhe. Kjo për shkak se u kanë vjedhur pajisjen e quajtur katalizator, pajisje e cila filtron gazrat e ndotur që dalin nga makina juaj. Nga MPB thonë se kanë pasur aksione në më shumë qytetet të vendit për të ndaluar këtë fenomen. Ndërsa ekspertët tregojnë arsyen se pse hajdutët vjedhin pikërisht këtë pajisje”. Ministria e Punëve të Brendshme vetëm në Shtip ka arrestuar 8 persona që vidhnin katalizatorët e makinave për çështje përfitimi. “Pas masave të ndërmarra janë zbardhur katër vepra penale në rajonin e…
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.720 testime ku janë diagnostifikuar 319 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 59 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 258 pacientë të shëruar, gjithashtu është regjistruar vetëm një person që ka humbur jetën si pasojë e Kovid-19 Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë realizuar gjithsej 1.944.313 testime prej të cilëve 304.047 janë diagnostifikuar me Kovid-19, numri i personave të shëruar është 292.886, numri i pacientëve që kanë humbur…
Komisioni Rregullativ të Energjisë (KRRE) do të marrë një vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës gjatë ditës, i cili do të jetë i vlefshëm nga sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, parakushtet për marrjen e një vendimi të ri janë plotësuar.
Komisioni për Sëmundje Infektive informon se në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u diskutua për situatën aktuale epidemiologjike me qëllim intensifikimin e fushatës së vaksinimit kundër Covid-19, duke vendosur informacione të verifikuara shkencërisht në rrjetet sociale dhe mediat, me qëllim informimin dhe edukimin e duhur të publikut në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Nga KSI thonë se edhe pse situata është e qetë, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se virusi është i pranishëm dhe vaksinimi është mënyra më e sigurt për të parandaluar formën e rëndë të sëmundjes, shtrimin në spital dhe vdekjen. “Komisioni për Sëmundjet…

