AZIRI: JEMI MË TË MIRËT NË RAJON
Katër ansambet më të vjetra në Maqedoninë e Veriut ‘EMIN DURAKU’ – SHKUP, ‘XHELADIN ZEQIRI’ – TETOVË, ‘IBE PALIKUQI’ – SHKUP
‘BAJRAM SHABANI’ – KUMANOVË, shprehen të pakënaqur me mbështetjen financiare që marrin nga Ministria e Kulturës. Ata në Klan Debat janë shprehur se nuk e meritojnë të vlerësohen njëjtë sikurse shoqëritë tjera që janë formuar vitet e fundit, përcjellë KlanMacedonia.
”Neve na duhen mjete për t`u arritur ajo pjesë e cila punohet me shume njerëz me 50-60 persona, për vitin 2022 edhe pse u anuluan projektet tona arritëm që të marrim një pjesë të mjeteve.” – tha Dritan Ramadani, Bajram Shabani ‘Kumanovë’
”Definitivisht për ne ansamblet më të vjetra shteti dhe ministria e Kulturës nuk po bëjnë mjaftueshëmn për ne në krahasim me punën që e bëjmë 365 ditë. Ministria e Kulturë duhet të ketë kategorizim të punës që e veprojnë gjithë ato shoqata, duhet më shumë investime tek ansamblet dhe kultura shqiptare në Maqedoni” – deklaroi Fadil Zeneli, Emin Duraku ‘Shkup’
”Neve na dhemb fakti që shoqëritë më të vjetra jemi të vendosur në një kosh me të gjithë shoqëritë tjera të cilët janë formuar pes vitetet e fundit. Puna jonë nuk mund të matetet me shoqëritë tjera. Ne jemi vet historia në RMV. Pa mos u bër një kategorizim dhe shoqëritë të paguhen në bazë të vlerave do të ketë pakënaqësi” – tha Jeton Pustina
”Punohet shumë me të vërtet më fëmijët, asnjëri prej neve por edhe ato që punojnë nuk paguhen dhe gjithçka mirëmbajtja rryma nuk na financon askush” deklaroi Kenan Jahja, Ibe Palikuqi ‘Shkup’
Por, ndryshe mendojnë nga Ministria e Kulturës të cilët thonë se janë më të mirë në rajon sa e i përket mbështetjes financiare të projekteve.
”Ne si ministri e Kulturës kemi bërë një buxhet për ti mbajtur gjallë jo për t`i plotësuar aktivitetet plotësuese. Në krahasim me rajonin ne jemi shumë më mirë” – deklaroi Valmir Aziri, sekretar shtetëror.
Ministria e Kulturës për këtë vit Shoqërive Kulturore Artistike ju ka ndarë mjete vetëm për realizimin e dy projekteve. Nga Ministria e Kulturës premtuan se vitin e ardhshëm do të ketë kategorizime dhe konkurse në dy sektorë ku kanë më shumë benefite. /KlanMacedonia/



