SHQETËSIME PËR RRITJEN E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE USHQIMORE
Nga nesër buka, mielli, sheqeri, qumështi do të shiten me 5% TVSH, ashtu sic ishte para masave akti-krizë të Qeverisë ku TVSH-ja ishte ulur në 0%. Shfuqizimi I këtyre masave ka shkaktuar shqetësime për ngritjen e cmimeve të produkteve ushqimore, raporton Klanmacedonia.
Skadon masa qeveritare anti-krizë, ku gjatë periudhës tremujore ishin ulur cmimet e derivateve, akcizat dhe TVSH-ja.
Nga mesnata nëse nuk vazhdon kjo masë, cmimet e derivateve mund të pësojnë rritje dramatike. Qeveria ka paralajmëruar seancë por nuk dihet nëse kjo do të jetë tema për të cilën do të diskutojnë Ministrat.
Opozita propozon ndryshime ligjore me të cilët produktet ushqimore do të liroheshin nga TVSH-ja, kurse TVSH-ja për derivatet, deri në fund të vitit, të jetë 5%.
“Të miratohet urgjentisht ky ligj që do të parandalojë rritje shtesë të cmimeve të produkteve themelore të ushqimit dhe për këtë shkak kërkojmë nga deputetët e shumicës të punojnë në interes të qytetarëve e jo të elitës qeveritare” – tha Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE.
Parlamenti në Mars të këtij viti miratoi plotësimin e Ligjit për akcizat, ku u propozua që të llogaritet rritja shtesë e akcizës për derivatet e naftës varësisht nga lartësia e ngritjes së cmimit të tyre në bursat botërore.
Bëhet fjalë vetëm për njërën nga 26 masat për mbrojtjen e standardit jetësore dhe likuiditetit të kompanive. Uljet e cmimeve të derivateve të naftës dolën nga masa e uljes së shkallës së TVSH-së nga 18% në 10%.
Nga nesër skadon afati për “ngrirjen” e cmimeve për produktet bazë ushqimore dhe në kohë të krizës ekonomike paralajmërohet një valë e re shtrenjtimesh. Brenda natës mund të ketë ngritje cmimesh për bukën, sheqerin, miellin, vajin e ushqimit, qumështit, mishit, orizit dhe vezëve. /KlanMacedonia/



